Home / POEZI / ATJE POSHTË,NDËR VARRE
loading...

ATJE POSHTË,NDËR VARRE

ATJE POSHTË,NDËR VARRE

Sa të urtë,ata,atje posht’, ndër varre
as flasin,as grinden,mor’ po,as ndjehen fare
folezat e mermerta,ngritur sërë-sërë
në mbretërin’ e tyre,jan’ njësoj,të tërë

as shahen, as grinden, ata, tej ndër varre
por ne këtu lart,u therrëm,u vramë fare
ja, me këto pronat, sherri na ka hyrë
jo ti më je shtyrë,po un’ të jam shtyrë
njëri bëhet mace,e tjetri bëhet qen
zihemi,kacafytemi,por askush s’e gjen

dhe askush nuk ulet,mprehur mbajmë shpatat
dollapë me dosje,i mbushëm gjykatat
me para i mbytëm,zyrtarë e avokatë
dhe vritemi, e pritemi,u grimë, sallatë
një bëhet çakall,tjetri, derr në kokë
s’flet vëllai me vllanë,për një copë tokë

Atje poshtë ndër varre,heshtje, nat’ e ditë
atje poshtë,ndër varre, jan’ dhënë tapitë
atje poshtë,ska sherr,për toka e pronarë
atje posht’ tapitë,pa hile jan’ ndarë
kan’ marrë të gjithë, pa gjyq, pa prokurorë
as shumë , as pak,nga 2 metra katrorë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...