Home / LAJME / PERSONALITETE / ANESTI T.KOXHAJ (PROFILI)
loading...
Anesti Koxhaj
Anesti Koxhaj

ANESTI T.KOXHAJ (PROFILI)

ANESTI T.KOXHAJ (PROFILI)

Anesti T.Koxhaj lindi më 22 tetor 1956 në fshatin Vidohovë të Devollit.

Anesti Koxhaj

Anesti Koxhaj

Në vitin 1976,mbaroi shkollën e mesme bujqësore në Miras po të Devollit.

Për arësye të njohura të kohës nuk iu dha mundësia e studimit në degën e letërsisë ku ai ishte i apasionuar..
Që në bangat e shkollës botoi atëhere poezi në Gazetën PËRPARA të Korçës.U angazhua tre vjet në rrethin letrar të asaj kohe në qytetin e Korçës.Në vitin 1979-1980 kreu shërbimin ushtarak në Elbasan.Që nga viti 1981 ai banoi në qytetin e Elbasanit ku u specializua dy vjet si teknolog kimist dhe punoi në uzinën ushtarake në Elbasan.Si në Korçë dhe në Elbasan,shkroi e botoi poezi,prozë,e publicistikë.
Ka fituar çmim të tretë kombëtar ,kur ishte ushtar me poemën EPOPE NË VIDOHOVË.(Kushtuar provokacioneve të gushtit 1949)Botoi poezi në gazetat e revistat e kohës si “SHKUMBINI”, “ZËRI I RINISË”, “NË SHËRBIM TË POPULLIT.” Që nga viti 1985 u përjashtua nga uzina ushtarake për arësye biografie dhe kjo nuk i dha mundësinë të botonte libër qoftë me poezi qoftë në prozë.Hobi i tij ka qënë Αrti në përgjithësi.I ka pëlqyer të pikturonte që në vitet shkollore.Nga kjo në vitin 1990 kur filluan liberalizimet e para doli si i pari fotograf privat në qytetin e Elbasanit ku më shumë iu përkushtua fotografisë artistike.Që nga prilli i vitit 1991 emigroi familjarisht në Greqi ku jeton akoma dhe sot.Në fillimet e emigrimit ka kryer punë të rëndomta si gjithë emigrantët e tjerë.Ndërsa që 1998 koha kur u dhanë lejet e para të qëndrimit në Greqi ai doli si piktor i pavarur me licensë të rregullt.Iu përkushtua më shumë artit të ikonografisë.
Nga Anesti ka shumë vepra të kësaj gjinie,si Shën Mërinë,Jezu Krishtin dhe shenjtorë të gdhendur në pllakë guri në shumë kisha e monastire të Greqisë…Në Greqi ka botuar cikle me poezi në gazetën shqiptare -Gazeta e Athinës.Në vjeshtën e këtij viti Anesti prezantohet para miqve të tij ,e lexuesve shiptarë me vëllimin e tij poetik të parë,si dhe një roman.
Po punon për një studim toponimistik dhe historik për fshatin e tij të lindjes Vidohovën.Si dhe një përmbledhje fotografish artistike nga punimet e tij në pikturë…si në gdhendjen e gurit,pirografi në dru,artit klasik dhe atij abstract.Aktualisht jeton në qytetin e Lamias në Greqinë qëndrore,ku ka dhe studion e tij të punës në artin e pikturës!

Devolli.net 01-04-2013

loading...

Komento!

loading...