Home / OPINION / Abdurrahman Roza Haxhiu,legjenda e sportit shqiptarë
loading...

Abdurrahman Roza Haxhiu,legjenda e sportit shqiptarë

Abdurrahman Roza Haxhiu,legjenda e sportit shqiptarë

Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu,siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist.Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës, siç quhej në ato vite skuadra lushnjare, dhe më vonë shkëlqeu në ekipet Luftëtari, Partizani dhe Dinamo. Gjatë karrierës së tij sportive, Roza u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i sportit” dhe u bë i njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombetare, duke luajtur me ekipin e Partizanit, Dinamos dhe në ekipet tona përfaqësuese.Në vitin 1955 tërhiqet për përforcim nga Dinamo në ndeshjen me Dozhën e Budapestit.Pas ndeshjes futbollisti i madh hungarez Suza do të shprehej “-Ai ,Roza, është një futbollist i kalibrit Europian në vitin 1958.Në fitimin e medaljeve të argjenda nga Partizani në spartakiadën e ushtrive të vendeve socialiste në Lajpcig në vitin 1958, Roza dha një kontribut të rendësishëm.Vitet e fundit të jetës së tij ia kushtoi përsëri futbollit.

Ai punoi pa u lodhur si tranjer i ekipit të Traktorit të Lushnjës. Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në kategorinë e parë (superiore sot) në vitin 1960, pas 6 vitesh në kategorinë e dytë. Që nga ajo kohë deri në vitet ’90, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar.Por sëmundja e rëndë, më 19 maj të vitit 1964, do ta ndante nga jeta Roza Haxhiun në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vitet.Por rrugën e ndërprerë në mes të Rozës do ta vazhdonte, i biri Adnandi, i cili do të aktivizohej fillimisht me Shkëndijën dhe pas përfundimit të studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes për t’u aktivizuar me Lushnjën. Madje, Adnandi do të ulej edhe në krye që stolit të skuadrës lushnjare për pak kohë. Pas viteve ’90, Adnand Haxhiu do të emigronte drejt Gjermanisë, ku dhe aktualisht jeton. Por gjithnjë pa iu ndarë futbollit, Adnandi punon si mësues futbolli në ekipet e moshave të Schalke ’04.Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar. Emri i vërtetë i Roza Haxhiut është Abdurrahman. Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e

Abduharrmanit në Roza.“Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjes. Doktor Çabej që u kujdes pë’r të’, pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut.Po ndërkohë, mos mendoni se stadiumi i qytetit të Lushnjës ka qenë aty ku është sot. Fusha e futbollit, aty ku Lushnja u ngjit në kategorinë e pare, para viteve ’60 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm, gati në qendër të qytetit.Pas viteve ’60 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës.

Fillimisht ai e ka patur emrin Traktori, ashtu si emri i skuadrës. Pas viteve ’90, më saktë në vitin ’92, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, stadiumit të futbollit iu vu emri i “Roza Haxhiut”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar. Në kuadër të 30 vjetorit të vdekjes,21 Maj 1994 u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptar,Abdurrahman Roza Haxhiu.Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje dhe kryetari i Bashkisë Lushnje Z.Kujtim Haxhiu,në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut,nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A.Roza Haxhiu”.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë,këngëtarë e aktorë si:Vaçe Zela (këngëtare),Margarita Xhepa (aktore),Ilia Shyti (aktor),Hysni Zela (këngëtare),Kolec Kraja (futbollist),Robert Jashari (futbollist),Ismet Bellova (komentator sportiv),etj.Ndërkohë,në sallën e kinoteatrit “Vaçe Zela”, u zhvillua edhe një aktivitet zyrtar nga Bashkia Lushnje ku,folën miqë e shokë mbi jetën dhe veprimatarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Në maj të vitit 2007 është realizuar dhe dokumentari “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizionin Shqiptar TVSH i sponsorizuar nga Z.Altin Haxhiu kushtuar Abdurrahman Roza Haxhiu-t mbi jetën dhe veprimtarinë e futbollistit.

FOTO GALERI

loading...

Komento!

loading...