Home / POEZI / 5 VETA ME NJË LAPTOP
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

5 VETA ME NJË LAPTOP

5 VETA ME NJË LAPTOP

Me një laptop, jemi 5 veta
sherr o sherr,na u nxi jeta
shtyhemi, kush del m’ i zoti
si rradh’e qumështit ,qëmoti

unë plaku,në fb-uk, kur ulem
me traktor,të më heqin,s’shkulem
djali i madh,më vjen:-Të lutem…
pes’ minuta, baba ,do futem

hyn i madhi,po vjen e tjetri
ësht’ zevzeg,kërcen si ketri
si piperkë,hunda i skuqet
i lshoj vendin,ja di huqet

hyn i vogli,un’ më këmbë
inatin, e përtyp me dhëmbë
-Djalë,çke,sikur shtërngohesh
shko në banjë ,të çlirohesh
bëj një dush,se bën dhe vapë
të hyj pak unë, dhe, hajde prapë

e marr, sa ikën çamarroku
kur m’ vjen gruaja,qaf misroku
-Le të hyjn’ të gjith nga pak
s’të vjen turp,je burrë plak

të hyjm’ pak,dhe ne të dyja..
më erdhi inat,sa ta pështyja
desha flokët tja këpusja
por me ligje,ndërhyn nusja
si s’më futi,në vrim të miut
më tregon të drejtat,e njeriut

un’ me djemtë ,bëjmë namin
s’ lëshojm’ lehtë istikamin
gruaja me nusen,si guguçe
mezi presin,të hyjn’ hajduçe

me një lap-top,kriza na gjeti
çfar’ të bëj,dhe un’ i shkreti
marr zjarr ndizem, si fitili
duan, nga një,lap-top secili

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...