Home / POEZI / Aty ku nis udhën Devolli
loading...

Aty ku nis udhën Devolli

ATY KU NIS UDHEN DEVOLLI

Aty ku Devolli,nis rrugen e gjate
ku rrjedha rreshqet,e gumezhin dit’ e nate
aty te laj syte,te freskoj qafe e llere
te ky burim,ku buron nje lume i tere

sa uje,oh sa uje,vite e shekuj,si nuk u sos
ndoshta damare dhe dete,flene nen Gramoz
dhe une i lodhuri,i semuri,aty dua,te prehem
nga llokocitja e freskia ,nga gjelberimi, te dehem

te mbush grushtet e lodhur,e te lag gjoksin e sqetullat
koken ta llokocit ne pellgacket,gjer te me mpihen vetullat
dua te dergjem,ndene bredhat,me trungjet kolloze
e trupi te me shkrihet,si i mpire me narkoze

e gjumi te me marre,aty shtrire , si shakull
e dor’e kapitur,te preke ujin, si akull
si nje nene e mire,gurgullima te me perkedhele
freskia mbi trupin e lodhur,te me shkele

dhe nga era e cajit,e nga agulicet,kurte zgjohem
dy gllenqka uje te pi,e hop,do sherohem
e do rinohem,e te kercej ,ne katarakte e shpella
te fshihem neper shelgjet,e kapustrat flet’omrella

tek kjo mrekulli,ky burim ,aty,nen Gramoz
si femije i perkedhelur, do kendoj ,do loz
gjersa te galldisem,e te me shuhet zeri
e ne vdeksha aty,prape jam i teri

M.Fidani Nikolice

loading...

Komento!

loading...