Home / KULTURA / Ansambili artistik “PROGRI” Albania
loading...

Ansambili artistik “PROGRI” Albania

Ansambli aritstik “PROGRI”, në Devoll , Albania.

PROGRI simbol atdhedashurije dhe i shpirtit artdashes te progareve..

Emer shqiptar ,fshati dhe emer i njerësve simbol ,te shumte ,jo vetem ne Devoll,ne Shqiperi por shume i degjuar e ne Bote,kane dhene e kane marre nga njeri tjetri ,emer i shkruar ne gjak.
Sa hap portalin e Devollit,qe nga fusha e Korces,me te majte te Cangonjit,buze lumit Devoll,reze malit te thate,ku ngirihet si mburoje Mali i Ivanit,si ombrelle e lugines te begate te devolliane,atje shtrihet si nje tren gjarperosh,me shtepite e bardha, me gur te skalitura, PROGRI nje qyteze e hershme me progaret e lashte ne histori e te rinj ne dituri….
Do te kisha deshire te shkruaja me shume sot,por le ta leme per me pas,le te jene keto rreshta si nje prolog i nje libri te hapur e te arte per Progrin.

Ansambili artistik "PROGRI" Albania 1084

Ansambili artistik “PROGRI” Albania 1984

…Per se eshte i degjuar ky emer,…pyetje feminore per cdo kureshtar….?!

Le te marre pergjgje te shumta nga ndokush prograr qe ka jetuar e punuarr atje,…
…Per njerezit e ditur e punetore, atdhetare e patriote,inteligjnte,te qyteruar e te civilizuar,artista te mendimit famoz, ne gjitha fushat e artit dhe te shkences…

Do te permend vetem disa fakte :-ne Proger eshte hapur shkollat e pare shqipe,nder te parat ne vend ,pas asaj te Korces,-banda muzikore “Progeri”,ne vitet ’20 te shekullit te kaluar,me muzikante emigrante te erdhur nga amerika-teatri amator i fshatiti me nje repertor te pasur shoqata e pare e traktoristeve shqiptare…
-kengetaret e serenatave…dhe kitaristet e saj deshmoret e pare antifashiste ne Devoll festa rituale popllore rituale e karnavaleve,me e hershmja ne vend.. e te tjera e di qe do me thoni qe keni haruar plot evenimente,por me plotesoni ,me kenaqesi si dhe Ansambli artistik Progeri,nje tradite muzikore ne vazhdimesi…
Nuk kam ndernend te bej historik,le ta bejne vete progaret,por po hedh disa reshta mbresash modeste,…
Idea per ta ringritur dhe funksionuar ansamblin lindi nga pasioni e talenti muzikori vete progareve..
Vetem nje emer,do te permend ,nga deshira per te bere nje liste te gjate muzikantesh ,instrumentiste,kengetare e valltare te vjeter e te rinj,si pergjithesim i tyre mirenjohje e respekti per progaret e dashur e bujare,vellezerit e mij devollinj Thimi Muçura,nje traktorist veteran,por dhe nje talent artisti e muzikant,qe e kujtoj me dhimbje,per humbjen tragjike te dy djemve binjake si ylla,nga nje aksident automobilistik,ai u be shkendija,e nje flake te re muzikore…
Sa here qe takonim me shokun tim te jetes, agranom Agim Mulluxhiun,aty ne are, me traktor, duke leruar fushen e bukur e pjellore te Progerit,do te zbriste nga ai,e do t’ia linte traktoriin te shoqes,Lefkes,nje grua e nderuar dhe respektuar,nder te parat gra traktoriste ne Shqiperi, e do te na perqafonte me respekt….( ne konfidence,njiheshim me pare,pasi kishte koleg e mik,vjerin tim dhe gruan time traktoriste ne SMT e Bilishtit.)
Ashtu duke buzeqeqeshur shkembeni disa fjale dhe uleshim ne ugar,duke biseduar vec te tjerave ,per peshkimin hobi i tij,por edhe per artin per muziken….dhe here pas here nxirte nga ajo torba prej doku, veglen e tij muzikore te preferuar “mziçken”,fisarmoniken e gojes.
Interpretonte duke fryre ate me goje pjese e melodi te shumta muzikore,nje profesionist instrumentist i talentuar,qe po te ishte tani ,do te fitonte pa dyshim me te vogel, show-un , “America got talent“…
Ne pushimet e drekes pas lumit te Devollit,,do te nxirtte veglen tjeter muzikore “mandolinen” qe mbante edhe ate ne ate torben e bukes..e do t’ia theriste kenges, si nje tenor i vertete…kenge patriotike e serenata te krijuar dhe te improvizuar vete…
E ….me Thimin, ngrigtem grupin ,kompleksin e burave e te pleqeve te kengeve patrotike ku dhame disa shfaqje ne devoll e ne Korçe…..
Me pas,kete berthame muzikore e zgjeruam dhe e pasuruam ,duke ringritur Ansambilin, ne vitet “80….
Ne perberje te tij ishte Kori,komklesi i vajzave,grup i kenges dhe i valleve pollore,grupi i vajzave valltare te shkolles se mesme ,grupi i mandolinatave te shkolles se tetevjeçare ,e te tjera  dhe te gjitha pas punes se lodhshme ne are,me pasione me vulletarizem,qe eshte veshtire te konceptohet sot nga brezat e rinj…
Do te permendja e do te falenderoja drejtuesit e ansamblit Devollit, me diregjent muzikantin Andrea Ballin ,orkestren popullore te tij me instrumentistin Gani Mullamaken,e te tjere.
Nje ndihmese te pakursyer na afroi e u be,regjizori i ansmblit, aktori i mirenjohur i teatrit te Korçes, artisti i popullit Dhimitraq Orgocka.
Me vone e zgjeruam repertorin e ansamblit dhe shfaqjet e tij,me pjesmarjen e grupit folklorik te kengeve e valleve te Vranishtit,me artistin popullor te Devollit, te pavdekshmin Ali Kondi,per te cilin kam shkruar me pare,me grupin e kengetareve pollore te Cangonjit e te Rakickes…
Nje ndihmes te madhe, na dha kolektivi i mesuesve i shkolles se Progerit me drejtuesin e aposionuar,korçarin Ligor Karamelon…

Duke e perfunduar kete skicim te shkurter e modest ,u kerkoj ndjese, te gjithe atrye qe qe nuk i permenda emrat, qe jane te shumte, qe kontribuan ne ngritjen e ne funksionimin per disa vite, te ansamblit te Progerit,nje tradite muzikore e shpirtit artdashes pogerar qe mendoj ,se duhet mbajtur gjalle nga brezat e ardhshm…

Me mirenjohje e respekt vellazeror
Luan Kalana,SHBA

loading...

Komento!

loading...