Home / OPINION / BERMUDET NËN THJERRZËN TIME (4)
loading...

BERMUDET NËN THJERRZËN TIME (4)

BERMUDET NËN THJERRZËN TIME (4)

Retrospektivë II: Platoni, Atlantida dhe Trekëndëshi i Bermudeve

Sipas të dhënave dhe njohurive mbi Platonin, nuk duhet të dyshojmë se Atlantida është trillim i ndërtuar në vend të kritikës së rëndomtë filozofike që i bën Athinës. Natyrisht nuk mund të hidhen poshtë hipotezat e ndryshme mbi këtë, sidomos kur të merren parasysh të gjitha rrethanat e kohës së tij. Atlantida ekzistonte ose jo, miti u ngrit dhe në këtë kontekst, mund të flitet për qytetërim megalitik ose shikuar akoma edhe nga aspekti i organizimit shoqëror, ky vend del të jetë një forcë kryekëput detare, pra tallasokraci e kohës së përmendur më lart në paragrafin aktual. Do të cek gjithashtu se dy qëndrimet që i kundërviheshin njëra tjetrës nga njohës të ndryshëm ishin:

  • Ajo që tregon Platoni s’është tjetër përpos trillim e mit që nuk ka aspak lidhje me historinë dhe;
  • Të dhënat e Platonit janë të vërteta ose së paku të bazuara në fakte që në vijim janë zhdukur dhe kështu u hapën rrugët për ndërhyrje dhe ndryshime në veprën e tij, nga autorë post-platonikë grekë.

Këto sa për njohuri hyrëse në gjirin e mistereve të Trekëndëshit të Bermudeve. Shumë autorë që flasin për këtë temë, nuk e lënë pa përmendur Platonin dhe Atlantidën të cilën e plasojnë në këtë vend ku nuk po ndalen fatkeqësitë, – zhdukjet misterioze të njeriut bashkë me teknologjitë në shërbim. Kam gjetur një moment interesant që me siguri luajti rol shumë të madh në atë që çoi njerëzit të flasin me bindje për çudirat fatkëqija në “Time”-në e Platonit kur tregon Kritias-i për stërgjyshin e tij Dripides-in e që ky i fundit, u njoh nga Solon-i (shek. i VI-të p.e.r) i cili ia zbuloi në besim, fjalët e priftit të tempullit të Said-it:

“… Brenda një dite e një nate të tmerrshme, armatën tuaj athiniane e gëlltiti nëntoka, dhe po ashtu, ishulli i Atlantidës u përmbyt dhe u zhduk (i tëri) në det. Kjo është arsyeja pse edhe sot oqeani atje është i vështirë dhe i padepërtueshëm nga pengesa balte në cektësi që ngelën nga ishulli gjatë fundosjes.”
“Edhe sot” thotë prifti egjiptian, por na në vazhdim do të shohim se një pjesë e oqeanit atlantik, është tejet e vështirë për ta kaluar… Këtu vetëm mund të shtoj një teori tjetër që nuk është trajtuar aspak nga autorë më të hershëm. Nëse edhe në kohën para Platonit dhe mandej gjer në ditën nga ku unë fillova (në mes të autorëve të shumtë) të debatoj mbi fenomenin e Atlantidës paska pasur lundrime në hapësirat e largëta edhe pas zhdukjes së ishullit në fjalë dhe në këtë zonë nga vështirësitë e pa përballueshme, supozojmë se qenkan zhdukur numër anijesh për të cilat nuk kemi të dhëna faktike përveç fjalëve që i përcjell Kritias-i: “… vështirë dhe i padepërtueshëm.” Përpos kësaj, ai përmend “baltën e cekët”, mos vallë kështu i quan algat e shumta për të cilën bëmë fjalë në vazhdimet paraprake…?

Ku shtrihej Atlantida?

Për të rrumbullakuar tani me shtrirjen eventuale të Atlantidës, do të cek se Platoni në shkrimet e veta, flet për ishull brenda Shtyllave të Herkulit (Gjibraltar) që lirisht mund të jetë tokë e zhdukur sipas ndonjë legjende të atëhershme e që po kjo, shtrihej ndokund në afërsi të Korfuzit. Por si do që të jetë, për ne është me rëndësi nëse marrim për të saktë se Atlantida ishte kontinent apo ujdhesë relativisht e madhe, kishte ndonjë qytetërim aq të zhvilluar sa që me përmbytjen totale, nuk u shkatërruan definitivisht të arriturat e tyre dhe sot, ndonjë aparaturë për prodhim energjie të nevojshme në për atë qytetërim, vazhdon që kohë pas kohe të emetoj akoma ditëve tona ndonjë forcë të fuqishme por tani, shkatërrimtare. Kjo energji mos vallë ishte një qendër kozmike ose qendër për komunikim ndërplanetarë? Ndoshta…, por t’i kthehemi shtjellimit kronologjik të përjetimeve të njeriut gjatë shekujve, duke vazhduar nga koha të cilën do ta quajmë Post Colombo që nënkupton shekujt XVI – XIX. Do të shkëputemi nga termi PostColombo vetëm nga tragjedia e parë aviatike e këndej, që njëherit, përbën kohën moderne të mistereve Atlantidës së imagjinuar apo ndryshe thënë, të Trekëndëshit Bermudian.

(Vazhdon me “Mallkim e namë ose stuhi natyrore dhe galioni Genovese në qendër të uraganit)

loading...

Komento!

loading...