Home / LAJME / PERSONALITETE / Bijat e Marigose
loading...

Bijat e Marigose

Bijat e Marigosë,devollesha hoçishtare, Dr.Tatjana Priftuli Kraja…

“Në verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio e lindur në Hoçisht të Devollit me banim me familje në SHBA, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur aty në ishullin . Midis tyre ishin edhe përfaqësues nga SHBA-ja të dërguar nga shoqëria patriotike “Besa-Besën”. Patrioti Kola, me të vëllain Thoma Katundi nga Hoçishti, porosit zonjën Marigo që flamurin qe e qendisi me duart e veta, me të cilin ajo u kthye në Vlorë, ta vishte nën teshat e saj qe mos e diktonin..
Një vit më vonë, Marigoja ia dhuroi këtë flamur plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, për ta ngritur në 28 nëntor, në ballkonin e shtëpisë së Xhemal Beut.

Shumë patriotë kanë të njëjtin mendim se flamuri i ngritur në 28 nëntor është pikturuar e qendisur nga vetë dora e zonjës Marigo, sipas modelit të shqipes së vizatuar nga Dom Mark Vasa. Këtë hipotezë e mbështet edhe zonja që ka punuar pranë Marigosë gjatë të gjithë jetës.
Flamuri prej Amerikës që solli Marigoja iu dorëzua më parë se te vinte vetë, Llambi Bimblit, i paprekur, kur këta po niseshin për në Korçë, dhe ky Flamur u ngrit kur Korça deklaroi nga ana e saj pavarësinë.”
( …marrë nga shtypi i kohës)

“Emri i Marigosë ,u laura me nderime ne festimet madheshtore te 100-vjetorit te Pavarsisë,ku ju bene nderimet e merituara,e u be tashme e njohur ne historine tone kombetare,edhe per nje fakt tjeter historik.
Në fshatin e lindjs te saj ne Hoçisht,u perurua Shtepia Muze kombetare e Marigosë ku çdo ditë mban te hapura dyert e saj per vizitoret e shumte qe shkojne atje.”

(..marrë nga lajmet e 100-vjetorit te Pavaresise te Shqiperise)”.

..Engjëjt nuk zbritën nga qielli,
Hyjnitë dhe Perëndeshat janë të Tokës.
Serenat, marmetat mbretëreshat e ujit.
Shtojzavallet janë të Bukurat e Dheut.
Gratë shqiptare kapedane e luftëtare.
&
…Princeshat Devollesha, thonë legjendat,
pjella gatuar nga plisat e tokës,
me ujin kulluar të lumit të Devollit,
aromën e lulevebliri te Moravës,
me majanë luleshqerkave të fushës.”

(…marrë nga letërsia e antikitetit)

Në repertorin e thesarit folklorik popullor të Devollit,shumë kënge popullore iso i kushtohen vajzave e grave trimeresha devollesha. Midis tyre, spikat tipke një kengë simbolike perlë, ne forme bejte, krijuar e kenduar nga artisti popullor, bilbili i devollit, i paharuari, Ali Kondi nga Piluri.
Krahas zërit melodioz polifonik,ai i zbukuron duke i veshur,me nje bukuri artistike me metafora,epitete dhe krahasime njëra më bukur se tjetra.Vajzat e gratë Hoçishtare ,ai simbolizon trimëresha luftëtare,motra te Marigose,qendistarja e Flamurit te Pavaresisë:

-” Hoçishtare trimëresha shqiptare,
artiste bukuroshe dhe qëndistare,
për këngë e flamur,
s’ia kalon njeri për valle…”

(marrë nga studimet per folkorin)

* * * *

Dr.Tatjana Priftuli Kraja,devollesha hoçishtare..

-Ku janë sot Hocishtaret ?!

Vajzat e grate, nënat hoçishtare luftetare te lirise, partizanet trimeresha, bujkesha te palodhura, pishtare te emancipimit e te kultures qytetare ne fshat e ne gjithe vendin, ato bija inteligjente kuadro artiste e muzikante…
Në Hoçisht, në Devoll, në Shqipëri dhe nëpër botë si kudo ato shquhen si Flamurtare.
Një prej tyre jeton dhe është njohur këtu në Clearwater Florida, Amerikë…
Tatjana Priftuli Kraja, e lindur në Hoçisht, në një familje me tradita patriotike e atdhetare, një vajzë e thjeshte dhe e dashur, nuk do t’i kishte shkuar ndermend ne enderat e saj feminore, se një ditë emri i saj do të lakohej këtu në mërgim në SHBA, ashtu simotra e saj hoçishtare Marigoja.

Pasi mbaroi shkollen tetevjecare ne qytezen e bukur te Hocishtit, fshat me tradita te pasura historike, patriotike, fetare, kulturore e artistike, që ajo s’e ndan nga goja, por se dhe zemra e saj atje eshte, ku pleqeron e ema e saj e nderuar,nena Sofika, vazhdon shkollen e mesme mjekësore ne qytetin e Korçës.

Për rezulatate te shkelqyera ne mesime, ajo fiton te drejten per te vazhduar shkollën e larte, në fakultetin e Mjekesise te Universitetit te Tiranes, te cilin e mbaron ne vitin 1992 dhe diplomohet Mjeke e Pergjithshme.
Në fakultet njihet e dashuron bashkestudentin e grupit, me djaloshin inteligjent Ardian Kraja, me te cilin martohet, pas mbarimit te Universistetit.

Të dy burrë e grua fillojnë një jete te re familjare dhe profesionale në qytetin veriperendimor te Shkodres.
Tatjana fillon e punon mjeke per disa vite në Dajç të Shkodres, ku shquhet per humanizmin e profsionalizmin e saj. Ajo u qendronte tek koka te semureve, duke fituar shpejt nje simpati te veçantë e popullaritet tek pacientet e saj.
Më pas ajo transferohet e punon mjeke ne qytetin e Shkodres, ne lagjen Perash,deri ne vitin 2005 ku fitojne llotarine Amerikane, duke u vendosur me familje ketu ne Florida, ne Clearwater.

Tashme pjese e familjes jane edhe femijet, Gearta artiste dhe Denisi çapkën i vogël…
Ajo jo vetëm s’do te harroje kurre Hoçishtin e Devollin, traditat me te mira të vendlindjes, por do t’i demostroje e popullarizoje e ne rrethet e shoqerise Shkodrane,duke manifestuar dhe cilësite më të mira të një guaje me origjinë devolleshe, por edhe një nuse e re shkodrane.
Ketu ne Usa ajo e fillon punen si vullnetare ne Spitalin e Largos, ku shfaq tiparet më humane te shpirtit te Nënë Terezes shqiptare, Mother Teresen, duke rritur personalitetin e saj, si mjeke dhe si një grua inteligjente shqiptare,e mencur e thjeshte dhe popullore, gojëmjaltë, e dashur me të gjithë.

Nderkohe vazhdon kursin per flebotomi (laburante gjaku) dhe fillon pune ne kete profil pas nje vit pune si vullnetare.
Nje kolege e saj shqiptare, qe punojne bashke me të në spital, nuk kursehet me fjalet me te mira per Tatjanën.
“Ajo eshte nje grua e perkryer, intelektuale e kompletuar dhe nje grua humane dhe e perkushtuar ne punen me pacientet dhe me nje sjellje per tu marre shembull me koleget e punes”…

Por ajo që do të më ngacmonte për të shkruar këto rrjeshta modeste per jeten e portretin e saj, eshte talenti e veprimtaria e saj, aktiviste e shquar, ne jeten shoqerore, kulturore e artistike ketu me komunitetin shqiptar ne Clearwater.
Një bashkëpunetore e denje dhe e zellshme me burrin, si ne shtepi e jashte familjes, ne rrethet familjare e në mjediset shoqeror, ajo do te shquhet si nje “flamurtare” e palodhur duke dhene kontributin e saj te pakursyer e duke sakrifikuar familjarisht ne aktivitete qe do te organizoje fondacioni shqiptar-amerikan i trashegimis kulturore ketu ne Tampa Bay, ku president eshte burri i saj Dr.Ardian Kraja,ish mjek ortoped i ushtrise shqiptare te Natos ne Irak.

Gjithmonë të pandare do ti shohësh në çdo aktivitet, si ne mbremjet familjare me shqiptaret ashtu dhe ne te gjitha aktivitete kulturore artistike bashke me vajzen e tyre Gearten, nje fotografe artiste profesioniste.
Ata ne nderuan ne festivalin nderkombetar te kenges e te valleve qe organizohet ketu ne Florida prej vitesh, ku grupi shqiptar i valleve, qe mori pjesë per here te pare, u nderua me çmim nderi.
Ishte nje sukse i madh i komunitetit shqipatar te Florides,por dhe nje emër i madh qe u pagezua nga mediat e shtypit e te Tv amerikane me emrin “Fluturojne shqiponjat shqiparte ne Florida” titull qe une e kam perdorur ne shkrimet e mija.
Tatjana,me të bijen Gearten, bashke me shoqet, vajzat e tjera prezantuan me kostumet kombetare pothuajse dhjete krahinat shqiptare, duke luajtur valle nga tere trevat shqiptare, ku Gearta ishte nje pjesetare e denje e grupit te valleve.
Sa kuptimplote ishte ky aktivetet dhe per kontributin e madh te familjes Kraja. A nuk eshte Tana një vazhduese “flamurtare” e si motres se saj qendistare te flamuri, te Marigo Pozios ?

Ne veren e vitit te kaluar gjate vizites ne vendlindje me familje ne Hoçisht,Tatjna vendosi nje buqete me lule ne Shtepine Muze te Marigose,ne shnje repekte e krenarije,si bije e denje e pishtares flamurtare e qendistares simbolike.

Le te jetë Tatjana, nje shembull frymezimi ne emigracion, pishtare, flamurtare e shqiptarizmit ketu në dhe të huaj, në trashegiminë kulturore kombëtare shqiptare për gjeneratat e ardhshme.

LUAN KALANA,SHBA…

loading...

Komento!

loading...