Home / BOTIME / Bota e Modernëve
loading...

Bota e Modernëve

Skicë
Mendësi dhe realitet

BOTA E MODERNEVE

“…Pabesia do shtohet shumë në jetë,
pangopsia do sundojë do bëhet mbret,
njerezit do përkëdhelin mace e qenë,
mjerë kush do ngelet me nder…
Edgar Cayce

Ishim ndër të parët emigrant të erdhur në atë qytet ,vend të huaj.

Ishim miqësuar me komshijtë vendas aq sa na ftonin për sebepe,për gëzime e hidhërime..
Se për të hyrë në shtëpitë e njeri tjetrit s’bëhej fjalë,se nuk e kishin zakon,jo si ne shqiptarët që hyjmë pa trokitur,pa le të marim në telefon,por të futim krahun e me zor, me bujari,të futim në shtëpi.
..Kur një ditë pa pritur na erdhi një ftesë për dasmë,nga komshija e huaj,që e kishim përballë apartmentit tonë,do te martonte “Bebin ” e saj të vetëm.Mezi e prisnin, sidomos unë, se isha kurioz si bëheshin dasmat e amerikanëve.
Ftesa qe qendisur amerikançe,në gjuhë e të huajit, ne na i lexoi mbesa, ishte fillimi e nuk e kishim mësuar mirë atë “gjuhën e budallait”,kështu na dukej, më shumë e flisnim me duar e me këmbë,vete ca emrat i dalluam në ftesë,atë të nuses e të dhendrit që i quanin ,njerin Jonn e tjetrën Mikel,nusen si emër prej burri.
U përgatitem e u veshëm e u kullarisëm ,tamam si thonë kot ,si për dasmë…Gratë me vajzat mezi gjetën fustane, brodhën nëpër dyqane, rendën sa i ranë këmbët përdhe,se s’duhet ti kishin njësoj ,dy syresh, …nejse.
I hipëm veturat ,si dikur kuajt,se ato i kemi kembë ,pa to s’bën dot asgjë jashtë shtëpisë,e jo për llukse, me para borxh i morën në fillim ashtu si erdhëm,e drejt e në lokali ku kishim “direktion” , se në shtëpi s’bënin asnjë takëm,adet,as për të mirë e as për të keq,jo si ne që e bëjmë shtëpinë si han ,pa le e përcjellim vajzën e dhendrin me këngë e valle brenda e jashtë shtepisë e me orkester, sa lot qeni i kallajxhiut.
Para se të hynim në lokal,na drejtuan më parë në Gaxibo,( një si kasolle me drurë e të mbuluar me kallamishte a degë palme) në një park të bukur me shatërvanë e me liqene përreth, ku bëhej ceromonia zyrtare e martesës me Ministër,si ne dikur nëpër zyrat e gjendje civile.Nga ajo zili e bukuri ,atje e bëmë dasmën e vajzës së madhe në atë lokal,tek Lili Lake , i thonë…
Prisnim me ankth të shikonim nusen Bebin ,vajzën e veteme të komshijes nuk e kishim parë ndonjëherë,se vetëm nëpër bisedat e kishim dëgjuar,se për të ardhur tek e ëma s’kishte ardhur kishte vite,as që kujtohej, vetëm në telefon e merte një herë në vit për Thanksgiving…
Ngjitur me ne kishim një familje amerikane që ne ia kishim vënë nofkën e mirë familje “model”, me fëmije,nipër e mbesa të dashur e të edukuar pas prindërve e gjysherve, kishe qejf ti shikoje.Pa le sa lonin fëmijet me nje qen,e kishin si shok e deshin pa masë…
Cfarë kontrasti në shoqerinë moderne ?!..
….Komshija ronte vete me Bebin,se ne, as emrin s’ja kishim mësuar,vetëm Aj e Baj salutonim njeri tjetrin,.E mbante pas si manar, me të gjejdiste kudo,e në pazar kur shkonte,e vizitonte here pas here tek doktori e me pare ia bënte vaksinën Bebit, pastaj për vete, dhe me të flinte në dyshek….E deshte si veten,…
…Gruas time nuk iu durua sa zbritën nga makinat, dhe i pyet vajazat ne vesh pa nxjere zë ne mes të turmes me të ftuarit , se ku e kanë çiftin, nusen me dhëndrin…Dikush e kuptoi gruan dhe i erdhi ndihmë, duke i treguar me gishtin tregues andej nga qendronte nusja me dhëndrin.
Po tani ?! .. ç’tju them e ç’tu shkruaj…. C’na panë sytë thuaj….Nuk do të më besoni,..
Nuk gënjej,më besoni për Baba Kasemin po betohem…
Ja me keta sy ,nuk gënjejme,në doni mos besoni,jemi bura të moshuar,bejmë nga një qyfyr me budallëk por mos na i vini re,,po ne bëmë kryq ate ditë…..
….Nusja ishte Bebi,”Qenushka” e komshijes, dhe dhëndri ishte një qen Bulldok,qe të dy veshur me kostume të dasmes,nusja “Qenushka” kështu e thërisnim ne, me vello e fustan të bardhë e dhëndri me kostume e me papion në qafë…
Ja me keta sy ,nuk genjejme,ne doni mos besoni,…
I çaplum sytë,por më shumë mbetem me gojë hapur,se me pare as qe kishim degjuar marifete te tilla ,pa le të na shikonin sy mysybete që nuk rëfehen.
Nejse, të gjitha u haruan se hëngrëm dhe pimë sa u frymë në lokal që ishte i zbukuruar aq bukur me ca shandanë te mëdhenj sa nje lëmë, sa na mbeten sytë në tavan ,por më shume kërcyem vallet tona..
Dikush nga ne shqiptaret që ishim të ftuar në dasmë,pasi ishim shumë shqiptarë në atë qytet,kishte marrë një sidi shqiptare dhe ia dha DJ që i vuri, se ata,amerikanët na frynë, vetëm muzikë xhazi vini dhe rok kërcenin. Adetet dhe zakonet e dasmës u bënë më mire se dasmat e njerëzvet,që shkuam me pas ndër to.
… Ku kanë të sosur historitë e komshijes me Bebin,pas dasme.Po unë do te trgoj nja dy,shkurt po të keni durim t’i lexoni.
…Një ditë e pamë komshijen që doli nga shtëpia,me një karockë femijesh.Thamë me gruan, u përmbysen retë e qetë,do ti ketë ardhur ndonjë nga vajzat me fëmijë të vogël.
…Aman “Qenushkën”,Bebin s’po ia shikonim ti vinte pas si nga hera.Kur dola jashtë ,u këmbeva me të dhe e shikoj që po koloviste,..kë do thoni ju,?.. Bebin or Bebin ,..e kish futur e mbuluar si femijë në karockë,Qenushkën..
E pyeta me delikatese në gjuhën e saj,,se juve po ua them shqip ,se ç’të ka qeni ,Bebi e thërriste ajo me dashuri të paprëshkruar.?…
Më nisi më tregoi një histori të gjatë duke nxjerë lot ,sa u lodha duke ndejtur më këmbë,ndërsa ajo fërkonte koçkën e qenushkes të mbeshtjelle me një kapushkë me xhufkë sipër.. Me duart të mbetura kockë e lekurë e ledhatonte Qenushken me keqardhje me shpirt, se për vete i kishte kaluar të nëntëdhjetat, e përditë shkonte në pishinë e bënte aerobi në ujë me gratë e tjera,pa le sa e mbante veten,përherë i bënet flokët me permanet e kur shkonte në supërmarket në pazar..
U çudit vjera me të, kur erdhi turiste,këpuste faqet me duar,kur e shikonte se ajo vishej me lal e lule, me të bardha e të kuqe, jo si ajo e veshur e tera me të zeza ,sa mbesa e vogël trembej kur e shikonte, ,… ndërsa ajo ia kalonte nuseve te reja.
Më në fund u shpreh duke shfryrë me duf e urrejte,sikur ia kisha fajin unë, për njerezit e sotëm, qe janë berë me të këqij se kafshët dhe se ata janë shndruar në qenër të vërtetë,se sot është bota e qenëve,e të poshtërve e katilëve dhe sundojne qentë ,jo njerëzit e mirë,por maskarenjtë, se të ndershmit vuajnë …
Një lumë pa pushim me të sharra,që s’i kisha dëgjuar ndonjë here ne ate vend simbol i Demokrasise, duke hyrë e në fushën politike,vetëm Presidentin nuk e shau në sy, e kam fjalën në publik, se prapa krahëve s’i lënë kusur,pa le po të degjuam,se ka edhe spiunojne, e ha të Kolës,të futin brenda..,e të tjera nga këto fraza me urrejtje,që c’t’ju them juve,mbase nuk u vjen çudi….
Shume fraza ,apo idioma nuk i kuptoja, por njerën fjali, nga ato që e prësëriste pa ndërrprerje, nuk më hiqet nga mendja edhe sot pas vitesh që po ua tregoj…
-“Sot ,-bërtiste me të madhe ajo,komshija,-është bota e qenëve,…e një përzje fjalë pa skrupull,..
Qentë sundojne sot, ata bejnë ligjin,-e fraza pa pushim, si një oratore profesioniste me shkollë sikur mbante fjalime nëpër fushata zgjedhore , duke e ngritur zërin,sikur ia kishim fajin ne,per atë qe po vuante Qenushka..
Kisha frikë se mos dëgjonte ndonje polic ,se ata në të tilla raste gjënden, sikur mbijnë nga dheu,dhe kujtojnë se mos e kisha kërcënuar plakën,e haj ta sqaroje pastaj ,me këtë gjuhën tonë çalë- çalë, aq sa të të futnin brenda ….
Komshija e përmblodhi vetë,më nxori nga situata që unë ndjehesha keq,duke më hedhur dorën në supe,e duke më thenë në gjuhën e saj, se ju shqiptartët ,ne d.m.th.,jemi shumë njerës të mirë, të padjallëzuar e të çilter, atë opinion kishin në atë atë qytet amerikanët për ne, dhe se familjet tuaja ,për timen dhe fëmijet,te cilet i bini ne sy, i kisha me shumë edukatë e të dashur,.. të verteta por edhe lajka që amerikanët i kanë komplimente të theksuara,e kanë etikën eduktatën te tyre.
Pa pyetur se hëngra tërë ato pështyma të plakës,më falni, në surat,ma lau fytruren si me sprucator nga ata qe ujisin barin ditë e natë ,nga që nxitonte kur fliste me inat….
….Sapo e kishte nxjerë Qenushkën nga spitali,ç’t ju them çfare spitale kanë qentë njeqind herë më modern se të njerëzve,.. pasi i qenë demtuar,mender, organet seksuale,nga përdhunimi i një burri ,që ia kish zënë me zor Qenushkën…kur e kishte nxjerë një ditë shëtitje nga parku,se s’linte dite pa e nxjerë andej,.Burrin, që kish qënë një tip i droguar, siç tha ajo,e dënua me burgim të perjetshëm,aty do të kalbej,…
Ku të falin ligjet e këtushme po i preke kafshët,i mbrojnë më shumë se njerëzit…..
…Mezi prisja ta mbaronte bisedën se më turperoi se shkonin e njerës e na dëgjonin ,se ajo pa një e pa dy, e përdorte si pa të keq atë fjalën e turpshme ,gjuhë e rruges por që e ndeshim edhe nëpër filma, e kanë në majë të gjuhës si pa të keq,kurse ne na bie bota përdhe ta degjojmë e jo ta themi,”faki,fak”,me dhejtra herë në minutë.
Pamë e ç’pamë për sajdillëk ,me që e kishim komshije të mirë si në Shqiperi,respektonim kështu edhe traditat tona, ia mbushën mendjen e vjerës,e i vajtëm për vizitë komshijes, duke i blerë një buqte me lule,një nga ata që shkruhej “Get Well”,shërim të shpejtë dhe një kartë postale ,si ato kartolinat që i dërgonim per Vit te Ri në vendin tonë,,se ketu e kanë me thagmë,për çdo gjë e kanë kënaqësinë me të madhe ti dërgosh kartolinë se sa para,dollarë siç bejmë ne shqiptaret..
…Qenushka e shkretë si pati të gjata,”ma fëci” thotë mbeska me të qeshur, se nuk ia di kuptimin këtyre fjalëve,më falni, ngordhi,vdiq….
Do t’i bie shkurt,…iku ne ate botë,u bë për rahmeteles…si thoshin të vjetërit, ndjese pastë, ti rojnë fëmijët komshijes,…se për të parë njeri tjetrin, haroje…
Ne nuk na falët ,nuk i ramë pas adeteve te tyre,përgjegjesinë e ka gruaja se ajo i ndjek me” protokoll”,nuk lë sebep pa qëruar, ,për të mos thënë dhe unë e kam fajin,se nuk e vlerësum këtë gjëmë të komshijes tonë, këtë kobë te madhe,këtë vdekje aksidentale të Bebit të saj ,të Qenushkës tonë.
..Le që e djallosëm ,nuk i vajtem as per te pjekur ,per ngushellim si i thonë,por dhe kur na beri ftesen per dreke ne lokal, per te dyzetat e Qenushkes,( e kish bere te madhe na thane,kish ftuar me shume njeres se ne dasmë),se ashtu na erdhen punet,per te mos thene se prap nuk e vlersuam me mendesine e shqiptarit.
Te them te drejten, komshija na i mbajti koken mënjane per ca kohë.Mendohej gruaja dhe e diskutonim bashkë, që ku e kemi prekur a lënduar,thoshim do ti kemi thenë ndonjë fjalë që ne nuk ia dimë kuptimin mirë,se fjalët i kanë me dhjetra kuptime, e do ta kemi prekur,gjersa me në fund na tha nje shoqja e saj e ngushtë, se ju është zemëruar me Ju ,ngaqë nuk i keni shkuar për të folur,për të pjekur per qenin e saj….
Por prap ajo na foli ,i iku inati e harroi mërrinë, se eshte grua shumë e mirë,të paktën sa për sy e faqe se ku e njohëm..Keshtu i kemi pothuaj të terë komshijet që rojnë vete si kërcure, ngrysu e e gdhiu me nga nje qen në shtëpi..
Aman po ja zure për ligsht qenin,e kafshën se me ata rojnë, se per femijet as që duan t’ia dinë,pa pyetur për femijet që nuk llogarisin prindërit në botë… Të vrasin, s’të pyesin,dhe fëmijen e tyre të kenë, të shumëzojnë me zero ,e kanë pikë të dobët kafshët ,si thembra e Akilit.

Komshija ka marrë nje qen tjetër se pa ta s’rojnë dot,por unë sa herë qe e shoh,para si t’i buzeqesh , më del perpara në mendje se si ajo fjala e saj në rrugë, në tabelë si STOP,… “sot është Bota e qenëve” ….

Ndërsa une shkruajta këto rreshta për t’jua prezantuar një fragment,vetëm një tabllo, nga Bota e Modernëve..

Luan Kalana
Waterbury,CT ,USA
shator 1997

loading...

Komento!

loading...