Home / OPINION / A beri mire Shteti Shqiptar qe rimori CEZ-in ?
loading...
Qemal Zyfi
Qemal Zyfi

A beri mire Shteti Shqiptar qe rimori CEZ-in ?

A beri mire Shteti Shqiptar qe rimori CEZ-in ?

Privatizimi i OSSH i bere nga qeveria Berisha synonte ne rritjen e kualitetit te sherbimit nga ana e pefituesit CEZ – shperndarje per popullin shqiptar.Me kete menyre privatizimi dhe sherbimi Sistemi Energjitik shqiptar shkonte si motrat etij ne Itali,Maqedoni,Turqi,Kosove,Bullgari e gjetke.

Kjo menyre sherbimi i ve detyre perfituesit nga privatizimi qe te beje investime brenda nje harku kohor ne menyre qe te zvogeloje humbjet ne rrjetin shperndares,duke bere fuqizimin e Gabinave elektrike ne tension te ulet,duke fuqizuar nenstacionet 35 kv,dhe 110 kv ne tension te mesem e te larte. Me fondet e veta duhet te beje rikonstruksionin dhe ndertime te reja te Linjave te tensionit te ulet dhe te mesm,te persose metoden e matjes per konsumatoret ne T. te ulet dhe te bizneseve ne T. te mesem,do te riste menyren e faturimit duke e bere sa me transparente ate.

Kjo kompani mori angazhim qe te zhvillonte teorine e Eficences duke e sjelle ne vemendjen dhe te ndertueseve,te ambietalisteve menyrat me te reja te kursimit te energjise.Mori persiper qe tju krijoje kushte per thithjen e energjise qe do prodhonin HEC-et e Reja qe po ndertoheshin nga dhenia e Koncesioneve . Gjithe aktiviteti i saj do mbeshtetej ne Legjislacionin Shqipar mbi kompanite Joinventure,dhe duke iu permbajtur kontrates per kompanite e licensuara. Duhet theksuar qe ne fillim se Opozita e kohes ishte kunder ketij privatizimi,ne menyre te vecante edhe nga shume specialiste te fushes se energjitikes,lidhur me vleren e ulet qe perfituesi i pagoi shtetit Shqiptar,por edhe me dhenien te ketij sherbimi pasi ky sherbim sjell kolaps ne ekonomi duke qene i vetem ne kete fushe dhe krijon Monopol duke perjashtuar konkurencen. Kundershti te madhe pati dhe me marjen ne pronesi te nenstacioneve 110 kv nga CEZ kur ky i fundit nuk e kish ne dispozicion stafin specialist per mirefunksionimin e tyre si dhe duke futur ne harten e pronesise se vet me mijra e mijra m² toke e ndodhur ne brendesi te qyteteve tona. Menyra e punes si e ndertoi kjo kompani punen qe ne hapat e pare treguan se ajo kish problem te medha.

Investimet beheshin me ritme shume te ulta. Tendera abuzive,duke favorizuar klientiste te pelqyer nga politika,vendosje te pagave te veta shume te larta,ritje e shpenzimeve me qellim per te krijuar shpenzime fiktive,marje me qera te larta te ambienteve te punes. Koha e riparimit te avarive dhe difekteve ne rjet shume e madhe,duke mos respektuar kushtet e kontrates,duke sjelle dhe probleme sociale. Praktika koruptive nga stafi drejtues per dhenien e Lejeve te reja per pika lidhje ne T ulet,T mesem. Nuk mundi te realizoje nje nga prioritetet kryesore ate te vjedhjeve ne rrjet,te zvogelimit te humbjeve ne kufijte e pranuar ne kontrate,si dhe te faturimit koruptiv. Eshte e rendesishme te theksohet se kur kjo Kompani tentoi te permbushe objektivat e veta ,por qe per momentin binin ndesh me interestat e parise ne pushtet,u sabotua u pengua ne punen e saj.Njerzit e saj u ndaluan ne komisariate kur ata tentuan ti prisnin energjine konsumatoreve shtetrore debitore .Kjo tregoi papergjegjshmeri te Administrates tone publike ne respektimin e detyrimeve te ndersjellta. Dhe rezultati nuk kish si te ishte tjeter,vec nje ndarje KONFLIKTUALE te paleve.

Tani parashtroj opinionet individuale te mijat per RIMARJEN e CEZ it, Menyra si trajtoi Qeveria Shqiptare konfliktin me kompanine private CEZ,dhe me Shtetin CEK ishte e menduar mire. Perfshirja e Organizmave Nderkombetare te Energjise ishte shprehje e nje pjekurie juridike ne trajtimin me kopetence te problemit. Ne perfundimin e llogaritjes se sakte te penaliteteve dhe pranimi I tyre nga ana e komisjonit tone,por pa lene menjane dhe ,detyrimet e perfituesit CEZ ishin rruga me e mire dhe seroze qe komisioni jone analizoi dhe pranoi. Riblerja e komponise me vlere prej 95 mil Euro,perfshi dhe penalitet eshte nje korigjim i nje shitje te gabuar me vlere shume te vogel.Tani shteti yne mer ne pronesi te tij nje pasuri qe ja kish dhuruar Cekeve me nje vlere qesharake. Kjo rrimarje e Obligon shtetin tone ta organizoje ate si ndermarje shtetrore,ta fuqizoje duke mbajtur ne kete forme jo me pak se 2 deri ne tre vjet.Me pas duhet menduar per nje forme te re pa hequr dore nga menyra e sherbimit privat te ketij sherbimi. Nje reforme Administrative eshte e pa diskutushme,duke e pastruar nga elementi I pa afte dhe I koruptuar.

Nenshtrimi i nje kontrolli financiar,pershtatja ne kushtet e reja e formes se Egzekutivit,duke e bere sa me eficent menyren e realizimit te objeksionit te saj jane sfidat e kohes qe e presin kete ndermarje te RE. Problemet qe mbart ky Aktivitet do te dalin me radhe ne kohe,prandaj duhet vendosur Drejtues me mendesi te Reja,te afte profesionalis ht,te gatshem per ti zgjidhur ato ne kohe te shpejte duke u bere promotore per nje furnizim korekt me energji te popullates.

Koha do tregoje se ky veprim i Qeverise Shqiptare ishte me i miri i mundshem ne kushtet e krijuara.

Ing Qemal Zyfi Specialist te fushen e transmetimit te Energjise elektrike.

Qemal Zyfi

loading...

Komento!

loading...