Home / REPORTAZH / Arinjte e fushes
loading...

Arinjte e fushes

Arinjtë e fushës

“Kudo ku janë devollinjtë është një harmoni e plotë e bukurisë së tokës me bukurinë dhe begatinë e njeriut,një përputhjë e fuqishme e kësaj armonie,dhe unë e kam thënë dhe herë tjetër që nese ka një vënd ku mund të ndërtohet një munument i punës është devolli.”

Dritëro Agolli

**********************************************

…Dielli si nje portokall i madh e i verdhe po i afrohej majave te malit te Moraves,per t’i thene mireupafshim dites,ne drejtim te Gurit te Cjapit,ishte ky pozicion qe dukej nga fshati im e per t’ia lene vendin nates.Rezet e fundit te tij pasi lemonin gjethet e mbetura te kuqeremta te hardhise, shumica e tyre kish rene,drejtoheshin gjithnje majave e majave duke u njgjitur ne ndritaret e pastaj ne majat e cative. Ato reflektonin me xhamat e dritareve e leviznin ,duke na kujtuar femirine kur luanim me pasqyrat e ia drejtonin njerezve ne fytyrat fshehurazi.Pastaj ato lepini majat e kodrave te Kunjes e me pas ato te malit te Palegut,e per te mbyllur kapakun e dites, duke ia lene vendin ,turnin,muzgut te mbremjes ne lugine e bukur te devollit .

……Zerat e gezueshem te femijeve dalngadale po ralloheshin,duke u percjelle nga blegerimet e deleve, te shqerkave e te capkave te cilat pasi hidheshin e muzgu perdridheshin gjithe dites po mbylleshin neper hahuret per te pushuar. Me pas do t’ia linte vendin erresires se nates,qe ndricohej aty ketu nga ndonje llambe e mbetutr maje shtyllave te elektrikut,pasi ne i kishim thyer shumicen duke luajtur per te mare nishan si ata qitesit me pushke ,.me llastike ,na vinte qejf, na dukej si loje ,ishim femije s’mendonin me gjate. …..

E dalngadale dote pllakoste nata me ate eresiren e gjate e te merzitshme. Te fudit qe do te te degjoheshin ishin burizanet e fshatit,kendezat ,gjelat e shtepive te cilet si ne nje kor me zera te alternuar ,na lajmeronin ne camorekeve se erdhi koha e gjumit, :-Shkoni te flini .tani boll rendet, hajde shikoni enderra me perrallat qe ua tregojne nenat. … ….Por dalengadale si pa u ndjere do te degjoheshin zhurmat,zerat qe gjithmone rriteshin e beheshin me kumbuesmsi ndonje kafshe e pa pare , se atehere se c’qe perhapur nje lajme si reme se nje kafshe e madhe e… sikur do te na futeshin brenda ne shtepi ,si te qene arinjte qe zbrisnin nga malet e Gramozit e te Moraves me ato zera apo zhurma turbulluese.

C’jane keta arinj te fushes… ?! -,C’na perrallis,ky??? Ai po sheh enderra me sy hapur..,mund te thoshin te gjithe.. … Po pse ka arinj te fushes?!.

Zhurma e tyre sa vinte e ritej, pa le kur afroheshin prane fshatit ose prane shtepive tona qe ishin reze fushes. dukeshin sikur ishin sulur me vrap me te katra te uritur e te egersuar per te ndjekur gjahun e tyre .Ishin te etur per per ushiqm,mjere ke gjenin perpara e e dermonin, e benin copa -copa….. .

Jane ….jo arinjte,… traktoret e fushes,… qe plugojne ugaret,tokat per t’i bere gati per pranvere, me traktoristet maje atyre hekurave gjigande si tankse,qe lerojne pa pushim pa mbyllur sy tere naten.Ata s’dine c’eshte nata,naten e bejne dite,vetem dritat e traktoreve duken qe njgjiten e zbriten pa pushim si ata atletet qe i bjene stadiumit rrotull e rrotull gjer sa mbarojne garen. Por keta s’kane te pushuar,edhe kur vertiten neper ovratet fundet e parcelave,si mbarrojne ,hidhen ne tjetra per te vazhduar garen.. …..Kemi shkruar per traktoret e pare ata qe i kishin rrotat prej hekuri me ca dhembe si kataroshe qe i dalin capras njerezve ne goje njeri siper tjetrit,pastaj per ata arrinjte e kuq e gjikande, traktoret me zinxhira si tankse por pa gryke tpoi,Arinjte e fushes i quajtem, por me plugje pas e me pas per te fundit traktoret me goma,po kush jane trakturistet,cilet jane ata draguaj qe ngasin keto hekura te medhenj sikur kane nga nje fabrike nen duar,…Si i levizin keto bina te medha,e si kkthejne token permbys,si i vijne anash qe ta parafyturosh eshte e pa besueshme…. Dhe jane traktoristet keta njerez te thjeshte te fshatit qe ralle i shikonin rugeve te fshatit, pasi gjithe vitit punonin pa pushim.Brezi i pare eshte mplakur ,jane pensioniste sot,nje pjese kane ndruar jete nuk jane ne mes nesh,por nuk jane harruar,breizi i ri shte thinjur tani.per te thene se ia kane lene stafeten brez pas brezi,gjenerates me te re ……

Ka ne fshatrat tona ne devoll familje me tre breza traktorisesh,nderaa me dy breza jane te shumte.Ne Kapeshtice ,ishte xha Aliu nje nder traktoristet e pare te devollit ;pastaj i biri Namiku e me pas i nipi Nderimi qe ka dhe nje autokombanje,nje bisnness te plote. Ne kete fshat eshte nje nje brez i tere qe kane lene gjurmet e tyre,djersen e gjakune tyre ne plisat,fushes se devollit .Ata jane te shumte por ne do te permendim disa si Ali Kutrolli. nje nga me te miret.mjeshtra te traktorit,Emini,Zalua,Aliu,Besimi,Suati,e me dhjetra te tjere.Nuk do te harrojme te paret e stafetes,si ,Teki Bejleri,,Rexhep Bylykun,Zini Shpuzen,Jovan Melonashi, Tosun Subashi, ishte dhe nje nder shoferet e pare te vishocices me ate Xhemsin e vjeter.. Estrefin,Fevriun nga Tresteniku, apo Vanco Shemko nga verniku mekanik i mbaruar, nje burre i heshtur e pa fjale,aman pote fuste duarte ai ne traktor do ta gjente difektin e dota regullonte shume shpejt ate e shume e shume te tjere qe kane bere emer ne devoll si Bujar Berberi,Vasil Kovaci,Bujar Babi,Pellumb Nake Fadil Hoxha, Riza Imzaku, Faik Gjoza,Qazim PepiAli Rota,Hysen Bylyku,Sulejman Ago,Petraq Manushi e deri me te rinjte si Fidai Shpuza,Teki Berberi,Besnik Muka ,Ylli Goce ,Ilir Mulla,Yllson Bello,Dashi Kambolli e te tjere qe me vjen keq qe s’po i permend te gjithe. ….. .

Po t’i marr fshatrat me radhe qe shumicen i njoh pasi kam punuar ne disa fshatra te devollit e ruaj kujtimet me te mira e te pa harueshme. do te permend edhe Nizami Topciun nje djale azgan,ish nje marinar i flotes shqiptare,i cili u be nje nga mjeshtrat e ralle te mbjelljes se grurit me makinat mbjellesse qe terhiqte mbrapa zejtorit te tij e qe sot traditen e mjeshterine e tij e ka thelluar ,i biri nje traktorist i talentuar …..,E si mud te harrohet nje nga ata djem te rinj traktorista , qe ishin te shumte ne cdo fshat qe shumica kishin mbaruar e shkollat e mesme bujqesore e teknike ,Memli Nake i Poloskes,bashi i djemve jo vetem te fshatit por te devollit qe humbi jeten aksidentalisht.

E mbaj mend sapo ishin kthyer nga myzeqeje qe kish vajtur per ndihme per fushaten e korrjes ,kishin mbaruar aty e erdhen per t’ju versulur fushes te devollit pasi fushata ketej nga ne vinte me vonese,me nje kombanje te madhe ,sa nje shtepi me dy kate,duke koorur maje kombanjes ,ashtu si ishte tere pluhur e dhe me njohu e me foli.Une nuk e njoha per momentin se dukej si nje ari i murme,nga pluhuri i ugarit qe ia kishte mbuluar tere trupin.Kerceva e hipa ne shkallet duke vrapuar ,ne kombanje ,e fillova te bisedoj me te duke e pytur se si dolen andej nga Lushnja me fushaten si ishte berqeti.prodhimi i dritherave.E ai me pergjigjej koke ulur mbi timon duke mos ia shkeputur syte ugarit pasi korrte reze mu si me brisk ,me ca gjyslyke te medhaje tipike per kombanjeret.. E ndaloi mjetin e me leshoi sendilen duke me thene :Merre ngite,provoje reshqet si ne vaj…E ngava nja dy ovrate pastaj ia lashe atij prape se zura te bej shkalle -shkalle ne sternishtesi ata berberet e pa mesuar kur na line shkalle ne koke pas qethjes,s’te vinte ca inat gjersa i regullonim vete. …….

Memli kishte nje trup atleti ,ishte sportist,kur luante volejbol,gjuante fort le qe bente pike por e bente grope vendin qe gjuante,pa le Poloska fshati i tij e fitonte gjithnje kupen ne volejbool sidoms kur luante me Micon, Nafizin,Andrean e Federikun s’kish burre qe t’i mundte,.Le te jene keto reshta te shkurter, nje mesazh, jete e respekti per ta,qe u zvariten ugareve tere jeten ,per kafshaten e bukes, per te mos i harruar kure! Shumica e tyre vdiqen para kohe ne moshe te re se ata punonin pa u kursyer ,me seder te madhe,me mish e me shpirt e gjithe ai pelhur ,dheu, e ngrihej si shtullunge ne ajer, kur ngisnin traktoret ,si nje re e madhe e nje uragani,rrotullohej mbi mjetin e tyre e nje pjese i hynte ne mushkri.Kur i beme nje radioskopi nga doktor Sllavkua ,specialisti i radiologjise, ne Bilisht,te ndjerit e te paharruarit Teki Bejlerit nga Vishocica nje nder traktoristet e pere te Bilishtit ai qe u shkri tere jeten maje traktorit,pa le s’la ndinmes pa i mesuar zanatin e traktoristit deri ne me te fundit si ,Bedriun Bejlerin,vajzen e madhe te tij,,Hollandezin e Kucit nje bure i urte ei sjellshem…e shume te tjere . Doktori me kopetence na tha se ai kish mushkrite tere dhe, e s’kemi ci bejme. Vuajti ai tere jeten e s’pa nje dite te bardhe megjithse doli ne pension,ashtu deri sa mbaroi me nje pompe nga ato te azmes. qe te mbante frymen gjalle …..

Pra qe te gjithe e hanin pelhurin si buka qe hame, e njeriu do vinte nje dite do te mbaronte se fusha ,dheu e ha edhe hekurin pa le njerun.Kujtoj Vaske Maniken nje mekanik i vjeter e specialisti cili kishte respekt te madh per traktoriste,ai gjithnje me thoshte :-Keta jane heronj e kaluar heronjeve per keta te shkruani, per keta beni vjersha mos me shkruani per dashuricka,i kish te prera fjalet Vaska,po kush kujtohet per kete njerez te medhenje ,mbaronte i deshperuar ai… Jeta e tyre eshte shume pasur me kujtime e mbresa te shumta por te pa harruarra jane veprat e tyre ,ato qilima te medhenje qe ver e hiq ne cdo stine qe ja nderronin veshjen njgjyren fushes se begate te devollit ne cdo vit ne cdo stine si qilimat e nje shtepie, e qe ajo te mbetej te ishte gjithnje pjellore dhe qe bujqeit mjeshtra ta kishin me te lehte punen e tyre me token.. …..

Ashtu sic ruaj kujtimet e mija per nxenesit e mij ,per koleget,mesuesit e nderuar te devollit e te pa kursyer ne punen e tyre fisnike e patriotike per edukimin e brezit te ri,per prinderit edukaktore te talentuar e te per kushtuar per edukimin e arsimimin e femijeve te tyre,ne cdo fshat te devollit,ashtu kam e ruaj mbresat e kujtimet e paharruaraper ‘arinjte e fushes ” te devollit,kehstu do t’iquaj ne kupimin e mire figurativ,me kete epitet do t’i cilesonja,Traktoristet e Devollit,.Shumicen e tyrei njoh i kam pasur shoke,,me ta me kalidhur profesioni im ,me ka lidhur jeta im ne devoll..Ashtu sic ruaj kujtimet e mbresat e pashlyera, me njeren nder traktoristet e para te devollit qe bashke me baballaret e burrat e tyre traktoriste, qe i mesuan e punonin bashke,,Me vajzen inteligjente vishocare,qe ishin me dhjetra si kjo, qe gjithnje jemi krenar e mburemi me to, ,ashtu si ne rini ,kur shkroi poezine e tij te preferuar Skender Rusi ,per traktoristen devolleshe,, qe gjithnje na i kujton, nje vjershe lirike e shume realiste qe e ka botuar ne librat e prare. .Ishte nder te parat traktoriste,qe veshi kominoshet ,te cilat i beheshein tere vaj nga vajvolina e traktoreve e qe mbante nje ere jo te keqe por te mire te kendeshmeqe perzihej me eren e tokes ,te fushes , ere trendeline ,si ajo e trifilit ,kur koret e thahet., E ngiste traktorin si nje burneshe , pa le ta shikoje kur i levizte ato levat,se ato ishin timoni i traktorit, ne kthesa ,se ata me zinxhira nuk kishin timon si keta me goma, ,Une kisha frike se mos permbysej e gjithnje i thosha

-Por me ngadale mos i jep kaq shpejt .Pastaj ajo ma mesoi edhe mua si ta ngas ,kuptohet,pa u mburur si nje fillesatar.

Eh,… ku harrohen ato kohra te rinise,….,E si mos them dy fjale per te ndjerin e te paharuarinThimi Mucura e per te shoqen e tij Lefken nje grua ballabane e koke ulur qe gjthnje rinte maje traktorit e Thimi thoshte :-Ku paskemi qene me pare,e thoshte me shaka, se ajo punonte me shume se Thimi,se ai shkeputej ngandonje here,shkonte per peshk ne lume,isht qefli i peshkimit.Na thiri nje here Thimi ne pushim e drekes kishte zene ca cirona nga ato te lumit apo s’jane ca te shijshme,pa kishte zene e gafore qe i kishte pjekur ne prush.,isha bashke me Agim Mulluxhiun nje specialist i vjeter i bujqesise dhe i devollit,i cili kishte ngritur ne Proger nje baze bujqesore e shkencore,nje fushe eksperimenttale per prodhimin e farave te gruit me rendimente te larta qe ia kishin zili edhe ata te institutit bujqesor te Tiranes, i cili ishte miku me i ngushte i traktoristeve por dhe i deshte shume ata ,por edhe ata e deshin edhe per te hidheshin ne flake,do te gjente kohe e do te pinte nga nje kafe me ta,e tani qe eshte ne amerike i kujton me nostolgji e me respekt, Duke i shoqeruar me ca raki, bashke me Llambro Pandovskin nje mekanik spesialist nga Verniku qe ishte gjithnje i papertuar, une nuk isha qefli i saj por i beja shoqeri muhabetit.E dini Thimi kishte mare me vete edhe mandolinen ,te ciles i binte si nje mjeshter i madh.Bjeri mandolines e kendo kenge patrotike i lirike korcare ca serenata te krijuara vete,e me pas me Thimin e disa traktoriste te tjere nga Progeri se ata ishin edhe arista njeraz me nje bote te madhe prej artisti,Ngritem grupin karakteristik te burrave e te pleqeve te kombinuar me disa te rinjte cilet kendonin ne cdo festival e me shtate gusht kenget patriotike te zones e ato korcare.

……Pa iu shkeputur rjedhes tone te tregimit do te theksooj,qe pervec qe ishin traktoriste mjeshtre ata ishin edhe artiste..Si mos per mendesh Rami Rusin dhe Bardhyl Bejlerin traktoriste te talentuar,Bardhyli vazhdon akom e sot se leruari token,qe ishin aktore te talentuar te teatri me grupin amator te teatrit te Vishocices. Bardhyli ishte edhe nje futbollist shkelqyer,,E ku gjendeshin ata njerez ,me pasion e te pa lodhur e pa gjume dhe vini e benin prova te t eteatrit e jepnin shfaqje neper fshatrat e devollit,e kush i pagonte ,asnje .Nuk mun te harrohen rolet qe luante Ramiu apo Bardhyli,si nje aktor profesinist,ai ishte e nje futboollist i shkelqyer;e nga provat e teatrit shkonin prap ne traktori per te leruar gjithe naten,me ta ruaj kujtimet me te bukura te jetes time. Ata ishin dhe footbolliste te aposionuar ,ishin shtylla berthama e ekipit te futbollit te Devollit apo sluanin si profesioniste ata jane shume per t’i kujtuar si Llanbka me Nikon te vellane nga Progeri,Miallaqi nga verniku ,Maqua nga hocishti djemte e Vranishtit deri ne me i riu Petraq Tashua

….Dua te flas gjate per kete njerez te medhenje e te palodhur e te fuqishem qe s’donin t’ja dinin as te nxehttit e as acarin e dimrit,keta njerez sypambyllure qe flinin ugareve e mezhdave anes parcelave ku leronin apo diskonin tokat, sa per te marre nga nje sy gjume e pastaj i kercenin pastaj traktorit dukej sikur ithoshin :

-Ne jemi me te forte nga ju e c’jeni ju ca hekura, ne jemi diva ….Duke biseduar ne telefon ketu ne Florida me Specialistin e bujqesiseme Medehat Bylykun, nje nga agranomet me te vjeter te devoolit,ish drejtues nga te fundit te ndermarrjes te traktoreve ne devoll per traktaoristet , se ai punoi shume vjet me ta e i njihte mire,midis te tjeraveai me perforcoi mendimet e mia duke u shprehur i vendosur per ate qe thoshte:-Brezi i vjeter i traktoristeve vec se ishin njerez te medhenje e me sender te madhe qe tani ralle gjen te tille burra ,per punen qe benin per kushtet e veshtira ne te cilen punonin,edhe kushteve te keqija te motit ne zonen tone me dimer te gjate e shume te ftofte ,ata mund te them me plot goje ishin heronj te pamposhtur,por dua te shtoj per brezin e ri,te cilet ishin me shkolle te mesme e me kurse specializimi per mekaniken,me degjon ,-e vazhdon ne telefon,-keta djem te rinj qe sot jane bureruar e thinjur ishin edhe mjeshtra ne perdorimin e agregateve,makinerita qe terhiqnin mbrapa si disqet,frezat kultivatoret e deri ne manovrimi i kombanjavete korrjes se grurit e te misrit,te cilet i mbanin nga nje fabrike ne kuriz dhe e e perdornin si ata femijet qe lozin sot me lodrate tyre;tjeter-vazhdon Medehati se mos u zgjate…

…Dua te theksoj e dicka te vecante per keta mjeshtra te medhenj,-te ngasesh traktorin kjo eshte njera ane ,por te manovrosh agregatet mbrapa kja eshte mjeshteri e ralle qe do zgjuarsi por edhe shume kujdes,eshte nje art me vete ose edhe nje gje tjeter ;te punosh token duhet te jesh specialist i zoti e te jesh inteligjent.Token mund ta vrasesh ta plagosesh me ato hekura te rende,por ta perkedhelesh ate t’a shkrriftosh te kultivosh bimet ,se rezik se i pret edhe kjo eshte mjeshteri e ralle,vazhdonte Medehati,duke ngritur lart punen e mjeshterine e traktoristeve vec respektit shume te madh qe kishte per ta ,te cilet i kujton ememr per emer ne cdo fshat. dhe eshte e pamundur te veme nje liste te gjate me qindra emra. …

.Duke mbyllur shkrimin tim te shkurter per luanet e fushes se Devollit, Nuk mund te te le pa shkruar e dy fjale per mekaniket e Bilishtit qe i mbanin traktoret te gjalle e te forte duke i regulluar sa here qe benin difekte, edhe ne are neper parcelat te kudondodhur si ajo ambulanca e spitalit, aq shpejt vinin. Ata jane te shumte nje oficine e tere punonte per ta gati sa nje uzine e madhe mekanike djem e vajza te reja bilishtare,devollinj, qe kishin mbaruar shkollat teknike profesionale, punin si mjeshtra te vertete si tornitore,ne freza e je,mbaj mend ca djemte e rinj qe qene atehere, qe nga me te vjeterit qe eshte nje liste e gjta me emra e deri me te rinjte si mjeshtrin Feti Zypce, Seri Bylyku,Beri Lame,Qani Berberi nje liste e tere me mekanike te talentuar e mjeshtra, , apo injxhijeret mekanike si Ylli Duci nga kapeshtica, e deri me i riu Zin Hoxha,qe me duart e tyre tyre tere kallo e me medndjen e tyre te ndirtur, i benin ata traktoret me zinxhira, gjithnje te punonin sikur te ishin te rinj. .Do te shtoj dhe nje grimce jetesore.Kishin erdhur prinderit e Ridvan Ockes nga Poncarasi turiste ketu ne amerike e ne shkuam t’i rakonin se i njihnim,jo vetem se ishim shoke me Ridvanin,midis te tjerave e vazhdojme biseden me te atin , nje traktorist i vjeter e i nderuar,.Zydi Ocka nga Poncara……

…….Ai na u drejtua neve:Degjoni vetem nje amanet te Driterioit tone nuk ua solla,torben me dhe nga toka,plisat e devollit,se kisha merak se mos ju e kishit harruar devollin e shqiperine. -Ne jemi bere shtetas e qytetare amareicane , -nderhyra me kujdes pa ia prere fjalen devolliut te vjeter, ,por mbetemi gjithe jeten ashtu sic thote i madhi yne Dritero Agolli,mbetemi devollinj me gjthe opinga,pervec se shqipetare ne jete te jeteve bashke me femijet tane,Sa per ate merakun tjeter qe nuk na solle ca dhe prej tokes tone ,mos u shqeteso se ti na ike sjelle.-E i rashe lehte me duar ne gjoksin e tij :-Ja ku e ke ,ketu ne gjoks ,mushkrite e tua jane tere dhe nga ato plisat e arave te devollit.Ai u shtang e u mallenjgjye dhe ne u e moucionuam e gelltitem nga nje lemsh.E preka ne zemer burrin e vjeter ,pastaj ai me perqafoi e ne nderruam biseden. Kish erdhur me ne fund ne amerike ne New Jersi te shmallej me djalin e vajzen,nipertit e mbesat, traktoristi i vjeter ,Zalo Duci,perpos asaj qe ndjehej i gezuar qe i takoi ata,dukej shume i mallasor.

– Do te iki ne devoll, ,-me tha,-me vjen keq se do te ndahem nga femijet sa s’ka,por s’mund te ri me, do vete te ngrys vitet time ,atje ku kam kaluar jeten,ku kam djersen ,aq te lidhur jemi me te toke,vec asj do t’i shkoj prane gruas time te shtrenjte e te paharuar,-e ju drodh zeri ne telefon,-atje ku kam ato plisat e mij,qe jane jeta ime….Por une e nderpreva se ai u mallenjgjye,gjithe ai burre i madh e i gjate ,i gjalle si ne rini dhe gjithnje i qeshur e shakator, ,…e duke e uruar rruget te mbare e duke i dhene te falat e mija per te gjithe njerezit por ne vecanti per miqte e mij traktoriste qe tani jane mplakur por qenderonje burore,devollinj te pamposhtur nga pune madhe e nga veshtiresite e shumta te jetes,.. ….

Pra traktoristet mbeten gjithnje heronj te paharuar ne mendjet e ne zemrat tona e per t’i kujtuar gjithnje si njerez te thjeshte ,por te medhenj e te pavdekshem.

Me mirenjohje te thelle e me respekt te pashlyer per ta ,dua t’ju kujtoj emrat e scilit por e pamundur, kushdo qe dote lexoje kete shkrim , emrat i kane te gjithe me germa te arta ne mendjet e zemrat e devollinjeve , prandaj respekt e krenari per ta e per familjet e tyre …..

Luan Kalana. SHBA

06-10-2011

loading...

Komento!

loading...