Home / POEZI / Bijtë e Shqipes flamur i kombit
loading...

Bijtë e Shqipes flamur i kombit

Bijtë e Shqipes flamur i kombit

Tribute Mergimtarit

U treten si qiriri qe Shqiperia te ndrite,

Kur do t’vije ajo dite,
te shohim kombin ne drite,..
nga nata e gjate,
dite qe mezi e presim,
u lodhem duke pritur,
duke enderuar,
duke dremitur .

Vuajten te paret tane ,
ata qe sollen lirine,
as ishin mergimtare,
ne dhe te huaj,
me te madhin Skenderbe,
me Ismail Qemalin,
u kthyen me flamur ne dore,
ne Kruje e ne Vlore ,..

Me trimat kosovare,
luftuan e u vrane,
krijuan shet’n e pare,
Shqiperine e Madhe,
shqiponjen me gjak e lane.

As ishin rilindasit,
Naimi e Cajupi,
De Rada e Asdreni,
Samiu dhe Pashko Vaso
Fishta e Mjeda,
Konica e Koliqi,
u shkrine jeten si qiri…

Veten hame me dhembe,
per te qendruar ne kembe,
te mbaime frymen gjalle,
ne toke e huaj,
se deshin pakez drite,
ata qe na falen
Gjuhen e diturite.

Vajza e brishte shqiptare,
Gonxhe Bojaxhiu u be katolike,
gjer ne Kalkuta te Indise,
besimtare as ishte mergimtare,
shpirti i shenjte eshte gjalle

Jeten e fali,
per te varferit,
u tret mbi dhe,
Papa e nderoi me te lartin titull,,
Mother Tereza Shenjtore.
per gjithe Njerezimin

Fan Noli ne Turqi ,mergimtar,
nga Ibrik Tepe e Anadollit,
ne kishen shqiptare t’Amerikes,
u mbajt ne mes te Bostonit.

Me intelektualet patriote,
te mencur e bashkekohore,
formuan qeverine demokratike,
e shpallen Shqiperine Republike.

Historia vonon por s’haron,
ajo i ka te shkruara,
s’jane perralla,eshte e verteta ,
sa e sa mergimtare lidere,
u dogjen per Atdhe,
u treten per memedhenë.

Kollosi i letrave,
Kadareja me flete,
po njgjitet deri ne rete,
as s’po i kalon jte refigjate.
S’la libra pa shkruar,
per ate Nobel te uruar,..

S’ja japin e s’ja japin….
-Je ne dhe te huaj,
je shkrimtar pa atdhe,…
shkruaj atje ku ke le,…..
Gjepura,keshtu qenka shkruar,
mergimtari gjithnje te vuaj.

Miliona e miliona shqiptare,
morem aratine,
ne shekuj e ne breza,
lane Shqiperine,
lane nene e babe,..

Kerkuam tere dynjane,
s’lame pune pa bere,
argate e sherbetore,
i dolen botes mbane.

-E per se ?!
-Te shesim djersen ,gjakun,
jeten tone ,per ca pare….
te mbyllnim plaget e hallet,
packa se u dermuam,
ca pa nam e nishane
u vrame e u sakatuam.

Qendruajme te forte,
koke lart e krenare,
ne kembe e te gjalle,
therore te pashkruar.

Na detyruan te nderojme fene,
na pagezuan me emra te paqene,..
Mbetemi per jete,Pellazge, Ilire,
s’na mposhten, besen s’e nderruam,
per Albanian ,Shqiperine !

Ngado qe brodhem,globit,
rrenjet, gjakun e paster,
shqiptarizmin, simbolet e kombit,
i mbrojme si syte e ballit.

Ideali i Kombit, eshte Shqiperia,,
gjuha e kombit,e nenes ,shqipja
feja e shqiptarit eshte shqiptria,
dashuria e kombit,eshte vellazeria,..

Kur do te vije ajo dite ,
te hapen dyert tona,
te mblidhemi me ciliminjte,
me nenat,shoket e femijte ?!

Kur do t’vije ajo dite,
te begatohemi ne Atdhe,
Shqiperia,diell i madh
te ndrite, si dielli i arte,
i shenjti Memedhe?!

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...