Home / BOTIME / Bota e Errësirës
loading...

Bota e Errësirës

Bota e Errësirës..
(vazhdim)

“Hajde djall ,hajde xhind hajde…Ajo ishte djall , tamam “xhind”

-meditonte në heshtje për infermjeren e laboratorit e analizave të gjakut…

Seç i shkrepi në kokë ajo fjala “Xhind” , i ringjalli kujtesën,që në fëmini ishin fjalë terë ankth
pasi sot ,më shume se xhinde janë njerëzit, se sa fantazmat në mendjet e tyre.
Sot s’ke frikë nga Xhindet e errësirës ,por nga ata me dy këmbë, njerëzit. Botë e ndyrë kjo ,i rrëmbejnë fëmijët e t’i zhdukin per së gjalli.Mjerë Nënat e gratë,që mbeten shtog, kallugre,e presin-presin gjithë jetën ,më keq se ato tregimet e miteologjisë, si princeshë Penelopa, princin Odisenë,me shpresë se mos një ditë e shihte para syve… …

“Xhindi në varet..

As që e kish menduar që “Djalli”,te ishte një femër e bukur,si ajo laboratorit te analizave te gjakut…
Se nga anët tona,s’para e përdorim shumë fjalën “djall”,se më shume themi “lugat”,vetëm kur shajmë ndonjëherë,për të mos thënë ndonjë fjalë banale.

Djall,në kuptimin e drejt per drejt të fjalës i kemi thënë “xhind”,njeri a përbindësh ,jo vetem qe te tremb por që të bën gjëmën, të zhduk nga faqja e dheut.,

Nga fëminia jonë ruaj e mbaj mend historirra për xhindet,më shumë se përrallat,kur mblidheshim e e dëgjonim të moçmit tanë ne çezmulka e lagjes ,ne konaku,i pleqëve të moshuar,të xha Qani e Daljan Hysit, Sabri Goces,ZyrdinTopciut, Ali e Tejlah Bejlerit, Emin Rusit,Ibrahim Mullaj e të tjerë,mbrëmjeve deri natën vonë.Rrefimet e historirat e tyre me shume se librat e përrallave për ne fëmijët komshinj te lagjes…
Aq sa me ishin tiposur ne koke,aq na ishin ngulitur me nje ndjenje ankthi e frike deri ne palce,sa xhindet ka me te vertete.Kur u ritem i haruam.Vetem kur i tregonim ndonjehere nxenesve tane,apo dhe femijve ,dhe ne kesi raste me kujdes qe t’i edukonim larg ndjenjes se frikes.
Kjo qe ,me refei shoku im m’u duk si e pa besueshme,megjthe se ai bente be e rufe,se ishte ngjarje e vertete.I ksh ndodhur kur ishte mesues ne rini andej nga Pogradeci.

…..Po kthehej nga fshati Rodokal,ku ishte shkolla 7-vjeçare,nga mbledhaj me drejtorine,per ne fshtin ku ishte mesues,ne Homezh ne ciklin e ulet.Rruga,i thençin,se rruge kembesoresh ishte ,s’kishte rruge makine midis tyre,kalonte poshte majave te malit te Cervenakes,qe bashkohen me ato te Rajces,per nga Prenjasi.Mali qe plot me dushkekera e lisa si shkure gati dy metra te larte,me shume se nje boje njeriu,dhe udhishta kalonte si një tunel mes tyre.

Ate fund jave ishte vete se kolegu i tij Andrea Palloj,mësues,nga te njejtin zone nga Devolli,kishte ikur ne shtepi ,ne Korçë.E benin me radhe.Nje fund jave ikte njeri, ne tjetren ai tjetri,qe te henen ,t’i bente mesim kolegu duke i bashkuar klasat ose dhe pasdite.
…Gati u err dhe ndodhej afer fshatit,se filluan te degjoheshin zera bagetish.Asnje gjurme drite, sikur ishte ne mes te oqeanit,se neper detet shikon ndonje drite shprese si xixollonje.

Ishin vitet ’60 te shekullit te kaluar, e as qe behej fjale per drite elektrike, ne ate zone,qe i thoshin Mokra “e zezë”.,pasi ishte shume e prapambetur nga çdo ane,nje zone e thelle mes maleve,ndrsa banoret ishin teper inteigjente, pa le sa bujare ishin ,zemer njeriu,por jetonin ne errësirë..
Ne keto çaste po mendonte,si do te bente per dritë,( nuk ekzistone energjia elektrike,vone u be elektrifikimi i vendit ne ate zone malore), per te shkruar ditarin e mesuesit,nje monotoni e merzitshme atehere ne fillimet e profesionit,me teper formale,se a do te kishte llamba gas,se fenerin e dinte qe e kishin pa gas ,pa le xhamin e kishte te thyer.

….Kur degjon nje blegerime prej kecke,do te ishte e vogel se degjohej si zeri i ndonje bebe te vogel….Me nje here i hipi ne koke nje frike,perveç asaj se poshte perroit ishte, pylli James,me drure gjigande e te vjeter ahu, sa dy tre vete nuk e krapullonin dot trungun e tyre,ku kishte arrinj,dhe fashtaret kishin frike te shkonin qe andej.

E ishte afruar vareve.I dalloi pasi here pas here dilnin nga varet flake inkadeshte fosforike,nga koskat, eshtrat e te vdekurve.Kete histori e kishte mesuar qe me pare ,kur qe trembur nje here,kjo eshte histori me vete…
Ndjeu qe hyri ne varet e po ecte ne mes tyre si pa kuptruar,duke e terhequr instiktivisht zeri i keckës.Nje ndjenje si per gjynah a si frike,nuk po e kuptonte, ia kishte zaptuar koken.Sa me shume hynte ne mes te vareve, qe ishin te gjithe te ngritur si me mur,nga siperaqja e dheut,me shume i afrohej zerit te keckes,por ate s’po e shihte.Menjehere i levizi damari ne koke….
Iu kujtuan xhindet,..se xhindet me shume nga varet rinin, keshtu thoshin ata qe tregonin historirat.
Penjehersh e pushtoi nje ndjenje frike qe kish kohe s’e kishte provuar,iu ngriten mornicat dhe filloi te nxirte ca djerse sa as vete nuk kuptonte se ç’po ndodhte.

Ishte perfshire i gjithi si ne filmat ,ne boten e lugateve e te xhinderve.
Kur pa pritu u shfaq keci i “vertete”,shume afer kembeve te tij.

Zgjati duart e u perkul me vrap, deri sa e mbertheu per veshet,aq fort sa keci leshoi nje blegerime te forte, sikur po e therrnin.
Sikur u çlirua ca,qe me nuk ishte xhindi,por keci qe kishte mbetur larg kopes te dhive neper dushkerat e bushkerave e qe ngateruar ketu ne varet ,qe ishin si labirinth midis tyre.

Filloi ta tërheqe pas veshit,por ajo i ngulte kembet e prasme ne toke e s’deshte te ecte,si mushkat,kur ngulin kembe e s’duan te levizin nga vendi.
Ndjenja e frikes e detyronte mes shume te delte nga varet,se sa ndjenja humaniste per te
shpetuar kecin e per te ndihmuar çobanin qe kush e di nga e kerkonte e me dhimbje ,si ndonje femije qe humb rrugen…
Doli nga “zona e vdekjes”,me shpres qe po shpentonte nga bota e xhindeve,por spo degjohej ndonje ze njeriu.
E terhiqte pas vetes kecin,zvare,se ajo s’bente asnje hap, por vetem blegerinte me te madhe.Iu kujtuan ne monent historite e xhinderve qe ata behen edhe si kecer.Filloi te mendoj tere frike..”Po siku te jete xhind me te verteti,”ç’bera une qe e zura..”e mendoi ta leshonte…por pellemba e dores dhe gishtat, nuk i hapeshi por vetem shtrengonin veshte e kecit.Nje gjendje qe veshtire te shpjegohet psikollogjikisht.
I vinin mendimet neper mend ,aq te ngateruara,lemsh,por me shume mbizoteronin ato te frikes.

“Po sikur te jete xhind me te vertete ,c’bera une..tani s’e leshonte ai,”xhindi”…Si thone fjales qe zura nje hajdut,por tani s’me leshon ai..Si te bente?!..”

Beri e disa hapa poshte udhes qe tani zgjerohej se po i afrohej fshatit,i thençin ,dy shtepi te rralla,te shkeputura, poshte nje perroi te thelle,qe po te binje ne te harroheshe,humnere..Ishte ne mes te rruges,fshatit e vareve.
Prap qendroi.Medyshje.Te kthehej e ta leshonte xhindin a kecin ne varet,po kish frike se mos pelciste ne vend,nga frika, Apo te zbriste poshte ne fshat,e ta hidhte ne perrua,…e te merrte fund kjo histori..

Të shpetonin me ate rast edhe femijet,nxenesit tane,pasi atë vit s’po na vinin ne shkolle,megjithese u be ndertese e re.Eh ,nje kasolle me dy dhoma…Se kush i nxiste thashethemet se ne shkollen e re kishte “xhinde” ,se ajo qe nderuar ne nje shesh ku kishin qene vare dikur…
Fillin e mendimeve ia shkeputi nje ze blegerime ngjante si dhi me nje “beee..” te zgjatur sikur kerkonte femijen e saj.U degjua aq afer,por ne errsiren e mbremjes ,nuk dalloje gje, sikur ti futnin edhe gishtat ne sy.Pas disa sekondash, nje ze njeriu i mbytyr se as veshet nuk i degjonin,qe bere dru nga frika….

-Zoti mesues,ti je?!….ndersa atij i shkrepi nje mendim befasues”-C’te jete ky?!”…dalloi me veshtiresi nje hije si njeri,qe mbante nje fener ne dore,i tundej dhe i shkundej gati sa si keputej nga dora,me nje drite te zbehte,si parashkendi,insekte qe ndicojne ne vere,ne mbremje,te cilat kur ishim te vegjel rendnin ti kapnin e vinim ne ballë.
Shtangi ne vend.Nga doli ky ze njeriu apo ndonje xhind tjeter.
Xhindi u nderrua ne lugat,kjo ishte me e tmershme..U shokua,frika i i kish hyri thelle ne palcë.
Fjalet u perseriten…

-Zoti mesues,ma paske gjetur “bardhoshken” e vockël,keckën….
…Ai xhindi m’u shkeput nga dora dhe pasi beri nja dy kercime pupthi si era, iu hodh njeriut ne gjoks dhe ia zgjati kembet e para ,ne qafe si femijen, qe perqafon Nenen e permalluar…..
Kush e di ç’hoqi ate nate,nga ato fantazma te mendjes se tij,ne terin e nates,nga bota e errësirës.

…Kur po ndiste ne terrin pus te erresires llamben e vajguurit,ne dhomen qe flinin aty brenda shkolles,ndjeu qe pellemba i qe qullur ,i vinte ere afshi si uje i ngrohte.I kishin hipur ne trup ca dridhje,sikur e kishin kapur ethet e gushtit,megjithse ishte tetor.Merrte fryme me veshtiresi.Ishte i bllokuar,truri me si punonte.C’kishte ndodhur me te,nje gjendje fiziologjike, qe vetem mjeket dine ta shpjegojne.

U ndes flaka e llambes, sikur shkrepi ndonje vetetime,,dalloi drite.
Syte iu hapen,mbas i kishte te mbyllura ate hapura ,asaj s’i dihet.Dhe ai lemshi që qe mberthyer ne gryke e ne gjoks sikur u zgjidh e u çlirua.
Pernjeheresh i rodhen nga syte lote.Kindi degjuar lote te perzjera?!.Ja ashtu,lote gezime dhe lote dhimbje.
I qeshej dhe i qahej,qe shpetoi nga ai lugati “XHINDI”,..
Kur e pa pellembe e dores ne driten e zbehte te kandilit, qe shtrengonte veshin e keckes,ishte e tera gjak.
Gjynah keci i gjore,ai blegerinte se i dhembte veshi, qe ia shtrengonte dhe e terhiqte me zor,gati sa s’ja keputi,…
Dhimbje e dyfishte,.. njerezore….
epilog

Që nga ajo kohë,shoku i cili ia tregoi ndodhinë,nje ngjarje e vertetë,i tha se nuk i hante më ato përralla per lugatet ,djallin dhe xhindet, por se edhe nuk e njihte me friken e as qe do t’ja dinte prej saj,tere jeten deri sa u rit e u thinj….
“Xhindet” dhe të gjithë fantazmat,s’janë gjë tjetër veçse imagjinatë,që përfytyrohen,në mendjen e njeriut,si burim nga bota e errësirës,e pa dijes…
Gjumë të ëmbël mbesave e nipërve, pafshin ëndërra me përralla me princër e princesha,dhe “bardhoshen”,keckën e vogël”, por jo xhinde se ata nuk ekzistojne në fakt jane irealë. …

Mjerë ato Nëna sot ,në qytetërimin modern ,që presin fëmijet e zhdukur,apo të kthehen nga kurbeti.
Pritje me lumenj loti e me male shpresë….

Le te mbrojme fëmijet tane dhe ata te behen me trima, jo vetem natën,por edhe ditën nga rrembimi i “Xhindeve modern”.,se keta jane sot realë te kudo ndodhur ji si kecka,por si Miss-e….

Luan Kalana,SHBA…
ish mësues
Mokër,Pogradec,tetor 1964…

Bota e Errësirës.. (vazhdim) "Hajde djall ,hajde xhind hajde...Ajo ishte djall , tamam "xhind" -meditonte në heshtje për infermjeren e laboratorit e analizave të gjakut... Seç i shkrepi në kokë ajo fjala "Xhind" , i ringjalli kujtesën,që në fëmini ishin fjalë terë ankth pasi sot ,më shume se xhinde janë njerëzit, se sa fantazmat në mendjet e tyre. Sot s'ke frikë nga Xhindet e errësirës ,por nga ata me dy këmbë, njerëzit. Botë e ndyrë kjo ,i rrëmbejnë fëmijët e t'i zhdukin per së gjalli.Mjerë Nënat e gratë,që mbeten shtog, kallugre,e presin-presin gjithë jetën ,më keq se ato tregimet e…

Review Overview

Autori

Mirë!

Summary : Bota e Errësirës

User Rating: Be the first one !
loading...

Komento!

loading...