Home / SOCIALE / AMANETET NUK I TRET DHEU
loading...

AMANETET NUK I TRET DHEU

AMANETE NUK I TRETET DHEU

Prelud për GJAKOVEN martire
në “LODRIMIN I MADH I VDEKJES”,

Neoroman dramë,libri epope i shkrimtarit Kristaq F.Shabani

..Që nga titulli,tërheqës e deri në mbarim së kënduari të faqeve të fundit të librit.duke iu kthyer herë pas herë,vezullon një dukurie e re cilësore,në gjininë letrare shqipe,mikse, e lëvruar me mjeshtëri artitike nga një penë e mprehtë e daltuar me pervojë krijuese, në formë e në përmbajtje.

Duke kaluar faqe pas faqe,mbushesh me një trinom ndjesish njerëzore e reale,përmes historise ,që glorifikon triumfin e kënaqësisë shprterore dhe krenarinë kombëtare.
Në këtë reliev letrar, përmes horizontesh vizuale e tabllove jetësore,derdhet në rreshta e librit,si një statuje bronxi,heroi shqiptar,epiko-lirik,një melodarmë historiko-shoqerore, si një këngë polifonike,që jehona e saj nuk ka mbarim as permes dallgeve të oqeanit dhe neper shpatat e majave të maleve.

Pa perifrazuar dhe teorizuar,përmenda në fillim,sintezën ,rezymene esseiste,të mendimeve të mija subjektive,per librin në fjalë,si një kurore fisnikerije lavdije për shkrimtarin , një panteon për lexuesin shqiptar dhe një monument i ri për studjuesin dhe kritikun letrar.
Parë në një kend veshtrim te ri, dua të permend thjesht, dy fjalë të thjeshta modeste,perqasje ndjesish,nga pozitat ndërthurrse:

….Lexuesi,Studjuesi dhe vetë Shkrimtari.
I parë si në një ekuacion algjebrik trinomi,ai thjeshtohet në një barazim real duke zbuluar të panjohurat,duke na hapur kapakun ,thjesht të rrenjeve enigmatike, në dukje, të fakteve jetësore histortike. ..
…… -Lexuesi ,i cili sot është tepër i ndjere dhe i kulifikuar në dhenijen e mendimeve të asaj që përtyp gjatë leximit,e thotë por me kurajo pa ndrojtje,se ai me te vertete “Lodron”, qe nga titulli, i cili eshte shumë sinjifikativ,në një oqean dallgesh brenda nje skrin televizori tredimisional.

Ai futet brenda në situatat,tablotë dramat,faktet,heronjte lirike ,të gërshetuar eposi ,historike.lirikja ,përmes dilemës jetësore dhe të një fantazije brilante krijuese tokësore,”Të rosh në paqe dhe ilrë, apo të vdesësh në rrobëri”…,siç është historia e një kombi të lashtë, nder të paret në botë si ky yni, qe ia kalon dhe trojaneve dhe vikingeve,..dhe as që ka të krahasur,ideali i shqiptarit në shekuj…
E në fund kombi,treva legjendare Gjakoves,djepi i Ilirise dhe i Dardanisë, del në breg, pa varkën e Noes ,përmes qendresës të pamëshirshme ndaj dallgëve e stuhive të padëgjuara historike,të gjallë,fitimtare.

…-Studjuesi e ka më të nderlikuar dhënin e mendimeve,larg klisheve rutinë e metodave klasike orientale të kritikes letrare,pasi njihet me fabulën e subjektit në retrospektive,zbulon metaforat artistike,përmes formës moderne të rjedhshmerisë si ujvarat,të paraqitjes të subjektit, të neogjinisë letare.
Kritiku e ndjen veten përmes mendimeve te hulumtimit,të flas apo të evidentoj,pasi duhen të hyjë në odat e risive,te zbulojë thesarin e fshehur nga autori,në lojën me batutat,,dialoget,situata dhe personazhet,potrete te shumta reale e deri tek figura monumentale e ish Presidentit te USA,Bill Clintonit të derdhur në përmendore,si pjesatar i luftes heroike clirimtare ,qe i thane STOP reprezaljeve serbe per pushtimin e KOSOVES.

“Kronikanët ” ,personazhet e librit,qe nga Luljeta deri reale me emra te vertete, të portretizuar me dinamiken e tyre progresive,te cilit janë personazhet e gjallë, jane një popull i tërë qe levis ne nje qendrese heroike, mbjeton e lufton per paqe dhe liri të adhurueshme.
Për studjuesin qe do të thote me mjeshtri artistike ,fjalën e tij per librin e artë,duhet të futet thellë në këtë oqean të zbulojë margaritarët metaforike brenda molusqeve, të një populli me baladë homerike.
Ai ka më të veshtir t’i parashtrojë evinimentet,dukurite e reja letare-artitike,se sa ti thotë hapur ato para lexuesve. Studjuesi duhet ta shthurë disa herë lemshin e madh ,pastaj te hyjë në deatje per të zgjidhur nyjen e perit,e të na japë detaje jetësore,ashtu si pershkruehen artistikisht në libër të mbarsur njera me tjetrën gjuha letrare me atë popullore me idioma e frazelogji nga me te bukura te skalitura , të te folmes te trevës gjakovare.

Autori i librit si nje artist me pervoje i te shkruarit,duke bërë kapërdimje si një akrobat,në përzgjedhjen e mendimeve pa fund,të shrydhura në një kullonjese letrare, rezyme pa mbarim qe nga hyrja deri tek epilogu historik i librit,refen si nje përralle te gjallë para brezave te rinj,të cilët jane të etur të mesojne për trimeritë e qendresen e prinderve te tyre,që ato rezatojnë të ardhmen e ndritur qe agon në horizont.
-SHkrimtari ,autori në fjalë,i cili ka shtruar përpara nesh në sofër gostie këtë gatim në faqet e librit :-mezerash,antipasta,dhe ëmbëlsirash të pa para e sevirura ndonjhere,te gatuara nga mastër shefash në guzhinat me moderne te botes te shoqeruar me ate pijen karakterisike tashme të nohur e të preferuar tradicionale,me çajin e bujarise e të mikpritje e besnikerisë shqiptare.

Mjeshtri do të na kenaqe(lexuesit) jo vetëm shijet tona,jo thejsht me informacionin historik te deshmive e te fakteve kronikalë,qe disa here ia kalon dhe historise klasike,permes ndërthurjes dhe rinovimit të ngjarje reale, të shnduar përjetesisht në ato letare .Autori eshte ne kerkim për të vendosur buqeta lulesh të fresketa në altarin e lirisë.
Ai na afron një thesar të pasur shpirtëror,me vlera të çmuara e të papërseritura,të Gjakovës e të gjakovareve,duke i ngritur ata me meritë dhe krenari ne peidesatlin e obeliskut te Historise mbarekombetare Shqiptare.
…Për ti paraqitur sa më reale këto që shkruajta po citoj disa reshta nga libri:

Peisazh “Proteze” fq.107,
Shpalosja e dramës..
..Kronikania e katërt …fq.110,
“C’kriminiadë!

Një nuseje me një emër të bukur simbolik,Bukuri,i këputën gishtim per të marrë unazën…Agonia e pushtoi bukurinë.Një metodë sërbe e kahershme…Një etje për të grabitur arin…
….Ritregon “Z”-ja

“Hipja nëpër autobuzë për t’u largua në Shqipëri ne tokën amtare,ishte planifikuar mirë.Poshtërimi ariti kulmin:Largim me çdo kusht…Por asnjeri nuk donte të hipte në ata autobuza të vjeter araka-tine..Toka,sikur mbantene gjoksin e saj,për t’i shpërthyer dikur ,refrenet e përseritura,raprezalje hanibalesh…rrahje, goditeje,hakërim thikash për të therrur fëmijët……(marrë nga fq.110)
Po e ndërpres leximin nga fragmentet e librit,me rëfimet makabre ,tragjike e tronditese,me zell per të dëshmuar nga afër me faqet e librit.Le ta lemë lexuesin të qetë të shuajë kureshtjen duke uruar autorin ,shpirt grishurin….
-Të lumtë pena i nderuari z.Shabani,për përshkrimin realist të këtyre tabllove rënqethëse….dhe tepër realiste….
…-Të Mbijetuarit…pas Librit…

….Pata fatin e mirë këtu në Amerike,të noh nga afër e te kemi miqesi , me Të Mbijetuarit gjakovare,pa dallim si me vellëzerit taëe devollinj,ashtu sic m’i kish përshkruar portretin dhe traditat e tyre, i ndjeri im atë,i cili kish qenë aty në Gjakovë dy herë gjatë luftës parizane për çlirimin e Kosoves dhe heren e fundit që nga kufiri i Tropojës sodiste Gjakoven e përmalluar, e i digjej zemra pse ajo lufte iku kot,vetem clirimtare nga fashizmi e jo nga bisha tjetër sërbe neonaziste.
I kam dëgjuar me veshët e mij këto fakte të hidhura historike,nga goja e tyre,nga deshimitare okularë nga “kronikanet e vërtete” gjakovarë, analogë me librin,nga familja e Ismet Grezdes dhe te Dr.Bexhet Canhases,nga vetë vajza e doktorit,Enkelena…si të ishte Luljeta apo Bukuria e librit.

Ajo na i ka përshkruar me detaje disa herë me lot në sy, këto skena ogurzeza,të poshtruara nga sëbet bisha kriminele dhe nuk i shkulen nga kujtesa e saj, megjithëse kaluan vite të shkuara dhe tashmë ajo është berë nënë me femijë .I ka hedhur në leter për t’i botuar.Unë e kam inkurajuar dhe i kam dhëne fjalën për ta ndihmuar për t’i bërë libër.
…-Amanetin nuk e tret dheu….
-Libri, për vlerat e pakrahasuara,perpos të tjerash,është një testament dhe një amanet i gjallë për gjenaratat e ardhshme për liri e paqe dhe mëvetësi kombëtare.

“Lodrimi i madh i vdekjes” i shkrimtarit universal z.Shabani ,lundron në lumenj gjaku,e që andej ne ndjejmë thellë në zemër e dëgjojme si të gjallë,zërat e heronjëve,dëshmoreve,martireve të lirisë,trimave legjendare,viktimave të pafajshme,gra e femijë,qe u vranë,u therën dhe u varosen të gjallë nga falanga shfarosëse serbe-sllavo,me një qendresë e pashembult per te mos u gjunjezuar para pushtuesit mizor,nje memorie krenarie e perjetesie.

Janë Nënat sokolesha gjakovare,të cilat mbetën jetime,pa burrat e djemte,femijet e niperit e mbesat,që ju mbyll oxhaku,fise të tera të zhuritura,qe na kanë lene uratën,që lexohen si permendore në liber,ku zëri i tyre troket e do të dëgjohet si këmbanë pa pushim në ndërgjegjen kombëtare për të mos u diskriminuar e asimiluar,dhe historia të mos përseritet. :
-Kemi lindur në trojanet tona të lashta e do të vdesim të lirë,në Gjakovën shqiptare,liridashëse dhe paqësore !
Duke i mbyllur shkurt e me modesti këto rreshta, ndjesitë i mija,për këtë “New”,Libër cilësor ,për nga pesha e vlerave të gjithaneshme,historiko -letrare, një sinfoni e re, Prejlud per Gjakoven martire dhe trimat dhe heronjtë e saj legjendare,uroj dhe përgëzoj autorin:

-“I’u bëftë pena flori eposi pegasian shqiptar z.Kristaq F.Shabani,pishtari letërsise të sotme të rinovuar mbarëkombetare,mjeshtri i të shkruarit,që me brumin shqiptar dhe me majanë letrare që gatuan,të lëvrojë më tej në avlemendet tij,libra edhe më të bukur e me vlerë, si ky që kemi në dorë,qe të mbushim hambarin e thesarit kulturor letrar shqiptar me vepra dinjitoze!”.
Mirënjohje,nderim respekte dhe krenari, në përjtesi popullit vëlla gjakovar dhe trimave, heronjve të saj liridashës.
Nderime,Mirenjoje,Respekt dhe Krenari Kombëtare.

Luan Kalana,
Florida, SHBA

loading...

Komento!

loading...