Home / POEZI / Balade Shamitë e Nënës ,flamur
loading...

Balade Shamitë e Nënës ,flamur

Shamitë e Nënës , flamur
BALADE

….nënave burnesha shqiptare

Nënat tërë jetën dy shami mbanin,
shaminë e fisme te zezë ne kokë,
te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,
shamiçkat e bardha te dites i mbanin në gji.

Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,
natën në jastekun qumësht të bardhë,
në gjoks të mbeshtjelle shamickat e bardha ,
nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,
për ne kolopuçët, ishin një alibi .

Në ikjet e para nga vatrat në shkolla,
nënes iu hapej si pus nje plagë,
vec lotët e fjalëzemre me mall,
shkulnin nga gjokset nje gur strall,
shamiçkat e bardha si një gurmargaritar.

Brenda në të si në kasafortë,
vinin lekë me nga një letrushkë,
“-Kur të sosen lekat në xhepat,
blini me shokët, lapsa e fletore,
qëndisni per nënat zemrat në letrat.”

Lundronin bijtë, marinar në dete,
vinin rallë e për mall larg syve te saj,
shamitë e nënes e lidhnin në ballë,
sekret,ishte ilaci melem i nënes
që koka kurrë të mos iu dhembte.

Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,
ca guriçka lajthi nga zalli e vakëfi ,
mbështjelle per mall ca arra e të Atit ,
i fliste portreti, imazhi i tretur në vaj:
-Mos qani biro, te forte,vini një gur zemrës .!
fshinin lotët e ngrohtë me shamiçkat e Nënes..

Që motrat kureshtera të mos i hapnin,
nëna për besë kish lidhur me ta, nje fjalë,
natën ëmbel si perralle nina -nana e tregonte,
“Po te hapej shamiçka,fëmija saj e pësonte.! “

Vinte me mall mësues nga rrethet në shtepi,
në hyrje te fashatit ne varet per karshi ,
në plepat ombrellë të fushes së sportit,
një ogur, nje re e zezë,i kishin zëne pusi ..

Motrat kërthinjka iu sulen si zoçkat papendë,
nga grumbulli mbi varet, grave shamizeza,
-” Mosni ,mosni..”-bertiten ato me force,
si plluske do pëlcase djali,mos hapni gojen …

” E shenjte fatbardhe,s’ishte per ne,
hapi pa pyetur shamiçken e nenes,
zoti na i mori per flutur ne qiell…”
qanin me britma lebetiteshin me kuje.

Nuk dinte ai sa qau me ngërçe si fëmijë,
kur u permend,mintani ishte qull,
nga pusi sikur e nxoren, nga lotet,
nga humbja legjende e motrës.

Shamiçkat e nenes,zemer e magji,
i ndoqen burrat e djemte si rabecke jetes,
i mernin si protofol udhëve pa mbarim.
si zemren, per kthimin ,pagezimin e nenes ,..

Kur morën qorazi me familje rrugët e kurbetit,
në vend te shamise,qëndisen ato pasuritë,
testament, amanatin ,shqipen në një flamur.
-Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër..

Ranë nje here në humnerë te errët pa jetë,
vetëm shamite e nënave kishin në xhepat,,
fshin djerset e ftohta te ferit , te vdekjes,
flisnin me vete me nënat,ato i shpëtuan…. jetën,..!

As mund te pershkruhen shamite qe u treten,
te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,
nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,
sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.

Se si më njgjajnë shamitë magjike të nënave,
s’janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,
as llambë e Aladinit,rrefime me përralla
Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.

Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,
sillen vërdalle tornedo në ënderr e në jetë,
me mendje të kthjellet ,si e Shenjta Terezë ,
nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..

Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin gjallë,
ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,
djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetet,
zemrat shkëmb e mall, nga lotët nuk u tretën…

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...