Home / LAJME / PERSONALITETE / Brahim Avdyli (PROFILI)
loading...

Brahim Avdyli (PROFILI)

Shënime biografike për autorin

Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në këtë vend me tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, që në vitet e hershme të rinisë së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.

Pas përfundimit të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat nuk i përfundoi, ngase, për shkaqe ekonomike, por edhe politike u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik i kreu studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë së madhe shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, ku në tetor të vitit 2010, e ka mbrojtur temën e ma-gjistraturës dhe e ka botuar si libër.

Shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organi-zative i ka botuar ose presin ditë më të mira, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër.

Pos botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto libra:

  1. – Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
  2. – Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
  3. – Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
  4. – Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
  5. – Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
  6. – Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999,
  7. – Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
  8. – Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
  9. – Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
  10. – Lëvozhga e vdekjes, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
  11. – Setele Vesniciei /Yjet e Përjetësisë, Poezie albaneza, din Kosova, BKSH, të Rumanisë, Bukuresht, 2008,
  12. – Zogu i këngës, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009.
  13. – Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj, politikë-publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011.
  14. -Qielli i paprekur”, poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012.

Është i prezantuar edhe në këto libra:

  1. – Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983,
  2. – Nebil Duraku, Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985,
  3. – Poezia dal Kossovo, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò, (Lecce), Itali,1999,
  4. – Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001, Faik Konica, Prishtinë 2003,
  5. – Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit, Poeme traduse in liba romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008.

Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill 2009 ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës.

-Ka marrë shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë të poezisë së dërguar e të lexuar në Konkursin Letrar, me 01.5.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Koblenc të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës, dhe shpërblimin e parë me 25.4.2011, në të njëtin vend dhe në të njëjtin manifestim.

-Nga LSHAKSH në Gjermani, krahas pjesëmarrësve të Kosovës e të Austrisë, autori ka marrë poashtu me 23.3.2013, shpërblimin e parë për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar dhe të lexuar në Manifestimin Poetik të Mërgatës Shqiptare, Koblenc të Gjermanisë…

Poezia e poetit është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj.

Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS), anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...