Home / BOTIME / Agim Bacelli ..L.Kalana..Nje publicist me pervoje i talentuar i biografise devollite
loading...
Devoll, Albania Sprovë
Devoll, Albania Sprovë

Agim Bacelli ..L.Kalana..Nje publicist me pervoje i talentuar i biografise devollite

Libri “Devoll Albania , sprovë”, i Luan Kalanas

Agim Bacelli
recezent
Parathënia

,..Nje publicist me pervoje i talentuar i biografise devollite,..

Luanin e pata dëgjuar si emër pas rënies së Perdes së hekurt për letërsinë e artin shqiptar, kohë kur talenti i tij u shpalos cep më cep Devollit dhe gjithë trojeve shqiptare. Por, më shumë Luanin do ta njihja dhe simpatizoja kur ai erdhi tek Klubi i Shkrimtarëve Korçarë, “Bota e Re”. Pashë se u pëlqye shumë nga të gjithë anëtarët, kurse unë fillova ta ndiqja, siç i thonë fjalës, shkrim pas shkrimi dhe gërmë pas gërme.

Një penë e veçantë dhe e bukur që më shpalosi para syve dhe zemrës tërë natyrën dhe shpirtin e Devollit.
Me shkrimet e tij ai ka sjellë të plotë gjithë mjeshtrat e Devollit si, mjeshtrat e drurit, mjeshtrat mekanikë që i ngriti ne piedestal, se e meritojnë, megjithëse janë shumë të thjeshtë. Ka sjellë dhe vazhdon të sjellë pa pushim shërbëtorët e popullit devollit. Nëpërmjet penës së tij të gjallë unë po shoh Devollin e begate me zemrën e tij të artë.

Luani ka stilin e tij origjinal në krijimtari, si në prozë ashtu edhe në poezinë realiste epiko-lirike ,duke nderthurur prozen poetike me refimi popullor ,duke përdorur dialektin e gjallë e plot kolorit devollit dhe këtë e bën falas siç bëjnë tërë mjeshtrit e pavdekshëm popullorë.
Për mua pasuria dhe varfëria tek poetët dhe shkrimtarët, janë në proporcion të zhdrejtë matematik. Shkrimtarët dhe poetët e vërtetë, si Luani, do t’i ndaja nga ata shkrimtarë dhe poetë komercialë në bazë të varfërisë të tyre materiale dhe pasurisë së tyre shpirtërore.
Luani mban në dorë një penë të artë devollite dhe me të, si Arkimedi, lëviz tërë Devollin për të na i sjellë neve nëpër këto dritaret e vogla që quhen Ëindoës. Ai di të kapë me imagjinatë fantazinë e mjeshtërve devollinj dhe ta bëjë atë të pavdekëshme pasi “e mbjell” në hullitë e letërsisë shqiptare.
Shoh me shumë kënaqësi se pena e tij, gjatë “përplasjes” me penat e tjera, forcohet përherë e më shumë, ndërsa disa pena të tjera, (punuar keq), thyhen…Kjo tregon se ai është një zanatçi i përsosur, edhe më i përsosur se mjeshtrit, (zanatçinjtë e ndryshëm devollinj), që na i ka paraqitur në shkrimet e tij.

Luan Kalana na thotë “…kështu e kanë nisur jetën derisa u bënë dijetarë, që nga llozi i Arkimedit që desh të lëviste botën me atë levë druri, shpikjet e Da Vinçit, etj.” Ndërsa unë do të thoja për të se duke mbajtur në dorë një penë të artë devollite, ka lëvizur tërë Devollin dhe na i ka sjellë neve nëpër këto dritaret e vogla që quhen Windows.
Krijimet në prozë janë jane gati poetike e mbresëlënëse,eshte nje proze e re qe rralle e kemi lexuar,letrere dhe jetesore.. Veç mallit të mërgimtarit, kanë një ndjesi të thellë dashurie ndaj njeriut të thjeshtë, që për të është hero i vërtetë. Ai i thur himn, e ngre atë në piedestal, duke e përshkruar natyrshëm tokësor, e të mbinatyrshëm për ndjenjat e tij njerëzore. Këtë e gjej në rrëfimet “Inonishti”, “Arinjtë e fushës”, “Engjëjt e shpirtrave”, “Perëndeshat e bukurisë” e shumë të tjera.

Ai si nje Gogol i madh i diteve tona,nuk do ta ekzagjeroja, me pershkrimet e tij,na i sjell Devollin pare syve tona,nje panorame te re,nje sprove jeteshkrim i ri per vendlindjen e tij te shenjte e te shtrenjte, e te paperseritshme , reale e te besueshme per cdo lexues.
Metafora dhe fabula e prozes se tij eshte theshte,por me detaje te rralla e tereja per letrsine tone.Pershkrime, si nje pejsazh i nje piktori te talentuar me portetet te paperseritshme te njerezve te theshte,mes puneve te bujqesise , te blegtorise,zejtarise ,puneve shtepiake te grave ne “kerkim te arit te bardhe “,si mjeshtra artiste bujq e blegtore.

Aty shohim nje devolli te ri,te mencur,inteligjent trim dhe punetor te madh, ashtu sic thote poeti yne devolli ,i madhi Dritero Agolli ,si simbol i punes te shqtarit.Ai germon ,gjurmon me kujtesen e tij gjenialeqe eshte per t’u admiruar dhe me shenimet e viteve,duke evidentuar njerezit e thjeshte dhe punen e tyre vetmohuese te aposionuar e me sakrifica te medha dhe ne kushte te veshtira, duke na i dhene bujkun,stallieren,karocierin,shoferin,si heronjte e romaneve me emer e famoze .

Vec atyre ai ben dhe portretin e njerzve te shquar te devollit,nga nje kendveshtim i ri,me stilin e tij origjinal,duke na i dhene ata me madheshore ,e me tipare te reja realiste,sic shkruan per Dritero Agollin idhullin e simbolin e Devollit ,ne disa shkrime te vecanta e mes tyre,si “nje Homer i gjalle i diteve tona “,Devolli i Driteroit apo Driteroi i Devollit,qe jane me shume inters ne leximin e tyre per cdo kureshtar.
Keshtu do te pershruaje ai dhe poetet dhe shkrimtare te tjere deollnj,te kesaj treve pjellorie te muzes dhe talenteve letrare kombetare, si poetin dhe dramaturgun Skender Rusin,bashefshatari tij i mencur,kolegu i tij,mesuese letersise te dy ne nje shkolle,bashkeudhetare qe ne fllimet e talenteve te tyre,.Per te ai eshte personazhi kryesor i prashem ,keshtu do ta quajme pothuaj se ne te gjitha shkrimet e tij.
Me shkrime te vecanta do te beje portern dhe monografine te tjeshta per jete dhe krijmtarine e tyre e te poeteve te tjere te shquar devollinj,si per ,Dritero Agollin,Skender Rusin,Thani Naqo,Luan Xhuli,Fation Pajo,Merita Bajraktari,Fuat Memelin,Skender Kodra e shume te tjere.Nuk mund te lesh pa permendur dhe disa porterte te tjeshta per mesuesit e tij kolege te nderuar,mjeke,veterinere e intelektale te tjere si te paharurit Andrea Palloj,Niovit Bedullen,Burrin e Devollit ,artisten e Teatrit Kombetar,vishocaren Elida Topciu Janushi,futbollistin legjendar Trifon Bejlerin, ish nxenesin e tij ,shkencetari me i ri i Shqiperise,Prof.Leonard Barolli ne Japoni,e te tjere dhe me tej,
Ai simbolizon dhe personifikon duke i stolisur si me penel me njgjyra te shndritshme ,me penen e tij, figuren dhe portretin e nenave dhe grave shqiptare si perndesha ,shenjtore se te tila jane ,jo veten Nene Terzen, Bubulinen,Vace Zelen,Elida Topciu Janushi,ne pershkrime te reja,por dhe gjate shkrimeve te tjera si nene Ajrijen ,Zembakon, e te tjera gra e vajza ,bukesha ,traktoriste, infermijeret,mesuset,blegtoret ,amvisat ,vishocaret devollesha , mendje ndritura e duar arta, e te tjera.

Nuk eshte e rastit qe mesuesi i tij dhe poeti i madh Agim Shehu,me banim ne Zvicer,ne shenimin e tij te librit “Loti Alpin “do te shkruaje me respekt ” Luanit tim te shtrenjte, me nje bote te madhe dhe shpirt artisti ” artisti .

Ish pedagogu i tij,poeti i shquar korcar Prof .Vangjush Ziko,pas cdo leximi te krijimeve te tij ,do te bej komente e do ti vleresoje ato ,duke na kutuar,se Luani tani ne moshen e pjekurise letrare,po shfaq talentin e tij , te rinovuar , e me dinamizem e moshes djaloshare.
Duke qene adminstrator ne klubin Bota e Re,jam befasuar ,vec permbajtes te shkrimeve te tij,edhe nga komentet e rralla e vleresimet qe i bejne koleget tane me fjale te padegjuara letrare .Sic shkruan poeti Vullnet Mato,qe vetem nje mjeshter artist dhe me pervoje letrare mund te shkruaje kaq bukur.Poetja korcare Raimond Moisiu,do ta thote per shkrimet e tij ,nje publicist i jashtezaonshem dhe mbreselenes i padeguar ndonjehere.
Ndersa shkrimtari,perkthyesi dhe historiani Ligor Prifti,zgjon interesimin per shkrimet e Luanit ,pasi ai gjurmon,evidenton e ngre lart tarditat e pasura te Devollit,qe nuk i kemi lexuar ndonjhere.
Ndersa kolegu dha adshi i tij devolli,poeti dhe shkrimtari tashme i njohur ,L.Xhuli nga Athina do te shkruaje ne komentete e tij me simpati e krenari :

-Shkrimet publicistike me krijime letrare te Luan Kalanes, me frymezim, pasteri dhe pasuri te vecante laografike, injektojne nje tradite te thelle me kultivim puntorie. Njohes i fjales se urte dhe tradicionale, ky publicisht i pa lodhur, kerkon ne sepetin devollit fjale dhe shprehje, qe rralle do ti ndeshesh ne gojtarine e nje treve me kaq shume kulture dhe elemente qytetare si eshte ajo e Devollit,duke qene njehkohesisht,nje pene, avelmender i rralle i letersise sone me tardita kombetare
Mbledhes dhe seleksionues i mirefillte, njohes i mire i riteve dhe zakoneve, “mik” i bisedave dhe Kujtimet publicistike te Luan Kalanes, me frumezim, pasteri dhe pasuri te vecante laografike, injektojne nje tradite te thelle me kultivim puntorie. Njohes i fjales se urte dhe tradicionale, ky publicisht i pa lodhur, kerkon ne sepetin devollit fjale dhe shprehje, qe rralle do ti ndeshesh ne gojtarine e nje treve me kaq shume kulture dhe elemente qytetare si eshte ajo e Devollit.

Kujtimet publicistike te Luan Kalanes, me frumezim, pasteri dhe pasuri te vecante laografike, injektojne nje tradite te thelle me kultivim puntorie. Njohes i fjales se urte dhe tradicionale, ky publicisht i pa lodhur, kerkon ne sepetin devollit fjale dhe shprehje, qe rralle do ti ndeshesh ne gojtarine e nje treve me kaq shume kulture dhe elemente qytetare si eshte ajo e Devollit
Por me interes,jane komente e vleresimet e lexuasve te thjeshte e te shumte te shkrimeve te tij ,te cilat edhe i kam ndjekur .Ata jene intelektale,kolege te tij,mesuese dhe ish nxenesit e studente e tij,qe pervec mallit dhe respektin e madh qe shprehin per te,jo vetem si mesuesin e tyre por si nje njeri te madh human e me shpirt te madh njerezor.

” Ju Profesor,keshtu e therrasin,me keto shkrime,pervec qe na ngjallni kujtime e mbresa te viteve te shkuara,na emocononi ,me lot ne sy po i shkruaj keto rreshta,pasi po e shoh veten time si ne enderr e ju na shetisnin ,atje ku eshte shpirti im ,prinderit e mij,shtepia ime,vitet perrallore e te paperseritshme te adoleshences,mes flladit te lendinave me trifil te Devollit,…” -do te komentont nje ish nxenesi i tij .E shume te tjera si keto,qe me kane lene mbresa ashtu si ato frazat e tij ne prozen poetike,ashtu sic mbaj mend frazat pikante te autoreve te letersise klasike.
Keto vleresime do te perforconte dhe shkrimtari amerikan,James Ww. Pandeli,me banim ne SHBA,me origjine shqiptare nga fshati Tren i Devollit,me te cilin ai bashkebisedon shpesh,duke thene se “devollinjte jane nje muze i gjalle kulture ne bote ”
Nuk eshte rastesi,qe gazetarja amerikane Nancy Kerr,pasi e ka nohur ne bilotekat amerikane,do ta publikoje e do ta prezantoje,Luan Kalanen, si nje pulicist shqiptaro-amerikan me talent,nje emer i ri i letrave ne shtypin e perendimit.
Ai persoifikon ,devollinjte e thjeshte,per te ciln eshte i perkushtar, ne heronj populre e thua ,ku paskan qene kaq shume e me pare keta,i ngre lat ne pedestal,por me kembe ne toke ,mes baltes devollite.

Me këto krijime ai na hap një dritare të re, na bën një zbulim të ri për luginën e Devollit dhe për devollinjtë me një stil original, tepër realist, nga një këndvështrim mes njerëzve të thjeshtë.
Proza e Luanit ka detaje e risi te reja, fabula e metafora të papërsëritshme, ajo është e gjitha një prozë poetike ku përshkrimet rrjedhin si lumë dhe lexohen me një frymë e s’te leshojne derisa t’i mbarosh,…pr nu mjaftohesh me kaq,eshte ndjenja e rrikthmit per t’i leluar serish me nje kenaqesi te vecante ndjesore.

Është një tipar dallues në shkrimet e tij, si një intelektual i formuar me një këndvështrim bashkëkohor, larg ndikimeve e politizimeve, jo se është i distancuar nga njerëzit e nga idetë partiake te tyre, përkundrazi është në mendjet dhe në zemrën e tyre. Janë tepër emocionale, sa s’ka shkrim që të mos mbushesh me duf apo të nxjerrësh lot, aq të ndjeshëm e jetësorë janë njerëzit dhe situatat që përshkruan.
Me krijimtarine tij,ai padashur sic thote Gete,nepermjet portretizimit te “heronjve ” te tij,sic pohon vete, duke qene mes tyre,botes se madhe shpriterore,duke jetuar e punuar e biseduar me ta ,pa dashur te shkruaje per vete pasi eshte teper modest,si njeri i rralle dhe si krijues,na ka dhene autoportretin tij dhe autoktinine e gjeografine e vendlidjes se tij,per ti ‘bere shkrimet me reale e te besueshme per lexuesit thjeshte .
Gjuha e shkrimeve eshte e thjeshte popullore,gjuha e paster, letrare kombetare shqipe por ndonjehere i meshon kasitle ndonje fjale apo shrehje frazeologjike dialektore,qe jane me shume vlera letrare,per te tipizuar devollin dhe devollinjte,qe nuk e ndeshim dhe nuk e bejne kete autoret e tjere devollinj.

Ai eshte nje njohes i thelle i gjuhes letrare shqipe ,jo se ka qene mesues i guhes shipe dhe i letersise ne shkollat Pogradecit e ne Devoll per tridhjet vjet,por se ka qene dhe eshte dhe nje studjues i mirefillte e konkret i saj,larg teorizimeve, .Keto ai pasqyron dhe ne studimet e tij sic eshte ai per, Toponimine dhe toponmet e Devollit,Gjuha shqipe dhe dialekti Devollit ,…e te tjera.
Ne qofte se me lejohet ,ne kofdence,do te shprehesha realisht,se Luani eshte nje nga njerezit e rralla e te dashur te persosr,me nje kulture te madhe dhe edukate fisnike, qe e kam degjuar ne jete,kete e pasqyrojne shkrimet e tij por dhe fytyra e tij gjithnje e qeshur e tere humor dhe optimizem e megithese eshte i semure e vuan ka vite nga zemra .
Me shkrimet e tij jo vetëm në “Bota e Re”, por në tërësi në letërsinë shqiptare, ai paraqitet me një stil origjinal, duke sjellë risi në përmbajtje e në formë, me nivel artistik, me taban të shëndoshë popullor, tepër kombëtar dhe i përkushtuar.
Kete mendim kishte pak a shume dhe me konsiderate, redaktori Kosta Nake,kur bisedova me te per librin e Luanit,i cili kish bere nje pune me pergjegjesi e profesionale, ne Bilisht, si per librin e tij.

Duke perfunduar ,ftoj lexuesit, jo vetem ata te aposionuar dhe kureshtare,por edhe per ate qe e merr ne dore kete liber,per t’u shlodhur me keto shkrime,per te plotesuar ate boshllekun shpirteror te jetes monotane e rutine te peditshme mes halleve e veshtiresve te jetes qe na rrethon,me kenaqesi shpterore, me nje fryme te re jetedhenese,jo vetem devollinjte qe do ta quajne librin e jetes se tyre,por dhe lexuesit shqptare kudo qe ndodhen ne bote, duke ndjere nje kenaqesi te re, krenarie dhe kombetare dhe optimizem per te ardhmen e ndritur te kombt tone te shenjte.

AGIM BACELLI
Shkrimtar,
administrator
“Bota e Re”, NEW YORK

loading...

Komento!

loading...