Home / POEZI / BOTË E INTERESIT
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

BOTË E INTERESIT

BOTË E INTERESIT

Ç’u bëmë kështu,nga mbiu ky ves
dhe fëmija babanë, e do me interes
s’do tja dijë tjetri, ç’të kishte, ç’të ka
je vetëm një hiç,po s’ pate para

ku vemë kështu,lumi na morri
u sëmurshin të tërë ,uron doktori
dhe hoxha lutet,sa më shumë kaput………
këndon xhenazenë, e në mes të këput

gomisti e do rrugën ,tër’ tela me gjëmba
këpucari gëzohet ,kur jashtë,të del këmba
mësuesi, nga nxënës torrollakë,fiton
po se tunden paranë,askush nuk kalon

ç,bëhet kështu,nuk e marr vesh unë
që të ketë muratori,plot para,e punë
lutet, një tërmet të zbrazet, një ditë
sa dyst të sheshohen,murret e çatitë

ku lamë njerzillëkun,që kemi trashëguar
pa para, dhe i vdekuri ,mbetet pa mbuluar
një lopatë dhe ,s’të hedhin badiava
-Iku ky,-thonë,ç’kish për të dhënë,dha

eh, ku katandisëm,keq ,mos më keq
me interesin kjo botë,ësht’ mbarsur,për dreq
kam frikë,se një ditë,do pjellë ligësinë
dhe do hajë,larg qoftë, njeriu,njerinë.

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...