Home / POEZI / 4000 SHOKË,4000 HALLE
loading...

4000 SHOKË,4000 HALLE

4000 SHOKË,4000 HALLE

Ja dhe ne kete faqe te Devollit tone te dashur,u mblodhem me teper se 4000 devollinj..Nuk jane pak,por edhe sikur te jemi me teper,nuk eshte keq..Mblidhni sa me shume miq e shoke ne kete faqe,dhe nuk do zhgenjehet askush,nga larmishmeria e saj..Suksese e shendet,dhe ju pershendes me keto vargje,te nisura nga aty ku buron Devolli,nga Nikolica

4000 SHOKË,4000 HALLE

O fb-uk,o ku më shpurre…
4000… shokë,n’ ekran mi vure
4000 emra ,4000 murre
4000 gëzime,e kusure

rreshtuar emrat ,në ekran
shum’ ju dua,ju kam xhan
10-të ,u vleresoj me notë
ju kam, më të mir’, në botë

kur shtyp shkronjat,ju përshëndes
ku ësht’ darkë ,ku mëngjes
përshëndetja ,m’del prej xhanit
po s’di ç’bëhet, pas ekranit

dal në chat,dikush me ikën
mos valle, dritat ju fikën
mos fryj era,ju hap penxherja
mos në stofë,u dogj tenxherja

mos shkoi në kishë,për meshë
mos ka dasmë ,e s’di ç’te veshë
ku ta di ,dhe un’ i shkreti
sa më fsheh,ky interneti

mos ësht’ sëmurë, i dhemb veshi
mos e zurri,burri për leshi
-Ngreu i thotë-e i tregon orën
çfar’të hamë,na thave zorrën

një tjetri i shkruaj,ku je, ku rri
por, a e ka robi,në terezi
çfar’ halli ka,ku ta di unë
mos i vajti ,ora për punë

mos ka gripin,e ka kollë
mos harroi,nipin në shkollë
i thon: Ngreu! -Prit njëçikë
pret t’i thotë, fb-ku: -Ikë!

çfar’ ka mbrapa, në ekran
s’di kush qesh,e s’di kush qan
kush rrënkon, e kush lot valle
4000 shokë,4000 halle
Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...