Home / BOTIME / Bijat shqiptare të Gonxhes
loading...

Bijat shqiptare të Gonxhes

*BIJAT SHQIPTARE TE GONXHES*

“Në s’mund te bejme dot gjera te medha ,…atehere gjera te vogla, por me dashuri te madhe ! “
Mother Tereza Shenjtore,shqiptare..

( Gonxhe Bojaxhi)

Poetret njerezor
drite nga erresira

As s’eshte toka e shqipes nje vend i shenjte,ku lindin Nëna shenjtore!? .
Nje Gonxhe Bojaxhiu dhe me mijra bija……

Muzg.Dielli sapo kish perenduar .Mjergulla e erresires akoma nuk kishte pllakosur.
Hena gjashtembedhjete,si nje kulaç diellor, shkelqente si nje fytyre gazmore , e shndriste verbues,si ata prozhektoret e fuqishem neper stadiumet e medhenj,duke e zbardhur serish diten qe po ia lente turnit nates.
E kishin bere zakon,cdo mbremje te tille kur lindte hena,njgjiteshin siper fshatit maje kodrave,qe ngriheshin si kerpudha gjelberoshe,poshte majave te vargmalit te Gramozit,nje nga malet me te larte te ne jugelindje te Shqiperise ne kufi me shtetin Grek,me te gjitha shoqkat ,te ndjekur nga djemka e lagjes si prapavije sigurije,se keshtu i kishin porositur nenat,maje kodrave, per te pare luginen e arte te Devollit.
Nje pamje vezulluese e mbytur si gjysem ersrie. Nje njgjyre qe vetem piktori mund t’ja vere emrin,gjyesem portokali e gjysem e gjelbert ne te grinjet.
Sa bukur dukej ne horizont nje pamje perrallore.,si ne enderr ,fusha e Devollit,si nje frut dardhe me bisht nga fshati Dardhe e qe pastaj fryhej e fryhej si nje tullumbac,deri sa rrethohej nga vargmalet e Moraves ne perenedim,ato te Malit te Thate ne veri dhe kodrat e Trestenkut ne lindje,sikur e pushtonin sikur e ftnin ne gji.
E tutje ne hoinzont mezi dalloheshin si ato xixellonjta tektuke ne naten qe fryn erë,ca drita te zbehta qytetit te Bilishtit.
Me djathtas nja dy tredrita te mbytura te fshatit Vishocice,nje nder fshatrat e para ne devoll,me drite elektrike,e kishin kthyer mullirin ne central uji.
Nje nga ato dritat xixellonja do te fluturonte fati i çupkes syshkruar,e do te pikonte atje si zamke qe njgjitet pas trunjgjeve, nga mali ne fushe,..
Kete pamje te femijerise s’do ta haronte kure,dhe kur u mplak e shihte qe nga dritarja e saj,per karshi Gramozin dhe fshatin te saj te lindjes,,

Arreza e Devollit te siperme.

Fshat kufi me shtetin grek, midis kodrave e luginave te veshura me pyje e drure frutore,
molle,dardha e kubulla,e te tjere..
Pasqyre ballore,karshi malit te larte e tere vitin mbuluar me debore, Gramozit,..
Lumi Devollit e ndan me perrenjte e shumte me Dardhen piktoreske,,
Banoret e saj inteligjente e bujare,me zemer te bute,packa se ishin me shume malore..lind nje vajze syshkruar,…
Prisnin si driten e diellit te lindte nje djale.Nga ajo gjenerate vetem vajza lindinin nuset…
U tha kllaniku per nje djale, duhej hapej nje dere,duhet trashegim oxhaku,…
Qanin strehet e shtevive,rridhnin pika loti sa here qe lindnin vajza,…packa se ato ishin enjgjej,..
Femije,njeres qe duan te shohin drite,qe kane jete e tyrte,gezimin,aveniri ,fatin e te ardhmen…
E kjo e ardhmja,…..konservatorzmi patriarkal,…nje brenge e madhe,,,nje merak i madh ,me i larte se malet,..
I mundonte tere jeten prinderit …dhe fisin..C’fat do ta priste femren kur te ritej,..
.kur te martohej,,ç’do ta priste e mira apo e keqja,,,
Nje jete skllaveri e gruas ,me ligje te pashkruara,…
Por si per cudi,grate nuk po dilinin koke ulura si me pare kur lindte nje cupe, nje vajze,..
sec cucurisnin midis tyre e dukeshin te celura ne fytyre,
Dhe ja nga nje dere e degjuar,nje familje me djem inteligjente e patriote,
nga fisi i hysolleve ne fshatin Areze,nje fshat me emer te madh e me tradita,
lindi nje vajze me nishan ne sy,,,
..lajmi mori dhene jo vetem ne devollin e sperme por edhe me larg,
megjithese u munduan tere jeten ta mbanin te fshehte,
nga frika qe mos i ndodhte gje vajzes,por edhe..
Nje enigme a nje alibi,…mbuloi e mbylli gojat e njerezve,..
S’guxonte njerii te pyesnte,per vajzen qe lindi,…
U muar vesh me vone,se vajza kishte lindur me shenje,,,
..se dhe shenjen e kisht ne sy kjo ishte me se e vertete ,se te gjithe me pas e pane,
, si nje iris te dyte ,ne te djathte te bebes se syrit, sikur ishte me dy bebe e pashpjegueshme,
se as dhe ne mjeket nuk e cuan,po ku kish mjeke atehere,..nje dukuri e veçante dhe e habitshme,..
qe nuk ia pengonte shikim, por me shume e zbukuronte…..
Alibite vazhduan tere jeten per vajzen derisa sa u martua,..ato shkonin deri aq larg sa
…ishte lindur me kemishe,,,keshtu thonin dhe besonin,,…
ishte e bukur,t’ia kepusje koken,si e bukura e dheut,,dhe emrin ia vune Zembake,
..lule e ka luar luleve..

Martesa ,…fat i ndritur, …por jo si ne vaj,..

Vishocica,nje fshat agallaresh dhe zengjin,me tradita patriotike e kulturore ne mes te fushes se devollit ,,,,
Me fushen e saj te begate,me bujqit e grate e mencur te degjuar ne tere boten,..
Me bura patriote qe e rihnin shume kurbeti ne brezni,..
pasuria s’dihet nga vjen,por per ta dihet,fusha qe ishte nje miniere ari e gjelbert ,..
dhe parate e kursyra e te nxjerra me gjak nga kurbetlinjtee robetuar.
Ajo frike e madhe si brenge e jetes,i buzeqeshi,..ishte me fat ,thoshin,..
…deri sa ishte me shenje,pa dyshim do i buzeqeshte fat dhe ne martese,..
U martua ne nje dere me te pasur se c’isht familja e saj,ne bejleret,me Sulejman beun,…
Nje djale i pashem,bukurosh,i gjate,kapedan,fisnik,e qe te gjithe cupat e fashtit enderronin ta mernin ate bure ,
por forca e zakonit,frenonte martesat brenda ne fshat,..kesht qe i gjeten nuse me mbleseri,
S’lane vend pa kerkuar,deris sa grepi u ngul ne Areze,e zuri jo peshk,por si thoshin nje mermite,
nje bukroshe deti,aq e pashme qe arzarja,..s’kish te share..
Jeta nuk i kaloi me shume vuajtje,por me dhimbje,mori e nje plage ne zemer shume shpejt .
i vdiq nje djalei ritur i azërte,nga ethet keshtu thoshin ateheret,
dhe heqimet ,doktoret si i thoshin atehere, bene te pamunderen ,i paguan ,me flori,por nuk shpetuan,..
Dhe i shoqi i vdiq shpejt nga nje grip i rende,thoshin ateher.,duke ia lene djalin jetim
Djali i vogel,femija i vetem i saj, u rit shpejt zgjatej ,sikur i kishte vene kembet ne pleh,i gjate filidan,i mencur,trim e punetor,…

Arëzarja ,….. Zëmbakja,..

Nje grua shume e degjuar ne fshat,jo per bukurine,po per nikoqire,s’ja kalonte njeri,
pastertore,bujkeshe jo si fusharake por si malesore,i merte vishocarka ne kuriz,
megjithes ato ishin trup madh , me te te bukura,mollekuqe,si pela cifligu…te ritura azart,.
djalin e martoi ne fshat,theu ligjet e kanunit te devollit,e deshte e dashuronte,packa nje dashuri platonike,por e thehu akullin,…
Do te lindte nusja,s’e dinin,djale a vajze,c’e kish shkrojtur perendia dhe fati,
qejfi ia kisht djale keshtu ishte dhe zakoni,..
Por ja fati,prap nuk buzeqeshi ,mire thone nuk luhet me fatin,nusja i lindi vajze,..
I biri,nje bure kapedan ,trktoristi me i vjeter i zones, e kish pyetur te emen,per emrin ajo qe pergjigjur qe si te deshironte djali.
Ai kish vendosur,do tja vinte emrat e dy presonazheve te dashur te tij,
te tragjedise se Shekspirit,Romeo dhe Zhuljeta,..e nusja i lindi vajze,dhe emrin ia vuri i ati sic e kishte vendosur,
,duke mare lejen e te emes,..
Kur nusja i lindi djemte ,se kishin gjashte femije,njerin me te mire se tjetrin,i biri i kerkoi nenes,djalit t’ia vinte emrin..
Nena,Zembakua, e priti me kenaqesi e i tha te birit :
” -Ma shtove jeten mor bir me keto fjale,e nena do ta plotesoje deshiren,
por me fal se ti je perparimtar ,le ti veme nje emer te vjeter,…u mendua ca e nxori si me turp fjalet mjalte te saj….
-Te njgjallim tet Ate,Sulejman,…ishte bure i zgjuar per are e per grua, ishte trim e patriot,kish luftuar kunder turqeve,..
llagapin Beu,se kishte grade,se ishte ushtar, ia vuri fshati se ishte dollibash,…
Fisi yne bejlere ,llagapin e mbajme ,jo se jemi te pasur me toka,por te pasur ne shpirt e ne zemer,…”
Djali ,e perqafoi ,nenen e puthi,ky ishte miratime pa fjale, e djalit ia bene vidjet adetin ,…
Ai u be i mbare,si dikur i gjyshi si dif,,i njgjiste nga trupi e nga truri,Sulejman per koken e Sulejman beut.
Te gjithe e mbajne ne goje Menin ,jeton ne Amerike,eshte si nuse e stolisur,..

E mbesa,..

Ishte e mbare e u rit ,si princeshe,e deshin te gjithe,ishte vajza e pare e fisit,..
Zembakua e deshte pa mase,mire thone,qe mjalti i mlatit eshte me i embel.
mbesat e nipertit u dashkan me shume se femijet,
e mbante ne krahet tere diten sa qe e vogel,,,
dhe kur u rit se leshoi e mbante ne gji,flinte me te derisa u be vajza e madhe,,
Mbesat e niperat nuk iu semuren njehere,s’pane doktor e ilace me sy,,,
thoshin i kish kenduar Zembakua,ne barkun e nenes,
te mbrojtura nga semundjet, mos bini ne sy….
E mbesa thoshin ,i njgjiste gjyshes,nene Zembakos, nga trupi ,nga mende ,
nga fjalet,melem ishte per shoqeri,prandaj tere fshati e shikonin ne sy ,…
…lum ai burre qe do ta mirte,, do ishte me fat,,qe do ta fuste nuse ne shtepi,..nejse…
Kishim lidhje miqesie me ate familje e vija shpesh,por me shume se kisha muhabet me te mbesen.
Gjithnje do te kthente kurizin kur bisedonim dhe to te thoshte si per te na i dhene lejen ,
– Mos kini turp nga une, se uns’degjoj,- …e kush s’degjonte,nejse…ishte perparimtere e kohes,…
Sa here qe largohesha nga shtepie e tyre ne xhepat e mija shihja karamele,
…kur m’i dha si mi futi ne xhep e une si ndjeja,,
C’ishte ai njeri,..se kur m’i fuste zoti me dore, sic i thone fjales per gjerat e pabesueshme
..Cfare te lesh e cfare te thuash e te shkruash me shume per kete grua ,te gjitha duken te pabesueshme ,
por i kam pare ,e i kam degjuar me syte e veshet mij. i kam jetuar….
Nga Gjenitë ,kane dale njerez te ditur,s’ka si shpjegohet Bibla,me Jezusin e te afermit e tij.
prandaj ajo ka dhe te verten e jetesoren e besimin brenda saj,.. E mbesa ishte pjese e
shpirtit te saj,ec dhe i beso ketyre thenijeve te popullit,duken si gjepura,
por i njgjante shume nga tabietet,nje fjele e vjeter e huazuar, nga sjelljet e nga karakteri

Gruaja e kënduar,….

Fjala” e kënduar” perdoret ne anet tona per njeri te zgjuar ,inteligjent i shkolluar,…
por edhe per nje kuptim tjete,r per grate e nenat qe kendonin,
qe benin urata femijeve e te semureve e qe te sheroheshin…
Ajo i plotesonte qe te dyja dhe fjala ishte me se vertete.,kuptimplote.
…..Kur ishte vajza e e vogel ne Areze,e ëma e kish shpene per te kenduar ,
se ishte e semure,ne nje grua te verber n fshat,,
Verberesha,nuk e pa vajzen ,dhe persersite ca fjale,me kuptim,
por jo ne gjuhen e saj,e me ca levizje te kuptueshme,…
Kjo ia kish regjistruar te tera,,,e kur semurej ,,,fshehurazi i kendonte
,i persertte ato fjale pike e per pike,,e sherohej shume shpejt..
Kete gje beri me femije e saj,por dy djemte i mori zoti ,nuk ishin te saj,
keshtu thoshin ,djali qe urit nuk u semur njhere,thoshin se kendonte e ema,..
Fjalet moren dhene,e gjithe fshati filluan ti besonje nene Zembakos,,
,ia kaloi heqimve,doktoreve,fjala e saj njgjiste si zamke,ishte me shume se ilac.
Nami doli nga fshati e ne tere zonen,.Fshati ishte i lumtur,
qe kishte nene e kenduar,me shume se nje doktor e krenoheshin me te..
lindi nje shprese e madhe vendi e mungese te doktoreve se atehe nuk ekzistonte as si emer, …
e zuri gruaja,nena e kenduar,..
Nenat ishin me te çliruara te shkujdesura ,po te semurej femija,..me vrap shkonin ne Zembkua,
me nje veze ,nen pregac,si per t’u zene e kendura ,jo per shperblim ,se Zembakua,
nuk pranonte as nje qindarke,e bente falas ,per sevap,…keshtu thoshin ..
per kete e kish porositur dhe nusen qe mos u pranonin asgje nga njerezit..
Jo vetem kaq po ajo qe eshte per t’u permendur gjesti e shpirti i saj humanqe pershkoi tere jeten ,
ne ndihme te njerzve te vobeget e te semure.Sa here qe do te benin pasterma familja e saj ,
gjysmen do ta shperndanin per urate, tek familjet e varfera tek te semuret e fshatit dhe sakatet,
nje fakeqesi e natyres per ta,,ashtu ishte porosia e saj qe diten e pare e erdhi nuse ne bejleret,
e kur u mplak,zemra e saj s’u thye njehere ajo ishte e madhe,per t’i qenduar sa me afer njerezevet,
vellezerve e motrave si i quante ajo,
jo se ishin shume te pasur materialisht,por ishin te pasur shpirterisht,

Bija devolleshe

Vitet rridhnin pa u ndjere e njerezit tani e therisnin me nje emer te ri ,me ze nen buze ,gjyshja shenjtore,..
Kjo fjala e dyte ,thuhej ne fshehtesi,se rregjim ,sistemi e lutonte fene e besytnite fetare…
Por kjo e kenduara,…e sheruara e femijeve dhe e te semurave,,nuk ishte fetrare,
ndoshta rituale e vjeter me tiparet e njeriu gjeni,qe me forcen e fjaleve te shprtit te zemres ,
me frymen e shenjte te sheroje shpirtra,femije e njerez.
Se ne fshat kishte e gra te tjera qe kendonin ,dhe gjyshja ime,po ashtu,
i zihej e kendurar,se ishte nga familje fetare ,i vellai ishte hoxhe e mesues ne fshat,..Une e arita,.
..ia di sekretin e jashtem te fjaleve te saj,e jo forcen e brendshem te fjales,..
Ajo thoshte ca fjale ne gjuhe arrabisht ,si rituale , i dinte permendesh e frynte nga goja,
kur i kendonte,..por ja qe sheroheshin femijet,,,por kur nuk sheroheshin ,
i shpinin ne nene Zembakua,ajo ishte e pazevendesueshme,..
ishte idhull,shenjtore a dicka me shume…nje burim a force natyrore e gjithefuqishme,..
Pervec besimit te njerezeve,qe shpjegohet edhe shkencerisht,
Zembakua fshihte ne menyre te pakutueshme as edhe nga ajo vete,
disa dhunti,si hipnotizimi po e po,por e me shume,,..
Me qindra e qindra raste sillnin ne bisedat njerezit qe ishin sheruar nga shenjtorja,
qe i kish sjelle ne jete,i kish nxjere nga vdekja,,,i kish njgjallur,,,
keto jane fakte ,flet nje fshat i tere ,te vjeterit qe rojne akoma se te rinjte e sotem ,
as qe duan jo qe ti besojne por as ti degjojne se jane te pabesueshme.
Cilesite e saj,jo vetem qe jane teper te pabesueshme ,per cilido qe nuk e ka jetuar ne kohen e saj apo,
qe lexon kete shkrim,,por ne te vetete jane e ta paktueshme, mbase me vone shkenca do najape pergjigje ….
Edhe nusja,e reja ,qe u mplak bashke me te,e qe e deshte me shume se nenen e vet ,
e jo si vjere,nuk mundi te mesoje nga sekrete e saj,….
Te njejten gje trashegoi dhe mbesa e saj,e cila dinte me shume nga sekretet e nenes se kenduar,
por ato u bene vazhduese te cilesive me te mira ne rugen e tyre ,edhe si amanetet e saj…
Sa e sa refime dhe humanizma qe tregojne per te,,,i kishin kthyer htepine tyre hotel,
per udhetaret qe mbeteshin ne ruget e blokuara nga debora e madhe e dimrave.
Qe me te shoqin ,pastaj me dajin e neperat,gjihmone kur shikinte ne mbremje ,
njeres qe vertiteshin ne lemi,ne te dale te fshatit per ne Trestenik,ajo do ti thoshte qe te shkonin
e ti mernin ti sillnin ne shtepi ,e i prtinin si miq,..,nuk di cfare te shkruaj me pare se dua te mos zgjatem.
Por le ti leme keto per nje shkrim tjeter,le ta leme biseden e hapur,le te tregojne
njerezia per jeten,
vepren ,bemat ,pse jo mrekullite e saj, te” shenjtores devolleshe ” Zembako Bejleri nga fshati Vshocice ne Devoll.
A nuk ishte ajo pak e njgjashme, si Nene Tereza shqiptare e shenjte,motra te nje gjaku,Lulet e Gonxhes ….
.por jo kaq popullore sa Ajo, qe shetiti kontinte,e sheroi me mijra njerez ne planet,…

” Shenjtorja ” devolleshe,nje jete ne tre shekuj,..

E mbesa kujton ,te gjithe e dine,qe kur Zembakua,mbushi te njeqind vitet e jetes ,
me nuk ia numeronin,se dhe vete nuk kishte qejf,,..
Kur ndonje femije e pyeste qe sa vite je moj nene,se te medhenjte nuk e pyesnin,
ajo nuk i pergjigjej direkt,sa vitet e tua po shto e ca nga mua ,e qeshte,,
-Me nofuske,leternjoftimi si i thoshim,se tani i thone pashaporte,-tregonte shpesh kur u be viti dymije,
,se i jetoi te tria kohet,-kam lindur para vitit njemije e neteqind,me dy zero,…
Pra Ajo i kaloi te qindertat,jetoi me shume se nje shekull,duke i prekur ne kohe te tre shkujt,
nentembedhjeten,njezeten e njezete nje,derisa nderroi jete.
Deri ne frymen e fundit kur dha shpirt,me mend ne koke,mendjen e kishte top,vetem njeri sy e shqetesonte ,
ai me shenje, se sikur iu zbardh pak,
por nuk kishte veshtiresi se ajo shikonte jo vetem anash por edha nga mbrapa,ketu sikur e e teprova,
do te thoni por eshte katerciperisht e vertete,pa le sistemin e te degjuarit nuk iu mplak…
Ajo e kur s’te shikonte nga afer ,qe nga larg e dallonte njeriun,..
ç’te qene keto shqisa te pabesueshme dhunti te lindura, qe nuk i kane njerzit e zakonshem…..,
prandaj vec te tjerava, natyra e jeta kish beri ate shenjtore,…
Ajo kishte disa cilesi te thjeshta njerezore,qe çdo njeri mund ti edukoje e ti beje per vete..
Ishte mjalte nga goja,nuk tha njehere ne jeten e saj nje fjale te keqe,
nuk u nevrioks ate prishe gjakun njhere ,se ne fund te fundit njeres prej gjaku jemi ,
ja se ishte e tille. Sa edashur qe ishte,shpirt njeriu,,nuk merrte njerezit ne goje ,
te gjithe i levdonte,sa i deshte te varferit e te vobektitt.
E si mos thuash qe kishte nje edukate brilante si te rene nga qielli.Po sa e paster ishte,
kater here e lante fyren ne mengjas me sapun,tregon e mbesa,derisa ti kerciste,
keshtu e mesoi dhe ate.Por disa sekrete ruan dhe e mbesa e nuk i peqen t’i publikoje,
ashtu si cdo njeri ka sekrete e jetes, se tij.
Ishe dhe intligjente e shkolluar,njihte shkencen sic zoteronte njohurite fetare,,
Vetem qe te pershkruash portrtein e saj mendoj qe nukarin nje shkrim me vete,por nje liber,
prandaj nuk po zgjatem me,se edhe kaq ,e bera me nje synim ,per te qene te besueshme,
per ato qe shshkruaj, per cdo lexues ne kohe e ne moshe…..
Vdekja e saj ishte e ëmbel dhe e lehte,si ato frutat e pemeve kur piqen e pastja pikojne perdhe.
Vdiq me goje,se ato kohe kaloi nje grip i rende dhe e mori,,,sedhe vte thoshte dua te roj ,
..por jo dhe shume se nuk do te tretem mbi dhe.I pergatiti vte te gjitha takemet ,veshjen e varimit,i kish me merak,
i kish palosur e vendosur ne sendyqin e saj si ate pajon e nuses.Pa le dhe te birit i kish then qe ti hiqte menjane,
parate e vdekjes se atehere qe nje fukarallek i madh.
Amaneti i saj qe i thjeshte se ato i kish lene me pare pa ceremoni,psh,.
.thoshte gjithnje qe kur te vdes ,mi mbyllni syte mire,..sic duket nuk i pelqente t’ia shihnin syrin me nishan,..
se edhe fotografi nuk i pelqente te dilte e megjithese ato beheshin rralle,..
te fundit ..:
-T’i nderoni njerezit ne varim,,mos me turperoni..e kujt i thoshte djalit nuses,
mbesave e niperve qe e donin si syte e ballit.
Do te bej nje ndalese te rjedhes se mendimeve,..Nuk ka ne bote shkuarje te tille,
te vjeres me nusen,ishin shembull,idhuj…merite e saj por edhe nuses,
qe te njeten gje beri ajo me nuset e djemve.
Varimi ishte madheshtor,jo vetem per nga masiviteti,pjesmarja,
qe shkulur i tere devolli,pa le Arreze e devollii siperme,
por per nga nderimet qe iu bene si te ndonje trimi ,apo te riu..
Rresht i gjate qe vargu i madh i kurorave te nxenesve te shkolles e grupe- prupe te rinj,
pa le buqeta te freskete me lule,se vdiq ne behar,vari iu be si leme,..
Edhe sot pas nje dekade,ne varezat e fshatit,do te shohesh njeres qe shkojne ne varin e saj,
prehen dhe marin uratat per njerezit e tyre nga shpirti i gjalle e Nene Zembakes.
Lule dhe qirinj te ndezur,te pashuar,ne shenje nderimi dhe respekti per te,
Ajo eshte gjithnje e gjalle e paharuar mes nesh.

Le ta kujtojme e te nderojme emrin e saj,e le te jete dhe krenaria jone,per kete grua shenjtore devolleshe syshkruar e te paharuar,..
Ku ta dinin Ato , se jetonin ne nje kohe, e madhja Gonxhe,Nëne Tereza Shenjtorja e Njerezimit, dhe Nëne Zembakua,nje nene e tjeshte,qe do ti falte dashurine e madhe te femres,gruas dhe te nenes ,dashurine njerezore,te zemres,te shpirtit,
te fjaleve te saj me besimin e njerezve ,te vobegete e te semure,per ti dhene atyre,force,energji,per ti sheruar per ti falur jetene e saj,..
Dhe pas ca vitesh Nene Zembaken , do ta therrisnin shenjtorja devolleshe,qe do te kujtohet e do te mbahet mend brez pas brezi,..
nga Gonxhet, nga bijat shqiptare te tokes se bekuar.

God bless, Nënat shenjtore shqitare..

Luan Kalana
Devolli.net 10-02-2012

loading...

Komento!

loading...