Home / LAJME / PERSONALITETE / Agim Isaku (Profil)
loading...

Agim Isaku (Profil)

Agim Isaku (Biografia)

Agim Isaku
Emri Agim
Mbiemri Isaku
Lindur më 1955
Lindur në Korçë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni shkrimtare

 

Agim Isaku lindi në vitin 1955 në Korçë, Shqipëri, është shkrimtar shqiptar.

Pas përfundimit të Universitetit të Tiranës, dega filologji, ai punoi për një periudhë të gjatë si mësues në rrethin e Lezhës për shkak të marrëdhënieve të keqia me regjimin komunist. Në vitin 1989 filloi punën si skenarist në televizionin e Tiranës. Është ndër aktivistët themelues të Partisë Demokratike dhe të institucioneve të para antikomuniste në vend, siç është Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Më pas punon si nëndrejtor i radiotelevizionit Shqiptar, ndërsa nga viti 1992 deri më 1998 punoi në Fondacionin Soros në Tiranë si program oficer, drejtor programesh dhe bashkëdrejtor. Në vitin 1998 emërohet Ambasador i Shqipërisë në Spanjë. Jep dorëheqjen në 2000 dhe kthehet si këshilltar politik i presidentit Meidani. Më pas punon si këshilltar politik, diplomatik si dhe drejtor kabineti i kryeministrave Majko dhe Nano.

Është autor i shumë librave me poezi, tregime e novela si dhe romane. Ndër ta mund të përmendim: Pesëdhjetë poezi, Mos kujtoni se jam një vizitor i vonë, Mosha, Gurët (poezi), I shtati, Kështjella dimërore, Dy kronika për të njejtën vrasje (tregime e novela), Hija, Dasmë në fund të shkurtit, Shkopi (roman) etj. Pjesë nga vepra e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si anglisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, greqisht etj. Është i njohur si polemist dhe analist brenda dhe jashtë vendit.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...