Home / POEZI / Buqetë poezish nga Hazbie Brahimi
loading...

Buqetë poezish nga Hazbie Brahimi

Buqetë poezish nga Hazbie Brahimi

Bio,Profili i shkurtuar  : Hazbie Brahimi

HAZBIJE BRAHIMI,e lindur 14.12.1980. në fshatin Raskov komuna e Kastriotit ish obiliq.Jeton në Prishtinë,shkollen fillore Mbarovi në fshatin Raskov të mesmen në Prishtin,ekonomi kontabilitet, ka kryer kursin 3 vjeçar të informatikes,,e pëlqej muzikën.hobi i saj poezia,është nënë e një vajze të mrekullueshme, rrjedh nga një familje te pastër dhe shum bujare.

Buqetë poezish nga Hazbie Brahimi

Nuk ishte fat

S’qenka fat,
T’ më ngrohë prania jote.
Më mungon shumë…,
Por më shumë sonte.

Nuk je më si më parë
Përse ke ndryshuar,
Mos mëkat kam bërë
Që të kam dashuruar!?

Dashuria është mister pa fund
Bashkëjeton me xhelozinë
Do të të falja gjithçka,
Por s’mundem, të fal tradhtinë..

A thua Zot kam gabuar
Që zemrën ja kam dhuruar!?.

2-Të bëj lutje

U mundova të mbyll sytë,
Vetëm një moment,
Të shkëputem nga ëndrra,
Të kthehem në realitet.

U mundova të vij tek ti,
Në dorë ta vura zemrën
Trokita, trokita me shpresë
Por ti më mbylle derën!?

Dhe pse n’ atë rrugë s’duhej të vija
Zemra më tha: Fale dhe një herë!
Unë bëra atë që duhej bërë
S’kam faj pse s’u hap ajo derë!

“Kot trokite”-dëgjova një zë
Që mu duk se zëri i nënës
Ngrita kokën, pashë lart
Ishin rrezet dhe zëri i hënës…

Të bëj një lutje: mos më kërko!
Mor më kërko më në adresën e vjetër!
Të lutem prapë: Më harro!
Aty gjendet një emër tjetër.

DOLA NE BACE

Dola ne bace me shetit
Se pa Ty s’më shkon kjo dit
Mendja m’shkoj
të thërras në telefon
Por dhe dora s’më punon

Malli m’dogji mu ne zemër
S’po mund të harroj ate emer
Smund të harroj ty dashuri
se në zemër më ke hy.

Dielli rrezet i leshoj
Deg me deg
zogjt bukur kendojne
Fluturat mbi lule tu pushu
por shpirti im sësht rehatu

Kur të shof në rrug moj zane
Shpirtin mua pesh ma ben
shtati Jot si një selvi
M’bëre t’gjallë ne dhe me hy

Eja her moj burbuqe
Të ti puth buzet e kuqe
Sy laroshe si kur rrushe
eja eja moj belhollë
je e bukur si hyri
falma mu at dashuri…

KU JE BUKUROSHE

Ku je ti moj bukuroshe
pse me fshehesh
Qoshe m’qoshe
Dil njeher te shof me sy
Se spo mund te rrij pa ty
Oj konjush qafe gjate
Dua t’shof dite e nate
Te shof dil moj hyri
Se pa ty smuj te rrij
Flokt e gjata si flori
Vetullat tua gajtanli
sa her ti me del ne bace
Djemt e rije i dogje flake.
Dil hyri eja ne valle
Mos me ler te digjem me malle
Por me thuaj se me do.
Dashurin falma moj zane,
Gjitha njet kam per te dhen,

A TE KUJTOHEM

A thua te kujtohem valle
Apo m’ke len tek varri i harreses
Ku mbeten fjalet qe thame
Besen qe dhame
E harrove vendin qe u takuam
Kengen qe ndegjuam
shakat qe beme
Me thoje shpirt te dua
Sikur tme doje vertet
Zdo ikje nga une
Zdo me lije tek varri i harreses
Si nje statuj perkujtimore.
A thua perse valle
Me thuaj te lutem
Athua te kujtohem
Apo jeten gje kundi ke ndare
Dhe mua me harrove,

FATIME KULLI

Një poete
zemër madhe
FATIME KULLI.
Shpirt bujare.
Një nënë shembull.
Për të gjith.
Një grua ideale.
Një moter shqiptare
Dhe krenare.
Ne gjdo fjal ka ëmbëlsi.
Dhe mikpritse me dashuri.
Ësht e paster
si kristali.
si ne agim kur qel behari.
Eshte nje yll
Nje mbretresh.
Bijë shqiptare sokolesh.
Jam krenare qe e kam mikesh.
dhe nga zemra e pershendes.
Me plot mallë
e perqafoj
dhe shendet i uroje.
Nga kosova ne shqiperi.
per miken time
Fal respekt dhe dashuri.
Me respekt per gjith miq te mi.

FSHEHTESIA

Me sy të ëmbël
Unë shpesh të shiqoj
Dua të ta fsheh,
Por s’ja dal dot.
Fshehtas të ëndërroj
Dhe pa pushuar
Me mend të ledhatoj
Fshehtas unë
Ç’farë nuk bëj me ty
Dhe të puth fortë
Dhe të mbaj në gji
Por, dashuria më tradhëton
Dhe të gjitha gjërat
Mi nxjerr në shesh mejdan

ME VARROSE TI

Me varrose ti,ne vendin tend zdo vij tjeter njeri,
me premtove se edhe i vdekur,me do pa kufi
,kto fjal t’kota paskan qen per ty,
ti me vrave pa faj mua o njeri
,ne zemer e shpirt,dhimbje dhe plage,me shtove ti,
nje amanet ta dergoj,eja t’me varrosesh ti
.eja zemer per her te fundit te takoj,
me sy te pikelluar,ti them dy fjale.
se frymarja ime po ndalon.
gjaku im ne vena po mbarone,
se ti me varrose pergjithmon.

ME SHPRES JETOVA

Me shpresë jetova.me vite o dashuria ime,
me shpresë se dot kthehesh prap tek unë
Me shpresë mendova,se dot jemi të gêzuar si dikurë.
Me shpresë se dot kem pranë
,me shpresë,se buzët e tua dot më puthin gjdo natë.
Një gjë pot themë,në zemër po me vretë,
dhe shpirti po më dhembë,
spomundem me u pajtua,që ti sje me mua.

SE LOTI PO ME MBYT

Se loti po me mbyt
spo gjej dot shpetim
se shpirti im i vrare
kerkon vec qetesin.
Se gjumin nga endrrat
te vrare e kam
se me sy te shoh
por e verbuar jam.
Se ky trishtimi
po me shkaterron
deshiren ske ce do
kur dot se realizon.
se e pergjumur dua te rri
ne krahet e tu
ne paqe,ne vetmi
vetem ne te dy….

KUR QILEN DYERT

Iknim prapa e prapa kishim vdekjen.
Para nesh vuajtja,uria dhe etja.
Sakaq trimat tane qilen dyert e zemrave.
Vëllezërit tanë i qilen dyert lirisë.
Kishim harruar të na donte kush.
Shkileshim e robëroheshim si askush
Po ja që zemra e trimave na solli lirinë.
Na siguruan jetën,tash kemi ardhmërinë

MALLI

Kane ikur larg, ne fund te botes,
Deshire kam tu shkruaj dy fjale,
Nuk shuhet malli i vëllait, motres,
Nuk te behet kush, nene e babe.
Dhe vatrat Tuaja, endrrat dikur,
Ju presin te ktheheni, kane mall,
Mergimi per Ju eshte si fortune,
Eshte si nje vdekje qe nuk ka varr.
Ketu e keni dashurine e pare,
Ketu keni belbëzuar MA e Ba,
Jeta eshte nje enderr e marre,
Diku gezim e diku malle.

NJE LULE SI TI

Isha ulur prane nje tavoline,
Me ra ndër sy lulja ime,
Po e shiqoj me nostalgji
Nje lule si ty,
Ah sikur me afer ta kisha, •
Këte lule, Ty te ta dhuroja, •
A mjafton një fjal të them: •
Ah sa shumë të dashuroja
Ado vij ajo ditë ,kur të te kem pranë
Ado vij ajo ditë, kur une ty të te kem në shtrat
Apo jeta e rend qenka për mua,
Që po më bën kështu të vuaj,
Në vetmi shpres kot për ty të mbaj
E syt për ty të mbushur me lot,
Nostalgji në thellsi të shpirtit,
Zemra ime më është sëmur, ilaq s’po gjej askund,
Të gjithë pyesin se çfarë kam,
Por e kot se unë s’mund t’ju shpjegoj,
Mjekët kanë konstatuar se brenda në meje ka hy një virus
Që nuk shërohet me asnjë terapi,
Shërohet vetëm kur e kam para syve lulen time,
E KJO je ti shërimi i virusit e vetmja terapi që shëron qenien time.

Të them i dashur,

Të them I dashur:
Eja pranë meje!
Të ndjejë ngrohtësinë.
Dashurinë të ta rrëmbejë,
Mos e bëj zemrën gur!, se guri një ditë plas,
Më fal , përqafime afrohu ngadalë,,
Në krahet e tu.., Të ndjehem si një SHQIPONJE,
Në qiellin e pafund, me ty …fluturojmë…
Mos e bëj zemrën gur, Se një jetë kemi,
Lumturo shpirtin tënd, Vetëm mos gënje.
Qetësoje shpirtin, hiqe marrëzinë,
Qëtësoje zemrën, fali dashurinë!
mos e bëj….zemrën gurë,
Se të kam shumë xhan Se të kam jetë. ,
Ti puthe jëtën! rrënjë në të lësho!,
ato rrënjë të fort , që janë mbrenda në zemër, e me shekuj rrinë
Ti më dhe ndjënjën me fale ” LUMTURINË.

DASHURIA

I hap sytë!Ai më shoqëron i mbyll sytë, ai është me mua,
Nga do që shkoj, do jem me të në zemër e kam s e shumë e dua,
E veç me te flas edhe kur jam në gjum,
Aroma e tij më deh, me sy mbyllur ia puth buzët, me afsh të thell që askund se gjej, me epsh të madh i them te dua, kët fjalë më thot dhe ai mua.
Fjalë që me ndez trupin zjarr mua atëhere s’ka kush që më ndal,
Marr një libër, emrin tij ne te gjej , çdo kund një rrahje të fort në zemren time endjej, ç’është kjo, nuk e kuptoj dot e dua, atë afër të ma shpjegoj,
Por, shpjegimet si dua me fjal , vet fjala kupton trupat e ngjitur vet ta tregon ajo ndjenj , vet të shijohet në at moment çdo gjë, arësyeshëm tregon,
Tani, unë jam në një botë tjeter, në një oqean ku nuk di të notoj.
Nenese atëherë s’kam dit ç’ështe dashuria tani e kam të vështir që ta kuptoj,
prandaj dashuroni mos humbni kohen kot,
ai që dashuron në këtë jetë dot ket dashuri dhe në tjetrën bot.

AI QE ESHTE DUKE PRITUR ( DIKU )

Në ëndër më shfaqet, por s e shof se. shum shpejt me ik,
Me thot se egziston, diku, Por, kete, deri tani s,e kam dit, Por, mua zemra me eshte ndar ne dy pjese, Nje pjese rri vetem ai, Ah sikur kjo ender t’më vazhdoj pafundesisht, Dhe tani me të vërtetën ta kuptoja, Dua të dija, cili qenka ai? Dua të dija, cili është, duke me pritur, Do fluturoja t’ia fal dashurine e vertet,dhe ledhatimet e mendafshta, Qe askund dhe asnjeri si ka prekur. As gjum nuk kam në sy, e pa pushuar ,duke menduar per Ty, Se enderra e pa kufijshme me zgjon nga gjumi, Me del para syve më thot Se unë jam ai që po pret,diku për Ty me krah hapur, Tentoj të flas me të ,por skuptoj asgjë, Se, kur dua të flas, ai ik nga unë, Po pse ik,kur dua te flas me ty, Athua do gjej pergjigje?!!! PSE VEQ ME THOT SE EGZISTOJ, Dhe për një qast me zhduket,nga enderrat e mija Pse mendjen time ma torturon. Me ben te mendohem per ate: Nese eshte kjo ndjenj e dashuris qe me kerkon, Apo, mos vall zemra po më synon,që vetmin s’po e duron, E kërkon shpirtin që ta sheron

Sa Hyjnore Është Të Falësh !

Qaj ti o zemër se humbi dashuria.
Qaj ti o zemër që unë të mos vuaj !
Qaj ti o zemër për ndjenjat e mia
dhe se ç’ndjen kurrë mos më thuaj !

Lotët e mi askush s’mund ti ndalë
lotët që shkaktoi e shtrenjta dashuri.
Hyjnor është ai, që do dhe di të fal
ai që bën gabime është veçse njeri.

Lotët e nxehtë zjarrë të zemrës time
as ti jetë nuk mund të mi ndalësh.
Njerëzore është të bësh gabime
sa shumë hyjnore është të falësh

KUSHTUAR VAJZES SIME DIELLZES,

Ti që je e vetmja perendesh për mua,
E vetmja arsye për të arritur deri në fund të çdo frymëmarrje,
Kur të shoh pas një dite plot fjalë
Je ti që nuk do të më thuash asgjë
Por është gjithçka e qartë.
Flasin zemrat, sytë flasin?
Për ty që je natyrshëm mendimi i ditëve të mia
Për ty që je më e madhja Dashuri brenda Dashurisë sime të madhe
Për ty që ke marrë jetën time dhe ke bërë shumë më shumë nga ç’pres
Për ty që më ke dhënë kohë të pa matur
Për ty që të pashë duke qarë në dorën time të brishtë teksa të shtrëngoja pak dhe pastaj pashë që ti me forcën e një aeroplani fillove hapin e pare kontrollin mbi jetën tënde të fildisht, tashmë të sigurtë. Për ty që je gjëja më e mirë që ka ndodhur me mua Për ty që edhe pse ditët ndryshojnë , gjithmonë mbetesh e njëjtë Për ty që je natyrshëm lëngu i jetës sime brenda çdo minuti të ditëve që kaloj ëngjelli në ëndrrat e mia Për ty që je një MREKULLI forcat e natyrës janë të përqendruara tek ty Se je një rrënjë bime madhështore, je një uragan në horizont që më mbështjell kur largohem Për ty që do dëshiroje të jesh ’më e madhërishmja mike që do të doja të kem Dashuri që s’do të shuhet asnjëherë, pranë meje do jesh Ti që bëre jetën time të bukur Për ty që je e paçmuara kënaqesi Faleminderit ZOTIT, që ti ekziston? Vajza ime yll e drit jete qe je per mua, DIELLZA,engjellushja ime, e imja mrekulli!

PAS ÇDO VDEKJE TE NATES MENGJESI AGON.

Si në ëndër shikoj vehten time.
Teksa më rrëshqasin mbi kujtimet.
Ndër mallet e mjergulluara e të thepis’ e humbur në greminën e dashurisë.
Sa e hidhur më është kjo jete,
Ku mbi buzët e mija të çara, vajton thatësira si foshnjë e zhuritut.
I lëpij me gjuhën, sip lag të vrazhda.
E Yllëza në vellon e virgjerisë në heshtje.
Pikas Ormisem nga lot në faqet e mia të zbehta,
Teksa ranishtes këmbazbathur turem Në kërkim të urës që lidh Zemrat e plagosura nga ndarja,
Tek sa mëngjesi zbardhëllon Pas vdekjes të natës së heshtur….

Per TY!

Kisha dashtë t’jem zog,
të shkoi vënd me vënd,
kur t’jesh i vetmuar,
t’ulem n’krahun tënd!

Kisha dashtë t’jem Flutur,
të shkoi mal e përrua,
nektarin e luleve,
t’ua falë buzëve tua!

Kisha dashtë t’jem lule,
si lulet në Pranverë,
të më mbashë në duar,
të më marresh erë!

Kisha dashtë t’jem qiell,
e shtrirë kënd me kënd,
ngjyrat e ylberit,
t’ia falë syrit tënd!

Kisha dashtë t’jem hije,
e kur je i fjetur,
të ulem pranë teje,
të të puthë mbi vetull!

Kisha dashtë t’jem ëndërr,
dhe kur je në gjumë,
të vijë t’mos le vetëm,
se të dua shumëëë!!!

Dhe pse….!

Dhe pse dashuria e tradhëtoj,
Engjëllin e la pa baba.
Jo kurë nuk pranoj trishtimin.
Të shkuarën hodhi prapa,
Shkish kohë për të humbur gjigandja.
I duhej veç para me pa.
Dhe pse dashuria e tradhëtoj.
Nema nuk hodhi mbi të.
S’kish kohë për të humbur ,
hynesha me dallgët e jetës luftoj.
Dhe pse e braktisi e para dashuri E ndjen zemren e gjallë plotë energji.
Dhe dashuri tjetër besnike do takoj.
E ajo ktë dashuri kurë s’do lejoj .
Të tretët si qiriri ndezur mbi flatrat e dashurisë së re.
Në kaltërsi do ndjehet e lumtur.
E hyjnesha e di mirë dhe kurr s’duhet ngatruar.
E ëmbla, e vërteta dashuri, me atë djallin e mallkuar.
E di hyjnesha se kjo s’është e lehtë,
Ndoshta tashmë më i vështiri mision,
fal përvojës së hidhur të së parës “ dashuri.
Rrugën pasionit jo nuk ja lëshon,
E di… Optimizmi rrugën ka ndricuar,
Ndaj dhe hynesha ka besim Dashurinë e vërtët per ta takuar.

MBYTEM NE MENDIME

ulur mbytem ne mendime
Plot pyetje që rrjedhin ne mendjen time
Si lum pa mbarim
Pyetje që duken pa kuptim

Pyes lotin pse gjumin ma prish
Ai me thot pyet zemren që ta dish
Pyes zemren pse me rreh kaq fort
“Se pa ate që do ti nuk jeton dot”

Pyes shpirtin tim
Pse valle vetëm renkon
“Po si mund te ndjesh gezim
Kur ty ai cdo dite te mungon”

Pastaj neper erresire
Pyes syte e mi
Pse nuk kane me ngjyre
Pse shohin vetëm bardh e zi
Ata te trishtuar kthejne koken te dy
“Sepse ai që na fali ngjyren u largua nga ty”

Pyes buzet e bera llum
Po ju ku e keni embelsine
“Shko pyet ate që do shum
është i vetmi që mund te jape një shpjegim”

Befas ne faqe me rreshket një pike lot
Dhe pyes faqen po ti pse vajton
Ajo e pafajshme ul koken dhe me thot
“Ti e do shume por ty ai s’te don”

Pyes zotin nese faqja ka te drejte
“Nuk e di” ai me thote
Kte duhet ta zbulosh vete
Dhe askush tjeter ne këtë bote

Pyes mendjen a ka ndonje shpetim
Ndonje ilac, ndonje sherim
Ajo me thot “hape zemren pa u druajtur
Ndryshe gjithë jeten ti ke për te vuajtur”

Pastaj kthehem tek qoshja ime e vetmise
E mbuluar me plaget e dashurise
Thjesht veshtroj qiellin e zymte me lot ne sy
Kur do vi ajo dite valle, që te kuptosh sa te dua ty.

Nese Zemra te eshte thyer

Nese zemra te eshte thyer,
dhe ti akoma po derdh lot,
mos ja fal zemren zhgenjimit,
jo kjo bote nuk eshte e kote.!

Nese shpirti te eshte vrare,
nese besimi te mungon,
mos ja humb syve shkelqimin,
sepse dikush te tradheton.

Ngrije koken,ec perpara
mposhte dhimbjen dhe mos qaj
harro te keqijat e kesaj bote,
dhe me te ardhmen syte mbaj.

Jeto jeten se eshte e bukur,
ngriu ec para dhe behu flutur,
jeto,jeto dhe mendo lumturine,
dhe nje dite do njohesh vertet dashurine

ENDERR

Ne mes shume yjesh,ti ndrin me shume,
nje bote e fjetur,po ti ske gjume!!
diellin shikoj dhe po dyshoj,
mos je ti vete…mos enderroj??

Ne mes te reve po vallezon,
nje sy i bukur,qe kurre s’loton,
ne mes te detit,je ky delfin,
kur ne toke zbret,veç lulja mbin…

Ne venat e mia je gjaku im,
ti ma sjell jeten,me jep shpetim,
ne mes te zemres…goditje e bukur,
shigjete e mprehte sa thelle eshte futur!

Sdua te zgjohem,as te laj syte,
ne enderr ndjehem,jam vete i dyte,
vazhdon ajo….Te shoh serish,
shqiponje u bere…te une te vish!

Dua Te Fle …

Sonte dua te fle
Larg zhurmes hallakatur
Larg qiellit qe pas le
Larg heshtjes se mufatur.

Ne gjum dua te rri
Me mir pa hapat e tua
Qe gjuajne me egersi
Dy sy qe thone te dua

Dua te fle,e te harroje c’do mendim
Sa shum me vrave pa meshire
Por kur te zgjohem perseri
Ne qiellin me yje,dua te gjej qetesi

Nga lart te dua do vizatoje
Se atje tej s’me degjove
E kur me yjet te ndricoje
Me sy perlotur
ku i dihet ,ndoshta do me besoj

Qielli i ftohte

Munduar nga rruga e gjate
Mbi gjurmet rendoj tjetersuar
Jashte yjet lodrojne mbi nate
A thua valle me naten jane dashuruar?!

E qielli i ftohte vrenjtur me sheh
Sikur e vogel t’a kisha ngacmuar
A thua me nuk po me njeh?!
Per ngrohtesin isha ngaterruar..!

Nese do un iki larg
Po c’dreqin ke qe nuk me humb
Un bej me vrap,por ti nga pas
A thua te shpetoje ne gjum ..?

Bej te fle e nuk kam gjum
Se bashke jetuam ne perralle
Kur ike ti u mbyta un
Ndoshta ne parajs zgjohem e gjalle..

NATA RA SERISH

Nata ra serisht dhe une perseri
duke menduar per ty Zemer!!!!!
Mbyll syte dhe imagjinoj sikur te ishim bashke.
Ndjej doren tende qe perkedhel trupin tim,
frymarrjen tende mbi timen,
shikohemi ne sy dhe puthemi me pasion,
shtrengohemi fort mbas njeri tjetrit,
s”kerkoj asgje tjeter nga Jeta,
dua qe koha te ndaloj ketu,
pa dashur emocionet e teperta me zgjojne……!!!
Zhgenjehem me vetveten!!!!
por di qe shume shpejt do ti ndjej serish
keto emocione te pafundshme qe i adhuroj.!!!

Unë dhe Pena

E mora penen ngadal ne duar,
nje flete te virgjer me ngut kerkova,
doja te flisja,doja te shkruaja,
mbi mbreterine e pakuptuar

Keshtu e quajta une dashurine,
dhe rreshtat mbusha si per cudi ,
dora me bindej dhe zemra qante ,
gjithe qenia ime rrinte ne zi

Me kane lenduar ,sa shume kam qare,
endrrat mi vrane,me roberuan,
mbi trupin tim ndjeva goditjet,
degjova “xhindet”si me mallkuan.

Dhe u mundua dhe djalli vete,
te hiqej engjej ,te me verbonte ,
me fliste gjate,oh sa me mashtronte,
per “fatin tim “ndjenjen denonte

“Eshte lajkatare _tha_dashuria,
te merr vete shpirtin ,te la pa jete,
ne vemje toke te katandisi,
perse s’beson kete te vertet?”

“Besome mua dhe ndill mashtrimin,
pushtoje cmiren dhe keqesine,
mos duaj njerez ,beji te vuajne,
dhe te premtoj une “Perjetesine”

Koken e ulur ngadale e ngrita,
zeri me dridhej por thash dy fjale,
“Sado zhgenjime ka dashuria,
e ndjej ne vete e kam te gjalle,

I kam besuar bukurise ,
Kam pare dhe lulet kur vallzonin,
degjova zogjte ,i preka yjet,
mbi dashurine engjejt londronin ”

Te gjitha keto me penen shkrova ,
mbi shkronjat befas loti u ndal,
nje gjurme la mbi fleten time,
syri penduar me tha “me fal”.

NE BOTEN MAGJIKE

Ne boten magjike hyra dhe sot,
aty ku trishtimi dhe ankthi srri dot,
ne boten magjike hyra me mall,
me pelqen kjo bote pasi eshte e rralle…

Po hy dhe endrra me vete me mer,
po hy dhe endrra me duket plot vlere,
po hy aty ku parfumon veç ere,
po hy aty ku ka dhe te tjere!!

Ne boten magjike e vetme hyra,
nga momenti dhimbjes nje cast u shkeputa,
se dua vetmine,urrej merzine,
mbi te gjitha dua …dua dashurine!

Nje bote te arte dikush seç me dha,
me thuri nje kenge me fjale te medha!
Nje kenge poetike e dale nga zemra,
nje kenge poetike siç e do vete femra!

Ne kengen e bukur une isha yll,
e fshehur poshte letres te mbyllur me dyll,
nje shpirt i perlotur qe plage shume kishte,
nje ndjenje e gjakosur qe vdekjen po priste!!

Me kengen e bukur une isha nje diell,
e bukur ,e nxehte,aty lart ne qiell,
me kengen e bukur isha ngritur lart,
dikush me kish bere me krahe te arte….

Ne boten magjike sa shume qe me njohin!
Ne kete bote te bukur qe te gjithe me shohin,
ne boten magjike dua te pushoj,
dua kesaj bote hallet ti tregoj…

Dua qe te flas,dua te vajtoj,
dua te kendoj dhe shume te lotoj,
dua te perulem para lumturise,
dua qe te jem mikja e dashurise….

PER TY ZEMRA IME,

Te shkruaj poezi per ty zemra ime,
te te theme se sa te dua,ndjenja te verteta,
por,mendoj se do harxhohet ngjyra e stilolapsit
e s’do me mjaftojn as edhe 1000 fleta.

Ti je gjithc’ka qe une ne kete jete e dua,
je shpirt,shpres per te jetuar per mua,
je drite ne syte e mi,
je gjithc’ka…e imja dashuri.

Jeta tani ka nje tjeter kuptim,
dielli nje tjeter shkelqim,
hena dhe yjet nje me te bukur vallzim,
gjithc’ka eshte e bukur ne sejcilin takim.

Je bote e rre per mua,
ndjenje e vecant qe forte e dua,
se zemra sote zemren fort e falemnderon,
o ylli ime: Falemnderit qe ekziston.

Hazbie Brahimi

loading...

Komento!

loading...