Home / KULTURA / Artizanët e Bilishtit, mjeshtra e artistë të shquar të Devollit
loading...

Artizanët e Bilishtit, mjeshtra e artistë të shquar të Devollit

Veshtrim ne vite dhe realitete…
… nderim ,respekt,krenari dhe vazhdimesi e traditave…

Artizanët e Bilishtit,mjeshtra e artistë të shquar të Devollit

Sa hyn ne qytetin piktoresk te Devollit,ne Bilisht,duke kaluar neper shetitoren e mbuluar nga deget e shumta qe hapen si ombrelle te geshtenjave te egra,magjepsesh nga bukuria e parkut te lulishtes te qytetit e mbushur plot me vila-restorante e lokale nga me te bukurit ne bote,kush ka shetitur neper to e beson.Dhe me te djathte ,mbi trotuaret e njgjitur me bulevardin,ngrihet madheshtore lagjja e vjeter e qytetit qe ruan ato tipare e krakteristika mesjatare,e ne mes te tyre,ato rrugicat me kalldreme ,pazari i vjeter e i ri qytetit,i pasuruar sot me dyqane e bisnese nga me te ndryshmit.Fantazia e realiteti behen njesh,dhe kujtimet e mbresat shkojne tutje ne vite…e nderthuren me te sotmen…

*************************
Kemi folur e shkruar per Bilishtin,Devollin ,nje vend i degjuar me potencial te madh te prodhimit bujqesor e blegtoralme fushen e tij pjellore te Devollit nje nder me te madhate ne vend, i shquar, per mjeshrat e saj bujq e blegtore ,me bilishtaret bacevane,por ai eshte edhe aq i degjuar per artizanatin e tij, me mjeshtrat e tij artiste popullore, me nje treshegimi e pasur ne vazhdimesi nga artiste artizane te vjeter e te rinj,eshte bere famos me prodhimet artistike e qe po terheq vmendjen me artikujt e shumte te tij per prodhimet e eksportit.

Kush ka pare filmin artistik shqiptar “Gjeneral gramafoni”,nje nder nje nga filmat me te bukur te kinemase shqiptare me artiste te medhenj te kalibrit boteror,te pa perseritshem,per vlerat artistike e ato hisorike,do te kujtoje e do te perfytyroje ato skena te filmit te xhiruar ne qytetin e Bilishtit, artiste famoze shqipetare dhe qytetare bilishtare, xha Nuriun me pensioniste te tjere,mes rrugeve te kalldremta si ato te Korces,me punishte e dyqanka te shumta ne pazarin e vjeter ne mes qytetit,siper shetitores,qe sillnin ne film njgjarjet e viteve’30 ne qytetet e Shqiperise e qe ne realitet ishin te improvizuar per kete qytet te vjeter e te ri ne vitet ’70 , e te restauruar te rilindur ne demokraci. Sot disa ka mbetur si relike,disa ish dyqanka te vjetra,por ne vend te tyre jane rikonstuktuar dyqane e bisnese te reja ,te firmave te shumte,mes tyre rrugicave e kalldremeve te vjeter,por me shume te ndertesave qe jane gjalle e qe na perfytyrojne ate Bilishtin e e pazarin e vjeter,duke na rinjgjallur kujtesen ,per ata zanacinj te paharuar si i thoshim atehere,te pasuar sot ne emra te rinj artizane te shquar qe jane te shumte ,qe mbajne lart traditen e qe thellojne me tej,ne gjurmet e paharruara me emra te rinj bisnesesh. Eshte per tu shenuar ves saj nje zgjerim te madh ka mare artizanati me bisnese te konsiliduar e ku te gjithe po thuajse jane vendosur anes rruges se unazes poshte qytetit.

bilishtiBilishti ka qene dhe eshte dhe nje qender tregetare e artizanale e kemi thene e me pare e ku dallohej per artizanet e shumte mjeshtra te perpunimit te metalit te drurit, si teneqepunues,kallajxhinj argjendaria,leshpunueset,rrobaqepsat,kepucaret, posticet qe i benin nga lekuret e kafsheve te deleve qe ishin te bardha qumesht sidoms ato te Vernikut e qe tani jane shume te kerkuara,,samarxhinj, pocaret e te porcelanit e qe bazohej atehere e tere ne punimn me dore.

Pa le artizanat shtepiak do ta quajme nenat e grate tona qe nga tjerja e leshitt qe merrte kohe e qe benin fillin e leshit ne lemshinj e ne shtelunga ,lemshinj,qe ta kishin gati per punim me shtiza e ne tezgjah per qilima,punimi i trikove e i corapeve me shtiza,qendistaret, duar arta tezgjahiste qe po thuaj se kishin ne cdo shtepi tezgjahe e e benin rrugica e qilima njgjyra -njghyra,pa haruar punishten e madhe te larjes e te njgjyrjes se leshit aq shume te degjusr ne Bilisht , me nje cilesi te rralle.

Nje vend te vecante kane ne kete mjeshteri evgjitet e kurbete ne devoll, ne berrjen e shoshave[per shoshjen e dritherave] te sitave te miellit, ,e te thurjes me purteka te shportave ,te sepeteve e te koshave te llojev e te dimesoneve te ndryshme qe ishin aq te perdorshem kohe me pare.

Gjate nje vizite te nje mikun im ne Tirane ne Shqiperi ,me tregoi nje taketuke[tavell ] duhani,per shkundjen e hirit te cigares,prej porcelani,ku shkruhej Bilisht,Devoll dhe prodhimi ishte i viteve 1883 Follorine ,Greqi.u interesuam me vone nepermjet emigranteve qe shkonin ne greqi e mesuam se sendet prej balte vinin te pergatitura te bera nga Bilishti nga Grapshi ,Verleni i Devollit e aty u i jepej lluster e dizenjua. Pse mos themi se jane mjeshtrat e medhenj te porcelanit te Verlenit e te Grapshit te devollit qe kane mbushur shtepiat tona me artikujt e tyre si tase te llojeve te ndryshme qe hanim pershesh me qumesht per mengjes, me misuret per pjekjen e cyrekeve te bukes ne furrat e qe tani perdoren prej tase metali, Stomna per mbajtjen e ujit te ftohet e te fresket,Bardhaket e vegjel qe i perdornin si kane apo per mbajtjen e servirjen e rakise. Pocet e degjuara per zierjen e fasuleve ne zjarr qe beheshi aq te shijshme si dhe qypat e llojeve te ndryshme qe perdorninm per mbajtjen e zajreve te dimrit ushqimeve te konservuara, apo per venien e turshive me perime nga me te shumellojshmet,apo per venien e armese ,turshi prej lakree te tjera .

Shpella-e-TrenitDo te shenoj ketu nga germimet arkeologjike ne devoll jane gjetur qypa te medjenj, sa nje hambar sa te futen dy tre njerez brenda,[Hambaret ishin vende kuti te medha prej derrasash qe mbanin bereqetet ,dritherat me sasira te medha] si ne Shpellen eTren ite exemplaret ndodhen ne Muzeun Histoik Kombetar e ne fushen e Vishocices ne dy tre vende e te tjera vende, .Nuk mund te harrohen mjeshtrat e drurit qe zanafillen e kane nga barinjte , cobenet qe benin e zgedhndnin kerrabat e tyre me thikat e tyre si mjeshtra te medhenj nuk e di a ka ndonje neper muzeumet ,se nje kerrabe qe ia kam pare nje bariu , ai kishte zgedhendur shume figura qe nga flamuri yne e figura te ndryshme simbole ,shqiponja,pellumba, emrat e tyre e te tjera, e qe me sqeparin e tyre te famshem me te vetem mjet te punimit te drurit se tani jane futur mjetet e mekanizmat nga me moderne ne perpunimin e drurit, gdhendnin e benin artikuj te ndryshem vetem njeriun s’e benin deri ne kadet e butet e medhenj per fermetimin e rushit e te veres .

Po si mund te harrohen ata mjeshtra te drurit qe benin govata prej druri ,korita nje trup i vetem nga trungjet e drurit te arrave, qe na lanin nenat kur ishin te vegjel e deri ne prodhomin e rrotave prej drurri per qeret e qeren e tere e gjitha prei drurinje objekt i madh gati sa nje makine e madhe. Me vjen per te qeshur kur i kujtoj,se gati cdo bujk kishte qeren e vet eqe i mbanin si te parkuara ne ane rrugeve te te shtepive ,sic i mbajne makinat e veturat sot… Kish erdhur nje nip nga Tirana e si femije qe ishte i pelqente qe tere diten te kolovitej te rinte ne qere.- E theret nje dite aje ,dil.se ka ardhur e te kerkon Zeqiri ai “shofer qerja ” – e kish fjalen per nje bujk ,nje pendar qe nget qete e qeren,e ai s’dinte si ta therriste… .U shkulem se qeshuri,keshtu i thoshte ai bujqeve te qereve ,se mos dalim nga tema.

Pra ,Qeraja ,kjo “makine ” e madhe transporti, e bere e ndertuar e gjitha prej druri , edhe rrotat,nje makanizem i madh transportues i prodhimeve bujqesore, ndertohej pjese-pjese nga marangozet e thjeshte ne cdo fshat,e me nje sqepar,me te vetm me vegel te punimit te drurit,,pa permendur edhe gjthe ato vegla te tjera bujqesore, prej druri qe nga paremenda ,branat, ete tjera…. Eh,do te thote dikush,c’na permend ky,ca gjera primitive,e te tjera, por qe ketu e kane zanafilen ata mjeshtra te shuar e te paperseritshem,artizane dhe artiste. e po keshtu e kemi nisur jeten qe nga llozi i Mikelanxholos,qe desh te leviste boten me nje dru , me nje shkop, [ mos gaboj ],e deri ne shkencetaret e sotem. Eshte ne nderin e ne krenarine tone t’i kujtojme ,per te mos i harruar kurre. Ndersa sot ato kane mare nje zhvillim me teknologji moderna nga punishtet e thjeshta te drurit, duke bere mobiljet nga me lluksozet e moderne ne Bilisht, ,aq sa fama e tyre ka kaluar kufijte e vendit.sic do te permendja, prodhimet e drurit e furnicurat e familjes Tasho,Kicua me djemte ketu ne amerike.

Do te permendet mjeshtrat e thurjes se kallamit te liqenit, per berjen e koceve qe i perdornin per berjen e tavaneve te shtepiave tone apo per thurjen e shavareve ,per rogozet qe i shtrinim me pare ne shtepite tone perdhese si ne ven te qilimave te sotem,mbase sot jane zhdukur e rezik te gjesh ndonje per muzeum e keta i thurnin mjashtrat e Trenit ,te Shuecit,te Buzeliqenasit. Gjithashtu s’ka se si mos kujtosh se jane shume te degjuara ne devoll, furrat e gelqeres ne Tren e ne Proger si nje kantjer i madh nderimi reze malit te Thate, vec mjeshtrave te rralle te nderimit te ketyre furave si nje keshtijelle sa nje pallat me disa kate,ishin edhe te njohur edhe mjeshtrat e pjekjes te gelqeres, qe fillonin qe nga nxjerra e thyrja e gureve te malit e deri ne mbushjae fures, veneja e flakes e pjeka e gurit,q eprodhonin gelqere te cilesise te larte qe furnizonin edhe Shqiperine pa le Korcen si lende e pare e ndertimit.

Le te shkruajme per zanafillen e mendimit tone .

Ku jane gjithe ata mjeshtra te argjenderise ,te orendreqeve,te teneqepunusve , te zdruktareve,te kallnxhinjeve, te shoshareve,te samarxhinjeve , te opingareve,te kepucareve,te robaqepsave e te tjere qe ne vitet ’60 paten nje zhvillim te madh, e qe me vone u perqendruan ne grupime ndermarje e artizanate e te tjera, qe sot kane mbetur shume pak. Le t’i sjellim ndermend ne brezi i vjeter e t’i kujtojme nje nga nje edhe me emra, sa te kerkuar e te nderuar qe ishin artista te medhenj…..

Mbajme mend ne femijet kur kalonim ato sokaket e rugicat plot me zera e zhurma te ndyshem e qe kishim qejf te ndaleshim ne secilen prej tyre.Ja ne ata kalajxhinjte qe na benin bilbilka prej teneqeje e qe i frynin vend e pavend. Ishte nje bure i vjeter xha Pandi e me pas Irfani,,Bashkimi,dhe nder me te rinjte e talentuar Zili,nje djale gjith talent e punetor i palodhur. e te tjere.Apo fotografet e pare ,qe ruajme fotot bardhe e xi te bera nga ta si xha Jani,Micua,Tefiku,e deri me te rinjte Vani,Mondi e te tjere.Kepucaret ishin te shumte e me fame ,kepucet e tyre me porosi ishin nga me te kerkuarat e nga me te bukurat ne Shqiperi.Ata jane te shumte qe nga xha Pali ,e xha Sotiri,Luanin ,Pellumbin e deri me i riu Ylli,e shume te tjere. e breza te tera mjeshtra deri ne te rinjte e sotem,qe ne pamundesi t’i ve emrat behet nje liste e gjate por le ti kujtojme gjithmone me respet te madh.Pa le ore ndreqesit se vinin shpesh ne ta per ti regulluar ca ora te tjeshta kishim ,roskope,nje epitet,pra te lira ,e midis tyre mbajme mend Pellumbin e deri me te riun Petrit Bylykun.

Do te shtoj edhe dyqanin e piktures mes atyre rugicave te kalldremmta te pazarit te bilishtit,i cili ishte per nje kohe te gjate e shume i keruar dhe dera e tij rinte gjithnje hapur nga klientet e shumte qe hynin e dilnin pa pushim,ku punonte dite e nate piktori i talentuar artist Maqo Pine,i cili bente piktura nga me te kerkuarat por me shume piktura e tampime ne jasteket e pajave te nuses qe ishin me motive nga me te ndryshme e me njgjyrat nga me te derdherua me uje e sidomos me bojra vaji,origjinale.Nje pune te tile bente ne shtepi edhe artisti Petrit Mero,i cili kishte nje dore te arte sic do te permend edhe Skender Subashin ne Vishocice e shume djem me talent ne cdo fshat te devollit.Maqoja dha nje kontribut te madh ne berjen e kabinteve ne shkollat e devollit, duke i pasuruar ato me nje baze materiale didaktike ne procesin mesimor.

Dhe tradita vazhdon…Ne gjurmet e tyre sot jane gjthe ata piktore te rinj te talentuar,.. Do te vecoja piktorin artist ,Lefter Babi,nga poncara,qe ka afro pesembedhjete vjet punon e studion e dyqanin e tij ne Bilisht,si nje piktor i talentuar dhe profesionist devolli,duke e ngritur nivelein cilesor e duke riitur gamen e shebimeve artistike ne pikture…

S i mos permendim robaqepset e robaqepset duararta e mjeshter te ralle me fame te bilishtit,qe benin kostumet te ngrira me dore,ata jane te shumte do te permend vetem pak si te madhin e te paharuarin Demir Bylykun, Pandin,Venetikun Dashken,”profesorin “,Tikun e deri me te rinjte disa prej tyre i kisha shoke te vjeter.I kerkoj ndjese gjithe atyre mjeshterve e mjeshtrave gra e vajza te shumta qe nuk po ia permend emrin per arsye korekte kujtese. Aty ne ato rugica ishte me vone e dyqani tone i preferuar i bicikletave,me mjeshtrine madh Ilken,Ilin e te tjere.Ndersa me vone dyqni i riparimit te radiove e te televizorve,me mjeshtrin burre xhanan Hamdiun,Bashkimin,Pandi e deri tani tek Kostika nje djale se tani eshte bureruar,i urte pa fjale i sjellshem e teknik i mbaruar.E aty ne mes te atyre sokakeve labirinthe,ne nje ndertes karakteristike te vjeter ,ne katin e dyte ishte posta e vjeter,qe ishte i vetmi mjet komunikim me njerezit tane me boten per gjithe devollin,e vetmja linje lidhje njerezore,,e ku sherbenin bilishtare te aposionuar centraliste,fillerojtes,teknike,midis te cileve mbaj mend ,pa i permendur te gjithe dhe qe gezonin repskte te madh ne tere devollin,Tefiku,Ilua,Fetiu,Bashkimi dhe grate e nderuara e shume te sjellshme si Kostaqja,Neta,Shpresa,Azbija e shume te tjere. ..

Do te vecoj fillerojtesin ,te paharuarin ,heroin e pashkruar te PTT Bilishtit,Feti Bylykun,per te cilin kam shkruar e me pare,i cili tere jeten me nje biciklete i binte devollit anembane qe nga rakicka ne nikolice ,ne dimer e ne acar ,ne debore e ne tufan,,me shume se nje Deda te filmit artistik shqiptar te interpretuar me mjeshteri nga artisti i merituar, Rikard Larja,duke u njgjitur maje shtyllave te telefonit e te drureve te pemeve per te lidhur ato zera te vetmet te devollit tone me shqiperine e me boten,i cili i kaloi ditet e fundit te jetes ne amerike prane gruas se tij Skenderies,vajzes Majlinda dhe djalit te tij te mrekullueshem e shume popullor Gezim Bylykut,DJ te aposionuar te Connectikutit,nderim respekt dhe krenari per bura te tille te paharruar te devollit e te bilishtit. Dua te kujtoj sa me shume vecanerisht druzgedhendesi e zdruktaret e apasinuar te Bilishti ,qe nga mjeshtra e Vernikut ne breza e tere ata bilishtare te talentuar qe deri vone punonin ne ndermarjen e zdruktarise ne Bilisht nje nga me te medhate e me te degjuara ne vend ,per ta meriton te behet nje shkrim i vecante,pasi vepra ,vlerat e tyre te cmuara te punimit te druri jane te medha e te shumta,duke u daluar mjeshtra te medhenj ne gjthe ato breza.

Sot gjeneratat e reja e kane thelluar traditen e vecanerisht ne demokraci ata e ato artizane jane te shumte,sic mud te dalonin mjeshtret e qepjes te perdeve e te korthinjkave te Bilishtit qe fama e tyre eshte e degjuar ngado.. Duke e mbyllur,shkrimin tone modest,thjesht nje kujtese e shkurter, le te leme te hapur mendimin e obsionin tone per t’i permendur vlerat e cmuara te ketyre devollinjeve artiste e duararte, qe te gjthe me emra nje nga nje,artizanet e Bilishtit, artiste e mjeshtra te shquar e famoze e te paharuar,krenaria e nderi i bilishtareve e i devollinjeve.

Do te ishte me interes te shkruanim e te degjomin per zgjerimin e artizanatit ne Bilisht, per ato robaqepse te talentuara te firmes te peliceve aq te kerkuara nga eksporti,punimi i drurit,zgedhendja e gurit,punimi kashtes e i kallamit,te qelqit.e te tjera qe ndoshta ne nje te ardhme jo te larget do te behen teper te degjuara ne vend e jashte,me firmat ” BILISHTI “, ” Devolli ” e te tjera emra devollinj.

Luan Kalana SHBA

shtator,/2011
03-10-2011

loading...

Komento!

loading...