Home / KULTURA / Agranomët ,ajka e mençurisë tokesore
loading...

Agranomët ,ajka e mençurisë tokesore

Agranomët, ajka e mençurisë tokësore…
Skicë

“pema e dashurise tokësore , dhuron frutat më të ëmbla të jetës…”
autori

Prolog jete…
Njeriu ,kjo qenie enigmatike ,pjellë e Tokës
Njerëzit ,kafshët e bimët pjesë e trinomit ,kushtëzojnë ekuacionit të jetës mbi tokë,me ushqyesit e tyre, ajrin dhe ujin.
Gjallesat,njerëzit kafshët e bimët jane pjellë e tokës.
Ato janë në harmoni ,si partiture notash , simfonin e jetës,në njerin nga planetet e universit tonë, që gjer më sot,nuk njohim të tjerë ,lulezon Jeta ,në Tokë,…Earth….

Toka ka lindur bashkë me gjallësat ,si gjithësija ka dhe ajo jetë.
Ka dhe ajo të zotin e perënditë e saj.

BIMET,një nga fëmijët e natyrës mëmë, këto gjallesa pa shpirt,por qe kanë lindje dhe vdekje,ngjasojnë me si motrat e tyre,kanë dhe ato hyjnite e princat tyre.
Nuk po hyj në kapitullin e teorizimeve,te burimit të energjisë së tyre,…si qëndrojnë ato në këmbë ,e të tjera,…?!
As ne evolucionin mistik, që nga algat njëqelizore e deri tek druri gjigand Baobabi…
Nuk kemi ndërmend të polemizoj as me Darvini e as me Miçurinin e deri me sot me shkencëtarët mikrobiologë,natyralistët dhe ekologjistët e të tjere,se nuk i përkas asaj shkence …
Natyra Mëmë,perënedsha e të gjitha krijesave ne planet,,i mban ato gjalle,ajo eshte nëna e tyre.
Kafshët një nga elemente e trinomit,janë faktor ekuvalent i ekuacioni jetë…..As risin ato pjellorinë e tokës,as bëjnë bletët fekondimin e luleve të bimeve, pa dshur duke mbledhur nektarin e të tjera si keto…
Njeriu ,ky Zeusi tokësor i bimëve,jeton në harmoni të plotë në mjedis me to , jep e merr, bashkë me natyrën ,behet poromotro,prindër i kafshëve dhe i bimëve,për kujdesin dytësor e mirëritjen e tyre.
Agranomët, mjekët më humanistë të bimëve me paciente qe nuk kane gojë siç janë bimët e drurët,..si meren vesh midis tyre, kur jane te semure apo……
M’u desh të shkruaj rreshtat e mësipërme si prejlud i profesionit dhe i specialitetit të nderuar e fisnik të Agranomit ,me një potencial akumulimi të dijes e të përvojës se mençurisë jetësore për Tokën dhe Bimësine,florën e faunën..
Agranomët të dalë ,të ngjisur e të ritur me baltën e tokës,si bijtë besnikë të saj.
Pyeste një ditë nje femijë kureshtar prindërit e tij,që se kush e bënte ,e prodhonte “Bukën”,konceptin në pergjithësi të ushqimit të njeriut ,..
-.Bimët..-ishte përgjigja expres që mori,..por ai e vazhdoi kërshërinë me pyetjet pa mbarim..
-Toka dhe ….njerësit ,i prodhojnë…..
-Agranomët ,..nje emër i ri i fjalorit të fëmijes….ata janë jo vetëm Mjekët e bimëve,por punojnë si bletët për to ,për t’i shtuar e kujdesen për shëndetin e profilaksinë e tyre….
Agranomët këta mjeshtra bujq të specializuar e eruditë,zanatin e tyre e kanë ngritur në shkencë,me pasion e profesionalizëm,kane krijuar hibride bimesh, drurë e fruta te reja,ka ritur pjellorinë e tyre,kanë bëre me ushqyese vlerat shëndetësore për njeriun,nëpëmjet prodhimtarisë cilësore së frutave e perimeve e të tjera te panumurta….
Paradoksale dhe krenari jetësore…
Agranomët,qysh në zgjedhjen e dëshirat për profesionin e jetës në fëmini ,e deri në të drejtat e studimit ,dhe më tej, në mbarimin dhe ushtrimin e profesinit, jane ndjerë në te gjitha kohët disi inferiore,padashur që t’i preknim, nga një pjese zyrtare dhe intelektuale e shoqërise.
Një parantesë, kur isha mësues shpesh i pyesnin studentet nxënesit apo dhe hartime…
-Cfarë do të bëhesh kur të ritesh?….
Në përgjigjet që mernim me shkrim,për fat të keq ,të paktën mua më ka rastisur,që asnjë nuk përmendet profesionin e agranomit,nuk më vinte mirë,do të desha që ndonjeri ta zgjidhte per efekt te “propagandes idelogjike të sistemit” qe e rekomandonte gjoja si profesion i ” nderuar”.,por kjo idelogji boshe si flluske sapuni ,mirte përgjigje goditëse nga të miturit.
Në prakrtikë në jetë e në shoqëri ndodhte e kundërta,….Bursat,të drejtat e studimit,që mbeteshin dhe pa konkurse si te thuash të dorës së dytë e që s’i preferonte njeri qenë degët e agranomise dhe ushtarake ,…ato mbeteshin…
Nxenesit e studentet që nuk kishin priviligjet e sistemit,apo dhe me ndonjë kleçkë në boiografi,pa i hyre ne pjese atyre qe privoheshin si dje dhe sot , ,mbeteshin të”zgjidhnin”,të merrnin ato degë,shkolla te mesme e të larta te agronomisë…..
Edhe më tej,..se ku do shkonin të punonin agranomët ?!…jo në zyra të kullarisur,e as për karierë,e të tjera,…por në katund ,në fshat në fermë ,me çizma në baltë…
Sa bukur e ka pershkruar kolegu yne Ruzhdi Pulaha, ne skenar dhe loja aktoriale e artisteve si Pandi Raidhi në filmin “Zonja nga qyteti,” figurën e agranomit ,Tirkën, po t’ju kujtohet….
Pardoksi thellohet e nga sistemi buroktatik zyrtar qe i shikon agranomët ,keta inteltuale të mençur,si bijtë e njerkës,të dorës se dytë,ndersa shoqeria i do e i respektone,i kemi per zemër , në krye të bashtit….
E vërteta ,jeta e ka provuar,është e kundërta e kësaj mendesije paradoksale.
Ata që marrin e mbarojne keto degë, studimi e profesioni, kanë qenë e janë studentët e nxënësit më të ditur e më të urtë,me të shkelyer në mesime,të cilët ketë rrugë të dijes e thellojnë në shkollë e në profesion në jetë.
Me ka rastisur në jetë duke punuar mësues nëper fshatra, që të bej e të kem shoqëri e miqësi te ngushtë me agranomët,me mbresat te pashlyeshme dhe kujtimet më të gjalla nga më të shumta të jetës time dhe e them me plot gojë jo per kopliment,..
Agranomët kanë qenë e janë ajka e menëurise e intelektuale në shoqeri e në jetë,pasi ata jenë njerës të medhenj e më thjeshtë nga natyra e nga zanati ,pa salltanete,larg mendisve e praktika burakratike ,janë njerës qe rrallë i bëjne nënat,ata që duan e dashurojne bimësinë me shumë se kushdo,ata që na dhurojnë frutat e lulet me të bukura të jetës.. . Agranomët në fshat e në ferma janë pishtarë edhe të diturise të emacipimit të kulturës e të qyterimit, kanë qenë e janë njerës me talent artisti …

Le të jenë keto reshta modeste si një prejlud nderi i mençurisë dhe i devotshmerisë se tyre.

Mirënjohje,respekte e krenari per Agranomët, për ata që i kam njohur e për të tjerët që do të vijnë ,këta bij të denjë të Tokës.

Luan Kalana, SHBA

loading...

Komento!

loading...