Home / BOTIME / Agim Bacelli..Paraja dhe xhelozia
loading...

Agim Bacelli..Paraja dhe xhelozia

PARAJA dhe xhelozia

Sot bota vuan shumë nga mungesa e edukatës morale pasi ajo nuk është fitimprurëse siç mund të jetë edukata intelektuale. Për mendimin tim, dy gjëra u krijuan për ta prishur botën. E para, u krijua haseti (xhelozia) që në kohën e dy vëllezërve të parë; të Abelit dhe Kahinit, kur Kahini vrau Abelin pasi i dukej se babai i tyre (Ademi) e deshte më shumë Abelin.

Dhe e dyta, paraja. Paraja është burimi i të gjithë konflikteve njerëzore toksore. Paraja krijoi klasat, klasat krijuan shtetin dhe shteti u krijua për të ruajtur paranë (të pasurit). Bashkë me paranë u forcuanë gënjeshtra, mashtrimi, hipokrizia, krimi, etj.
Shteti i parë në botë njihet në Athinë dhe shtetari i parë ishte Tezeu.

Tezeu ndau gjithë popullin pamvarsisht nga gjinia, nga fratria ose fisi, në tre klasa; në Eupatrisë=Fisnikë, në Geomorë=bujq, në Demiurgë=zejtarë. Vetëm fisnikët (të pasurit) kishin të drejtën të mbanin detyra publike.

Pushteti i aristokracisë u forcua aq shumë deri në vitin 600 para erës së re sa u bë krejt i padurueshëm. Si mund të ruhej ky pushtet? Eureka e saj ishte dhe mbetet PARAJA. Mjetet kryesore për ti mbajtur shtypur popujt ishin dhe janë edhe sot paraja dhe fajdeja (kamata).
Mbarsja mendore e njeriut me xhelozinë dhe fitimin ka sjellë tërë të këqiat e botës. Aty hynë edhe përgojimi (sharja) apo thashethemet
(marre nga …Bota e Re )

Agim Bacelli
moderator Bota e Re

loading...

Komento!

loading...