Aktualisht: 22 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 64%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Antela Vouli (Spaho)

    Nga Devolli.net - Die Dhj 04, 6:01 pm

    Antela Vouli (Spaho) ka lindur në Devoll. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Humane, dega gjuhë shqipe dhe letërsi në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, si dhe studimet pasuniversitare Master me drejtim letërsi shqiptare në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësuese, gazetare e redaktore në botimet letrare artistike. Ka botuar cikle me poezi e prozë në organe të ndryshme të shtypit të kohës dhe është autore e disa librave. Aktualisht është duke kryer studimet për Doktoraturë në gjuhësi, në Institutin e Studimeve Albanologjike në Tiranë.

    BRENDA VETES
    sytë në parajsën e lotëve
    zemrat në atë të dhimbjeve
    fjalët i mbajmë për vete
    në listën e gjatë të kujtimeve…

    VERBËRI
    asgjë nuk dëgjohet
    askush nuk ndihet
    toka e shkretë
    të shkretë planetët
    yjet
    sytë pa lot
    as qajnë
    as qeshin dot…

    TANI TË DASHUROJ NDRYSHE

    më mjafton drejtimi i erës
    dhe pikat e shiut mbi xham
    për të gjetur vendndodhjen
    e zemrës tënde
    ti je bërë ajër…

    KONKURS BUKURIE ME ZOGJTË

    brenda syve të mi
    nëpër rrugët e mistershme të këtij planeti
    zgjohem dëshirëplot
    me flatra engjëjsh
    të fluturoj griqiellit të kryeqytetit tim
    për të konkurruar me zogjtë
    është zjarri i dashurisë
    që jep sinjale të argjendta
    atëherë kur e qeshura jote derdhet
    damarëve të ditës
    si një trëndafil maji
    i shenjtë për takimet dashurore
    si një rreze dielli
    që ma dërgon nga shpirti i qiellit
    përhumbur dritësisë nëpër qiell
    hap krahët dhe fluturoj
    për të arritur majat e lartësive të tua
    për t’u bërë më e bukur se zogjtë
    magjistarja ime
    çmendurakja dashuri
    në përpjekjen e zogjve
    për të tejzgjatur pranverën
    fluturimi i tyre merr kuptim hyjnor
    brenda meje princërohen ndjenjat

    FTESË PËR NË VISE TË ËNDËRRTA

    eja të shkojmë drejt Ëndërrisë
    mos nguro
    kjo rrugë do jetë një bukuri në yllësim
    lëre të lirë shpirtin si petal trëndafili
    të sfidojë botën me kanune
    mos e kthe kokën pas
    nëpër shkreti
    eja t’ia dalim mbanë jetës së krisur
    në pyllin e bleruar të ndjenjave,
    të ringjallim premtimet tona të hershme
    pasionin tonë ta nisim udhnajës
    nëpër itineraret e zogjve në qiell
    të zhbëjmë të gjitha dhembjet e djeshme
    fati ynë
    mall i përjetshëm në dëlirësim

    Antela Vouli (Spaho)

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet