Home / LAJME / Bilisht, pranga 4 bankierëve, prokuroria: Ja si u grabitën klientëve 2.8 mln euro
loading...

Bilisht, pranga 4 bankierëve, prokuroria: Ja si u grabitën klientëve 2.8 mln euro

Bilisht, pranga 4 bankierëve, prokuroria: Ja si u grabitën klientëve 2.8 mln euro

Devoll-Katër punonjës banke dhe një i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati janë arrestuar orët e vona të mbrëmjes së të premtes nga Policia e Qarkut Korçë. Të katër personat në bashkëpunim me një të pestë që punonte në një kazino, (i arrestuar) akuzohen se kanë vjedhur nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, 2.8 milionë euro në një prej filialeve të bankave në këtë qytet.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Korçë dhe Komisariatin e Policise Devoll realizuan operacionin e koduar “Bankieri” ku si rezultat u bë ndalimi i shtetasve:

1-Lorent Ballco, 26 vjeç banues në qytetin e Korçës me detyrë bankier personal pranë një filiali banke
2-Kimet Hoxha, 56 vieç banues në Cangonj, Devoll me detyrë arkëtar pranë një filiali banke
3-Fjoralba Andrea ,29 vjeç banuese në Korçë, me detyrë arkëtare pranë një filiali banke
4-Julian Kosho, 39 vjeç banues në Korçë, me detyrë pergjegjes agjensie në një filial banke
5-Ervin Osman Xhaci, 32 vjeç banues në Bilisht, i vetëpunësuar në një subjekt lojërash fati “Bast Live”.

Policia konstaton se të katër personat, në vende dhe kohë të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar duke shpërdoruar detyrën një sasi prej 2.8 milionë euro duke konsumuar elementet e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

PROKURORIA
Nga ana e saj, prokuroria bëri me dije se një vjedhje në shumën e rreth 2 milionë e 800 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë në Bilisht është zbuluar pas një hetimit disa mujor të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Sipas prokurorisë, në këtë skemë vjedhjeje janë përfshirë disa shtetas, të organizuar nga ish-drejtori i filialit të kësaj banke në Bilisht, B. Topalli, i cili është arrestuar që në datën 02.09.2013 dhe ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Korçës, dje janë arrestuar edhe disa bashkëpunëtorë të B.Topallit

DETAJE
“Menjëherë pas ekzekutimit masës së sigurimit ndaj B.Topallit (në datë 03.09.2013), është zbuluar se ai, në bashkëpunim edhe me punonjës të tjerë të bankës, ka cënuar dhe ka vjedhur lekët nga rreth 60 klientë të tjerë të bankës, në një shumë prej 2 800 000 euro, duke i tërhequr drejtëpërsëdrejti shumat e lekëve nga llogari, ose duke i transferuar në kundërshtim me ligjin, në llogari të personave të tjerë (të njohur të B. Topallit, E. Xhaci, apo personave të tjerë të njohur të personave që merreshin me llotari sportive).

Më konkretisht shtetasi nën hetim B. Topalli ka bashkëpunuar me punonjësit e bankës K. Hoxha, J. Kosho (punonjës të degës së bankës agjensia Kapshticë, në varësi të degës Bilisht, L. Ballço (punonjës i bankës dega Bilisht) si dhe me shtetasen F. Andrea (arkëtare e bankës dega Korçë). Gjithashtu ky shtetas për të realizuar këtë vjedhje me përmasa të mëdha, ka bashkëpunuar edhe me shtetasin E. Xhaçi, (shok I B. Topallit), i cili është personi i vetëm me të cilin B. Topalli, kishte kontakt për vendosjen e basteve sportive, i cili përveçse përfitues vetë drejtpërsëdrejti, i ka servirur shtetasit B. Topalli, emrat “e përfituesve”, të tjerë, të cilët i kanë tërhequr shumat e lekëve, eurove apo dollarëve për llogari të E.Xhaçi, apo miqëve dhe të njohurve të tij. Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasi E. Xhaçi, është shok me shtetasen F. Andrea.

Më konkretisht si rezultat i ndihmës së shtetasve L. Ballço, K. Hoxha J. Kosho dhe F. Andrea, B. Topalli ka mundur të kryejë më shumë se 100 transferta dhe tërheqje të paligjshme duke vjedhur një shumë prej rreth 2 800 000 euro. Kështu nga hetimi ka rezultuar se klientët nuk kanë qënë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në momentin e transfertave ose tërheqjeve. Personat e debituar nuk kanë pasur asnjë lidhje me personat “Përfitues”, këta të fundit ose janë miq të B. Topallit, ose miq të E. Xhaçit. Të gjitha transaksionet e kryera kanë qenë fiktive dhe thjesht për të mundësuar tërheqjen e shumës së lekëve”, bën të ditur prokuroria.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...